Dyshimet për “Planetin 9”



Dyshimet për “Planetin 9”

13:40 15/07/2020

Planeti 9 mund të jetë një vrimë e zezë. Dhe dy astronomë të Harvardit kanë propozuar një teknikë për ta zbuluar këtë gjë. Misteri i Planetit 9 vijon prej disa dhjetëvjeçarësh tashmë dhe ka frymëzuar fantazi në breza të tërë fizikantësh e të apasionuarish.

Në bazë të kalkulimeve të mekanikës qiellore dhe kërkimeve të deritanishme, është hedhur pikërisht hipoteza e fundit, që në realitet nuk është një planet, por një vrimë e zezë, me dimensione jo më të mëdha së të një portokalli apo qitro, por me një masë deri në 10 herë më të madhe se të Tokës.

Dy astronomët kanë krijuar dhe janë përqendruar në një metodë për zbulimin e vrimave të zeza në zonën me të jashtme të sistemit diellor dhe për të vërtetuar natyrën e vërtetë të Planetit 9.

Ata bazohen edhe në orbitat e pazakonta dhe të njësuara, kryesisht të 6 trupave të vegjël qiellorë që ndodhen aty pranë. Sipas astronomëve, ky objekt, pra i ashtuquajturi Planeti 9, mund të dallohet në bazë të misionit LSST që duhet të nisë në vitin 2023, projekt i cili do të vendoset në veri të Kilit dhe që do jetë në gjendje të fotografojë të gjithë kupën qiellore në hemisferën austral.

Dhe do të jetë e mundur që të dallojë edhe vrimat e zeza që ndodhen në periferi të sistemit diellor, duke e bazuar edhe në shkëlqimin e papritur të kometave para se të gëlltiten.

Klan Plus




Të ngjashme