Arkeologët: Në pritje të projektit restaurues

Blloqet e rënë nga kulla C e mureve fortifikuese në qytetin e Durrësit të ndërtuar në periudhen e perandorit bizantin Ansastasi 1, e që u shembën nga tërmeti i fortë i 26 Nëntorit, ende qëndrojnë në rrugë.

Dy muaj më pas, arkeologët thonë se këto materiale, pjesë e trashëgimisë tonë kulturore nuk janë spostuar në mënyrë që të ringrihen dhe nëpërmjet tyre të bëhet restaurimi i kullës.

Disa studio shqiptare e të huaja kanë hyrë në garë për projektin restaurues.

Ky monument është shembur për herë të parë nga tërmeti shkatërrues i vitit 1273. Arkeologët besojnë se gabimi në rindërtim bëri që muri të shembej sërish pas 746 viteve nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Shekuj më parë, kulla pjesë e fortifikimit bizantin u ringrit me materiale të antikitetit të vonë dhe periudhës së mesjetës. Krahas Kullës C me një gjerësi 3.6 metra dëmtime të lehta kanë pësuar edhe Kullat A dhe B, pjesë e murit rrethues të Durrësit.

Tv Klan