Dy muaj e gjysmë më parë, psikologia Anxhela Peza është bërë nënë e një djali. Nga rrëfimi i saj për programin “Rudina” në Tv Klan, ky moment ka qenë i shumëpritur për të dhe bashkëshortin që prej ditës kur i kanë thënë “po” njëri-tjetrit. Ndërkohë, ajo tregon se edhe përzgjedhja e emrit të djalit ka qenë shumë e veçantë për ta.

Anxhela Peza: Babai i Andreit është ish-futbollist kështu që lidhet me Andrei Shevçenkon por Andrei është edhe bashkim emrash. Emri Anxhela dhe Indri bëjnë emrin Andrei.

Rudina Magjistari: Ah sa bukur! Kështu që paska kombinuar perfekt. Kështu që e paskeni ndarë që tani që do u bëka futbollist më duket, jo psikolog.

Anxhela Peza: Të gjithë baballarët kështu dëshirojnë. Babai i Andreit është ortodoks dhe kur ne ishim në një udhëtim tonin dhe shkojmë te kisha në Korçë, takojmë priftin që takojmë shpeshherë në Tiranë dhe ai na tha që Andrei është Shën Andrei dhe është i pari që thirri Jezu Krishti pas vetes, kështu që ne për ne kombinonte në mënyrë perfekte si emër.

Rudina Magjistari: Ishte emri i duhur.

Anxhela Peza: E deshëm shumë./tvklan.al