Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle kanë vendosur të tërhiqen nga postet e tyre mbretërore, siç njoftuan në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, “Sussexroyal”, me mbështetjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë deklaruar se ata duan të bëhen të pavarur financiarisht duke ndërtuar një jetë të re, por duke vazhduar të mbështesin Pallatin Mbretëror dhe të përmbushin detyrën e tyre.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë tranzicionin këtë vit dhe të fillojmë një rol të ri, brenda këtij institucioni. Ne synojmë të bëjmë një hap pas nga titulli jonë si anëtarë të Familjes Mbretërore dhe të punojmë për të qenë të pavarur financiarisht ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhërinë e Saj, Mbretëreshën.

 Me inkurajimin tuaj, veçanërisht vitet e fundit, ne ndjehemi të përgatitur ta bëjmë këtë ndryshim. Ne planifikojmë ta ndajmë kohën tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të përmbushim detyrën tonë ndaj Mbretëreshës dhe Commonëealth. Ky ekuilibër do të na lejojë të rrisim djalin tonë me vlerën për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i dhënë familjes tonë mundësinë për t’u përqëndruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e ri tonin për  bamirësisë.

Ne mezi presim të ndajmë të gjitha detajet e këtij hapi emocionues në kohën e duhur, ndërsa  vazhdojmë të bashkëpunojmë me Mbretëreshën, Princin e Ëales, Dukën e Cambridge dhe të gjitha palët e interesuara. Deri atëherë, ju lutemi pranoni falënderimet tona më të thella për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. »- Duka dhe Dukesha e Sussex”. /tvklan.al