Atmosfera e festave që ka përfshirë Shkodrën që nga 1 Dhjetori ka tërhequr përreth vetes edhe turistë të huaj të cilët ndodhen në Shqipëri. Shqiptarë që kanë ardhur nga Austria, apo turistë spanjollë i gjen në sheshin festiv të ngritur para bashkisë Shkodër. Ato tregojnë se kanë gjetur një atmosferë të ngrohtë në Shkodër, dhe premtojnë se do të kthehen sërish në Shqipëri gjatë sezonit të verës.


“Është një vend i bukur me plot drita, është një atmosferë shumë e bukur. Asht një vend shumë i bukur dhe të gjithëve që do të vijnë do t’i bëjë përshtypje.”

“Është hera e parë që vijmë këtu. Duket një vend shumë i bukur, ne jemi nga Spanja, nga Saragoza.  Jemi shumë të impresionuar nga kultura mesdhetare, nga festat dhe gjithçka tjetër duket shumë bukur.”

“Ne jemi të gjithë nga Spanja. Të gjithë shqiptarët janë shumë të mirë, na pyesim nga vijmë. Eshtë hera e parë që jemi në Shkodër, kemi ardhur sot në mëngjes në Shkodër. A doni te ktheheni sërish ? Po kemi shumë dëshirë të vijmë sërish në verë këtu.”

“E dashuroj këtë, realisht e dashuroj këtë atmosferë. Njerëzit janë të lumtur, këndojnë kërcejnë i ngjan shumë Spanjës, njerëzit janë shumë të zjarrtë.”

Bashkia Shkodër këtë vit, nisi festën me 1 Dhjetor nën slloganin “Gzo n’Shkodër” duke sjellë cdo natë në sheshin para bashkisë një atmosferë feste, të gërshetuar me shtëpizat që ofrojnë shërbimet dhe produkte për të gjithë si dhe lojrat për fëmije të cilat janë kryefjalë e ditëve festive të krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Klan News