Komisioni i Etikës pranë FSHF-së nisi të enjten seancat dëgjimore për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Bylis – Tirana, pas dyshimeve për trukim, pasi mallakastriotët e fituan me përmbysje 2 – 1 takimin.

Arbitri i takimit, përfaqësues të Bylist e lojtarë, u pyetën nga anëtarët e Etikës rreth sfidës, ndërsa gjatë kësaj kohe kanë mbledhur materiale. Në pyetje u mor edhe Administratori i Vllaznisë, Suad Lici i cili vuri në dyshim integritetin e ndeshjes me deklaratat e tij.

Hetimi ka nisur prej disa ditësh dhe pritet që rasti të shqyrtohet me kujdes dhe nëse gjendjen fajtorë pritet të ketë penalizime të rënda, madje edhe përjashtim nga aktiviteti.

Tv Klan