Partnerja e e aktorit të humorit Olsi Bylyku, Egli ka festuar 23-vjetorin e lindjes. Ajo ka organizuar një super festë, ku morën pjesë miqtë e çiftit dhe shumë personazhe VIP.

Ndër personazhet e njohur kanë qenë, Egit Doda, Klea Huta, Fifi, Visjan Ukcenaj etj.

Egli kishte veshur një fustan të bardhë, ndërsa Olsi me një kostum të zi. Nga pamjet e publikuara në “Instagram”, shihet atmofera e ndezur me këngë e valle. /tvklan.al