Ish-modelja Kathryn Mayorga i kërkon yllit të futbollit Cristiano Ronaldo 56 milionë Paund dëmshpërblim, të cilin e akuzon për një sulm seksual ndaj saj në Las Vegas në vitin 2009, pasi takoi futbollistin.

Dëmshpërblimi i kërkuar bazohet në arsyet e vuajtjes së atëhershme dhe tanishme, dëmtime dhe si një masë ndëshkuese.

Ronaldo ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij. Në vitin 2010 ajo pranoi 375.000 Dollarë si marrëveshje për mos ta çuar çështjen në gjykatë.

Por, tre vjet më parë, Mayorga hapi një procedurë gjyqësore në Las Vegas duke thënë se e kishte pranuar për shkak të “paaftësisë mendore” që gjendej asokohe.

Ndërkohë, Ronaldo është shprehur: “Mohoj kategorikisht të gjitha akuzat ndaj meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundra gjithçkaje që unë jam dhe besoj”. /tvklan.al