Liderja e opozites ka berë të ditur se autoritetet po abuzojnë me të duke shkelur të drejtat e tij

Politikania  opozitare e Bjellorusisë Sviatlana Tsikhanouskaya ka bërë të ditur se gazetari i arrestuar Roman Protasevich ishte rrahur dhe torturuar në burg.

Një avokat që vizitoi Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega konfirmoi se ai është në gjendje të mirë shëndetësore por hidhen dyshime se ai është torturuar nga autoritetet.

Sviatlana nuk ofroi asnjë provë për pohimin e saj, megjithëse familja e Protasevich gjithashtu është shprehur se djalin e tyre autoritetet do e vrasin nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndërhyn.

Protasevich dhe e dashura e tij Sofia Sapega u arrestuan në 23 Maj pasi avioni i tyre u detyrua të ulej në Minsk.  Bjellorusia mohon abuzimin me të arrestuarit. Udhëheqësit europianë e klasifikuan veprimin e Minksut rrëmbim ndërsa Uashingtoni një veprim tronditës . Të dy palët kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit i cili ishte qëllimi i operacionit të ushtrisë bejlloruse.

Së fundmi Perëndimi po ashpërson sanksionet ndaj Lukashenkos. Rusia konfirmoi një hua prej 500 milion Dollarë për Bjellorusinë. Paratë e dhëna nga Putin janë pjesë e një kredie financiare prej 1.5 miliardë dollarësh që Rusia i premtoi Bjellorusisë si pjesë e përpjekjeve të Moskës për të stabilizuar fqinjin e saj pasi protestat masive shpërthyen vitin e kaluar kundër sundimit gati tre dekadash të Lukashenkos.

Klan News