Pjesëmarrje mbi 94% në Texas, deri tani kanë votuar 1/3 e amerikanëve

Radhë të gjata në qendrat e votimit që qëndrojnë edhe natën hapur në Texas për të përballuar dyndjen e jashtëzakonshme të votuesve. Shteti jugor amerikan ka shënuar pjesëmarrjen më të madhe në votimin e hershëm për presidencialet, ku deri tani kanë votuar 94% e personave me të drejtë vote.

Texasi është shteti i dytë federal me numrin më të madh të votave kolegjiale pas Kalifornisë. Për shkak të parimit “Fituesi merr të gjithë delegatët”, ky shtet federal është një prej fushëbetejave më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve. Është bastion i republikanëve por edhe demokratët thonë se kanë shpresa të mëdha.

Zgjedhjet e 3 Nëntorit pritet të shënojnë rekorde më shumë se 1 shekullore me pjesëmarrje që pritet të arrijë mbi 65%. Që me procesin paraprak të nisur në fund të muajit të kaluar prej pandemisë është kapërcyer gjysma e pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale të 4 viteve më parë.

Deri tani kanë marrë pjesë mbi 80 milionë votues, 1/3 e personave me të drejtë vote. Shumë sondazhe flasin për fitoren e Biden, ashtu siç 4 vite më parë parashikonin fitoren e Hillary Clinton.

Tv Klan