Modelja Brooks Nadar ka marrë shumë komente negative në internet pas veshjes që pati në një prej mbrëmjeve të sportit. 22-vjeçarja i la shumë pak vend imagjinatës me veshjen e saj, që mediat e kanë quajtur të “guximshme”. Me fustanin e tejdukshëm, Nadar nxorri zbuluar gjoksin dhe të brendshmet.

Por pas kësaj, profili i saj i Instagramit u mbush plot me komente kritike, ku disa prej të cilëve shkruanin se ajo “po kërkonte të përdhunohej”.

“Kur po provoja veshjet për mbrëmjen e sotme nuk prisja një reagim të tillë. Gjithmonë i marr përsipër risqet e modës. Është e rëndësishme të jem e veçantë dhe me vetëbesim kur vjen puna te gjërat që bëj në jetë. Vishem për veten time, jo për të tjerët”, është shprehur ajo për mediat.

Pavarësisht komenteve negative, Nadar u shpreh se fustani i ri e bëri që të ndihej “seksi”. /tvklan.al