Sallabanda: Ende në studim, por mund të modifikohet

Vaksina kundër COVID-19 mund të mos na sigurojë mbrojtje për variantin e ri të COVID që ka nisur të qarkullojë në botë. Studiuesit e fushës së mjekësisë janë të ndarë në dy kampe, mes asaj që kjo vaksinë është efikase apo jo për mutacionin e COVID-19 që është shfaqur fillimisht në Britani dhe që po përhapet me shpejtësi në shumë vende të tjera.

“Virologët, janë ndarë në dy grupe, një grup që mendojnë se vaksina do na vlej, një grup mendon që nuk do jemi plotësisht të mbrojtur, por problem është që mund të na dalin variante të reja dhe kemi pyetjen do të na vlej apo jo por shkencërisht ende se kemi përgjigjen”.

Ndërsa priten vlerësimet zyrtare për efektshmërinë e vaksinave që kanë nisur të injektohen, kompanitë prodhuese kanë dhënë lajmin e mirë, se ato mund të përshtatet lehtësisht për çdo variant.

“Ndoshta do të bëhet një modifikim i vaksinën dhe kompanitë e kanë parashikuar që nëse s’do ketë efekt mund të bëjnë një modifikim të vaksinës”.

Në Shqipëri ende nuk është identifikuar asnjë rast i infektuar me variantin e ri të COVID-19.

Tv Klan