Një 32 – vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit. Por përpara se të arrestohej, ajo u përplas me makinë me trafikndarësen duke mbetur vetë e lënduar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se e arrestuara është Ina Gjonçi, banuese në Durrës.

Sipas policisë, 32 – vjeçarja, e cila automjetin Opel me targa AA 155 EU, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë jashtë rruge, në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar.

Për pasojë e aksidentuar ka mbetur vetë Gjonçi, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, gjatë kryerjes së testit të alkoolit, ajo rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Mbi të tashmë rëndon akuza për veprën penale “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./tvklan.al