Në vitin 2015, Marian Jakaj, një qytetar nga Lezha, ka blerë një automjet “Volkswagen Polo” në Gjermani dhe vendosi ta shiste në Shqipëri. Por policia nxorri pretendimin që automjeti mund të jetë i vjedhur. Jakaj tregon aktin e shit – blerjes dhe policia e kaloi rastin në Prokurorinë e Lezhës. Kjo e fundit nuk kthen përgjigje, me justifikimin që pritet letër – porosia nga shteti gjerman. Emisioni “STOP” interesohet në prokurori, ku automjeti mbahet i bllokuar prej dy vitesh dhe si me magji çështja zgjidhet. Shteti gjerman ktheu përgjigje dhe Marin Jakaj rimori makinën e tij.

“Quhem Marian Jakaj dhe ju jam drejtuar për një çështje makine, të cilën që në vitin 2015 e kam blerë në Gjermani dhe në Shqipëri doli me dokumente false, sikur kam bërë trafikim makinash. Pastaj vajta në Gjermani, mora dokumentin nga policia gjermane, e cila e vërteton që jam i pafajshëm. E sjell në Shtëpi, por çështja është pezulluar që në vitin 2016 nga Prokuroria e Rrethit Lezhë”.

Jakaj tregon se e kanë sorrollatur nga Lezha në Tiranë dhe anasjelltas, por ende nuk ka marrë një përgjigje për fatin e makinës.

Ndaj gazetarja e emisionit “STOP” sëbashku me denoncuesin iu drejtuan Prokurorisë së Lezhës. 

Punonjësi i Prokurorisë Lezhë

05/09/2007 tani do të dërgojmë urdhërin e datës 27/07 për kthimin e pronës, e mjetit veturë tip “Volkswagen Polo”, me numër shasie kaq, ëëë… shtetases Elona Tarazhi, kjo që e ka pas të regjistrume. Tani duhet me shku te Drejtoria e Policisë, te Sekretaria dhe merr kopjen, domethënë merr konfirmimin se kush e ka këtë shkresë, cili oficer.

Gazetarja – Mund ta dimë se përse zotëria nuk ka marrë ndonjë shpjegim, ndonjë sqarim?

Punonjësi i Prokurorisë Lezhë –  

Shpjegime ka marrë, por tani janë procedura që vonojnë. Letër – porositë shteti shqiptar, me anë të porosisë i drejtohet shtetit gjerman. Shteti gjerman na e kthen ne letër – porosinë, vonon domethënë.

Qytetari – Shteti gjerman e ka bërë konfirmimin o burrë …

Punonjësi i Prokurorisë Lezhë –  

E di, ta ka bërë konfirmimin personalisht, por ne na duhet zyrtarisht. Dhe letër – porosia duhet t’i kthehet përgjigjia

autoritetit që e kërkon, siç është prokuroria. Ti mund të shkosh ta marrësh privatisht, por ne na duhet zyrtarisht. Zyrtarisht ka ardhur tani, është shprehur, s’e di fiks datën. Edhe në momentin që ka ardhur letër – porosia është bërë pushimi i hetimeve.

Falë ndërhyrjes së emisionit “STOP”, Marian Jakaj do të mund të tërheqë makinën e sekuestruar nga prokuroria prej dy vitesh./

tvklan.al