Kim Kardashian ka marrë pjesë në një dëgjim të dytë për albumin e ardhshëm të bashkëshortit Kanye West, Donda, ku ai zbuloi tekste të reja të cilat dukej se referonin ndarjen e tyre.

Këtë herë ylli i ‘reality-show’ dhe manjatja e biznesit u shfaq me një veshje tërësisht të zezë nga Balenciaga e cila përputhej me atë të ish-burrit të saj, dhe pa teksa ai interpretonte akoma më shumë këngë për ndarjen e tyre.

Gjatë performancës së “Love Unconditionally”, Kanye zbuloi tekste të tjera në të cilat ai iu lut Kim të “kthehej” tek ai.

“Jam duke humbur të gjithë familjen time, e dashur kthehu tek unë,” tha ai duke u ulur në gjunjë.

Në një këngë tjetër, ai la të kuptohej se Kim ishte “akoma e dashuruar me të”.

“Koha dhe hapësira janë një luks,” tha ai ndërsa ajo shikonte nga turma, “Por ti erdhe këtu për të treguar se je ende e dashuruar me mua.”

Dhe në një këngë tjetër, Kanye u shfaq duke iu referuar reagimeve të fëmijëve të tij për divorcin e tyre me thënien: “Babi, si munde të largohesh?” /tvklan.al