Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini dhe e dashura e tij Elisa Isoardi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Lajmi është bërë i ditur nga ish modelja italiane Isoarsi në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pastuar një foto me Salvinin ku ajo është e veshur ndërsa ai gjysëm i zhveshur, e cila shoqërohet me këto fjalë:

“Nuk është ajo që kemi dhënë për njëri tjetrin që me ka munguar, por ajo që duhej të jepnim akoma”

– citon poetin italian Gio Evan. “

Me respekt për dashurinë e madhe dhe të vërtetë që kemi pasur: Faleminderit Matteo”.

Lajmi u publiku gjatë kohës që Salvini po udhëtonte në Gana për të diskutuar mbi migracionin për të parandaluar afrikanët perëndimorë nga përpjekjet për të arritur në Europë nëpërmjet Libisë.

Njoftim i moderatorës televizive nuk u prit mirë nga italianët të cilët nuk nguruan të shkruanin në rrjetet sociale

.

“A ju duket e zakonshme që një person publikon një selfie për të njoftuar në mediat sociale fundin e marrëdhënies së saj me një ministër të qeverisë? Institucionet tona kanë humbur çdo gjë – vlerat, parimet dhe tani dinjiteti,

“shkroi një grua në Twitter./tvklan.al