Zgjedhin të kalojnë pushimet verore për qetesinë e çmimet e favorshme

Pushues të ardhur kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe nga shtete të ndryshme europiane zgjedhin plazhin e Durrësit për pushime disa ditore. Plazhistët nga trevat shqipfolëse shprehen se po kalojnë pushime të qeta dhe të lira.

Ata thonë se çdo vit pushimet i planifikojnë t’i kalojnë pranë bregdetit të Durrësit, ndërsa çmimet përfshirë dhe akomodimin në hotel apo shtëpi private mbeten të përballueshme për buxhetin e tyre.

Operatorët turistikë që operojnë në plazhin e Durrësit prej vitesh konkurrojnë vendet e Rajonit, me çmime më të ulëta, me qëllim thithjen e turistëve dhe kthimin e qytetit në destinacion edhe më të mirë për të kaluar pushimet verore.

Klan News