E detyrojnë të martohet me një alkoolist, 38-vjeçarja: Flija jashtë dhe pa ngrënë bukë



E detyrojnë të martohet me një alkoolist, 38-vjeçarja: Flija jashtë dhe pa ngrënë bukë

13:43 08/02/2021

Në nënë 38-vjeçare është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka treguar se ka dy djem, një djalë nga martesa e parë 16 vjeç i cili është me rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe një djalë tjetër 8 vjeç. Ajo aktualisht është strehuar në Kashar. Një zonjë me dashamirësi i ka lënë një dhomë por jo për shumë kohë.

Nëna është ndarë nga bashkëshorti i parë pasi ai e dhunonte psikologjikisht, ajo rrefen se ai i thoshte të ngjitej në lartësi e të vriste veten. 38-vjeçarja edhe pse kaloi në gjendje depresive sërish e përballoi, për hir të të birit u bë e fortë dhe e la.

Kur u kthye në Shqipëri, familja e saj e martoi pa dëshirë me një burrë alkoolist i cili ia nxiu jetën,me të bëri edhe një djalë. Prej tre vitesh ajo është e divorcuar, ka ardhur në Tiranë dhe djemtë i ka në shkollë.

Gruaja është munduar të gjejë punë, por askush s’e ka punësuar. Dikush i ka thënë se fëmijët mund t’i regjistrojë tek fshati SOS, por ajo nuk mund të qëndroje aty dhe nuk ia ka bërë zemra t’i lërë fëmijët. Ajo sot kërkon ndihmë.

Mirela Milori: Si ishte martesa e dytë?

38-vjeçarja: Shumë keq, u përsërit historia e parë. Ai ishte i alkoolizuar, luante bixhoz, fëmijët i linte pa ushqim, më thoshte do të ta nxij jetën më keq sesa ta kam nxirë.  

Mirela Milori: Erdhi në jetë dhe një fëmijë, djali i dytë?

38-vjeçarja: Po.

Mirela Milori: Si sillej me djalin tënd të madh?

38-vjeçarja: Shumë keq, i bërtiste, i shante, i qëllonte. Edhe me mua ushtronte dhunë fizike, psikologjike, shante, ofendonte. Punoja dhe lekët që merrja, i merrte ai dhe i luante bixhoz.

Mirela Milori: Sa vjet zgjati martesa jote e dytë?

38-vjeçarja: 7 vjet. Durova për shkak të mentalitetit dhe opinionit, këtu më shumë të vrasin fjalët. Prindërit më thoshin lëre atë dhe djalin e vogël dhe t’i shkoja në shtëpi vetëm me djalin e madh.

Mirela Milori: Cili është momenti më i errët që mban mend?

38-vjeçarja: Nuk duroja dot për fëmijët, veten time nuk e llogarisja fare, nuk më bënin përshtypje vuajtjet. Kam fjetur jashtë, kam fjetur dhe pa ngrënë por vetëm tek fëmijët nuk duroja dot më. I linte fëmijët pa ngrënë, pa ushqim dhe e shikoja që nuk po kthente ai person. Pas divorcit vajta tek prindërit, ata nuk më mbajtën, shkova në Fier punova në një byrektore me 150 mijë lekë, shtëpia ishte 100 mijë lekë dhe nuk e përballoja dot dhe kam ardhur të jetoj këtu./tvklan.al







Të ngjashme