Dyshime për konteiner me drogë, policia zbarkon në Portin e Durrësit

Dyshime për konteiner me drogë, policia zbarkon në Portin e Durrësit

12:28 25/10/2019

Forcat policore kanë zhvilluar një aksion blic në Portin e Durrësit mesditën e kësaj të premteje, pas informacioneve që kishin marrë për një sasi të dyshuar lënde narkotike.

Nga burimet mësohet se dyshohet që në një konteiner të jetë fshehur drogë. Në këtë aksion marrin pjesë forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, të Policisë Kufitare dhe ato të FNSH-së.

Uniformat blu janë duke kryer kontrolle nëpër disa konteinerë në port. Deri më tani nuk ka informacione të sakta rreth ngarkesës së dyshuar me drogë. /tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi