Viktima dyshohet se përdhunoi vajzën e autorit që nga mosha 9-vjeçare

Një krim i rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë ku një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë kunatin e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke autori Fatmir Talellari i kishte ngritur kurth 33-vjeçarit Erjon Pelivani para se ta vriste. Fillimisht Talellari mori armën e gjahut nga shtëpia e tij. Më pas kishte telefonuar gruan e tij, të cilës i kishte thënë që ti kërkonte të vëllait të shkonte ta ndihmonte pasi makina i kishte pësuar një defekt.

Pasi e ka sjellë në vendin e ngjarjes, 50-vjeçari ka debatuar ashpër me kunatin dhe më pas e ka qëlluar me armë në fytyrë. Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari ka thënë në polici se e ka marrë këtë vendim pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare nga martesa e tij e parë i ka treguar se 33-vjeçari e përdhunonte që nga  mosha 9-vjeçare.

Mësohet se viktima së fundmi kishte shantazhuar të renë për para, duke kërcënuar se do të publikonte video  intime në internet. Pas vrasjes, autori ka njoftuar menjëherë policinë dhe  është dorëzuar vullnetarisht tek autoritet greke. “Kam vrarë njeriun që më helmoi fëmijën”, ishte gjëja e parë që i tha ai efektivëve të policisë. Autori është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e parë i ka vdekur në një aksident , ndërsa me gruan e dytë pra me motrën e viktimës kanë një fëmijë.

Klan News