Dyshimet, 71-vjeçari mund të jetë vrarë gabimisht


Dyshimet, 71-vjeçari mund të jetë vrarë gabimisht

16:50 04/08/2020

Fqinjët: Abdulla Budlla nuk kishte konflikte me askënd

Mbeten mister shkaqet e vrasjes me 7 plumba të 71-vjeçari Abdulla Buddla në Prezë të Tiranës. I moshuari nuk kishte precedent penal dhe nuk është i përfshirë në ndonjë konflikt.

Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv. Disa persona u shoqëruan për ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni.

Policia nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, që mendohet se janë dy, pasi në vendin e vrasjes nuk kishte kamera sigurie.

Grupi hetimor ka sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie, por ende nuk dihet kush është makina nga u qëllua Abdullah Budlla. 71-vjeçari punonte si taksist pa liçenë dhe fqinjët e përshkruajnë si një njeri të qetë dhe pa konflikte.

I moshuari ishte babai i 3 djemëve, dy prej të cilëve punojnë jashtë shtetit. Pikërisht ndonjë konflikt që mund të kenë djemtë e tij, mendohet si një nga pistat e vrasjes.

Tv Klan





Të ngjashme