Një grua xheloze dyshohet se ka prerë penisin e të dashurit të saj, pasi ka parë që ai i ka bërë komplimente një gruaje tjetër.

Zhanna Nurzhanova, 36 vjeç, ishte e zemëruar kur i dashuri i saj i kishte dërguar motrës së tij foto të një gruaje tjetër në telefon.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet publik, bëri një kompliment për një grua e cila mendohet të jetë një person i njohur për çiftin.

Nurzhanova akuzohet se i ka dhënë të dashurit të saj një pilulë për ta vënë në gjumë dhe ka pritur që ai të flejë ku më pas ka tentuar t’i presë penisin.

Nurzhanova thuhet se e ka çuar atë në një spital lokal për të marrë ndihmën mjekësore, ku mjekët njoftuan policinë dhe ajo u arrestua./tvklan.al