Ruben Amorim do të jetë trajner i Manchester United edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht rezultatit në finalen e Europa League.
Sipas asaj që raporton “The Mirror”, drejtuesit e kanë marrë vendimin pak ditë para ndeshjes vendimtare me Tottenham, e cila është planifikuar më 22 Maj.
“Djajtë e Kuq” duan stabilitet dhe përmirësim, prandaj do i japin kohë trajnerit portugez edhe për sezonin e ardhshëm.
Rezultati në finalen ndaj Tottenham, nuk do të ndikojë në të ardhmen e trajnerit, por do të ketë një tjetër ndikim, në merkato.
Nëse United merr trofeun, fitimet do të përdoren për të afruar lojtarë, ndërsa në rast humbje, buxheti do të jetë më i reduktuar.
/tvklan.al