E ardhmja e Ibrahimoviç te Milan



E ardhmja e Ibrahimoviç te Milan

17:15 26/07/2020

Javën e ardhshme pritet një takim me menaxherin dhe drejtuesit

Sjellja e Zlatan Ibrahimoviç në kohët e fundit krijon përshtypjen që gjigandi suedez dëshiron të qëndrojë te Milani.

Në javët e ardhshme pritet një takim mes menaxherit të tij Mino Rajola dhe drejtuesve të klubit milanez.

Referuar mediave italiane, Ibrahimoviç është i gatshëm të negociojë për pagesën që nga 6 milionë Euro në sezon të zbresë në 5. Gjithësesi kjo shifër është e lartë për investitorin Eliot.

Klubi do të zbresë sa më shumë dhe të vendosë për 1 vit kontratë, por sulmuesi seudez kërkon 2 vite. Ibra është 38 vjeç dhe pavarërisht rendimentit të tij në fushë mosha është e madhe.

Zlatan Ibrahimoviç u rikthye te Milan në fillim të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe ka shënuar 7 gola në kampionat dhe në kupë në ndeshje të luajtura në total.

Tv Klan




Të ngjashme