Chaney Jones ka bërë tatuazh emrin e reperit në kyçin e dorës

E dashura e Kanye West, Chaney Jones e ka çuar në një tjetër nivel dashurinë për reperin. 

24-vjeçarja ka bërë tatuazh emrin e “Ye” në kyçin e dorës së  majtë. Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një seri fotosh teksa tregonte linjat trupore e veshur me Balenciaga, por tatuazhi dedikuar reperit, ndezi rrjetin me komente. 

Bukuroshja kishte veshur një bluzë të argjendtë që e ka kombinuar me pantallona me po të njëjtën ngjyrë. Dyshja u lidhën për herë të parë së bashku në fillim të Shkurtit, kur u panë duke buzëqeshur në Malibu menjëherë pasi reperi u nda nga Julia Fox.

Së fundmi, çifti i ri kanë shijuar disa ditë pushimesh në Japoni, ku bukuroshja postoi një foto duke mbështetur kokën në shpatullën e Kanye teksa shikonin të dy drejt një rruge.

Klan News