Arrestohet në Greqi Gerald Shehu, 43-vjeçari i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzin, në një hotel në Dhërmi.

Lajmi konfirmohet nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se 43-vjeçari u ndalua teksa ishte duke shkuar për në aeroport.

“Zbardhja në një kohë sa më të shpejtë e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave të dyshuar si autorë apo të përfshirë në këto ngjarje, janë një sprovë e rëndësishme e performancës së policisë. Përgëzime Policisë së Shtetit për hetimet e deritanishme lidhur me një ngjarje kriminale në Dhërmi, ndalimin e një personi të dyshuar në një aeroport të një vendi fqinj. Do të punojmë me autoritetet dhe agjencitë ligjzbatuese të këtij vendi për përballjen sa më parë me drejtësinë të personit të dyshuar”, thotë ministri Balla.

Makina e autorit të dyshuar Gerald Shehu
Makina e autorit të dyshuar Gerald Shehu

Ai mësohet se u ndalua në aeroportin e Korfuzit dhe ishte nisur drejt Anglisë. Ndërsa makina e tij u gjet në Sarandë.

Në një njoftim për mediat më herët Policia e Shtetit tha se po bashkëpunonte me homologët grekë për kapjen e tij.

Gerald Shehu, bashkëpronar i hotelit Greccia në Dhërmi dhe mik me 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi dyshohet e qëlloi me armë këtë të fundit në një prej dhomat e hotelit. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së kësaj të enjteje, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të panjohura.

Ky është 31-vjeçari Eraldo Nevruzi që u qëllua me armë dhe u zhduk në Dhërmi
Në foto Eraldo Nevruzi, 31-vjeçari që u qëllua me armë dhe u zhduk në Dhërmi

Dëshmitarë thanë se kishin dëgjuar të paktën 2 të shtëna me armë, ndërsa në vendngjarje policia gjeti shenja gjaku. Por vendndodhja e 31-vjeçarit Nevruzi nuk dihet ende. Dyshohet që ai mund të jetë vrarë, por deri më tani mbetet e paqartë se si u nxor trupi i të riut nga hoteli.

Janë me dhjetëra personat që policia ka marrë në pyetje deri më tani, staf i hotelit, por edhe klientë./tvklan.al