Modelja e njohur, Hailey Baldwin ka reaguar së fundmi në lidhje me thashethemet për ndërhyrje estetike në fytyrën e saj.

Reagimi erdhi menjëherë pasi një faqe në Instagram e akuzoi se përdor shumë modifikime në fotot e saj, madje edhe që ka kryer operacione plastike.

Në shkrimin e saj, Baldwin shprehet se ajo kurrë nuk ka kryer ndërhyrje dhe se fotot që janë publikuar nuk janë fotot e vërteta, pasi persona që merren me modifikime i kanë ndryshuar ato.

Ndaloni së përdoruri foto që janë redaktuar nga artistët e makeup! Kjo foto në të djathtë nuk është ashtu si unë jam në të vërtetë. Nuk e kam prekur kurrë fytyrën, kështu që nëse do të ndaleni tek pamja ime dhe bëni krahasim kur isha 13 dhe tani që jam 23, të paktën përdorni një foto natyrale, që nuk është redaktuar kam tmerrshëm”.

View this post on Instagram

She snapped!!! #haileybieber

A post shared by Hailey Baldwin Bieber (@newsbaldwin) on

Pas reagimit, faqja e ka fshirë foton.

Hailey nuk është e vetmja që  kohët e fundit është përballur me këto akuza, pasi edhe modelja Gigi Hadid është akuzuar për ndërhyrje në fytyrën e saj. Por edhe ajo i hodhi poshtë këto zëra, duke u shprehur se nuk ka kryer ndërhyrje dhe as nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë./tvklan.al