Burg pa afat për 42-vjeçarin që porositi ngjarjen

I akuzuar për porositjen e vrasjes se Gjon Menës në Kamëz, Gjergj Cukali i ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se nuk i njeh autoret e atentatit, vëllezërit Jamaku.

Megjithatë Gjykata e la në burg pa afat 42-vjeçarin emri i të cilit u zbulua pas arrestimit të vëllezërve Edmond dhe Enver Jamaku. Ishte pikërisht Enver Jamaku ai i cili u pendua për ngjarjen.

Ai tregoi në polici se tritolin ua dha Gjergj Cukali, duke u thënë se duhet ta vendosnin poshtë makinës së Gjon Menës dhe më pas të kryenin shpërthimin.

Dy vëllezërit e zbatuan porosinë, por e shpërthyen tritolin më herët, çka bëri që Gjon Mena të plagosej rëndë, por i shpëtoi atentatit. Pas ngjarjes autorët shkuan në Zall Bastar, ku edhe u arrestuan nga policia.

Gjergj Cukali është një emër i njohur për drejtësinë. I arrestuar për vrasje, gjobëvënie, armëmbajtje pa leje dhe ishte i arrestuar për ekzekutimin e Arben Bilalit, por u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Tv Klan