Një sasi eksplozivi i është vendosur një zyre avokatie në qytetin e Vlorës, shumë pranë Gjykatës së Rrethit. Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë pikasur pakon e dyshimtë. Forcat xheniere, të ardhura nga Tirana, kryen çaktivizimin e lëndës plasëse. Policia ka sekuestruar pamjet filmike për të rënë në gjurmët e autorëve që vendosën eksplozivin.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që gjendet eksploziv në qytetin e Vlorës. Më 31 mars, në një nga rrugët e lagjes 10 korriku, u gjet lënda plasëse e cila ishte e lidhur me një celular. Dyshohet se eksplozivi i ishte vendosur një makine, por kishte rënë gjatë lëvizjes.

Tv Klan