Aktori i njohur Jay Pickett ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm ardhshëm “Treasure Valley” në në Idaho

Aktori i njohur i filmave, Jay Pickett, është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare. Lajmi është konfirmuar edhe nga bashkëshortja e tij, Elena Pickett.

I trishtueshëm është fakti se aktori ishte duke xhiruar një skenë për filmin e ardhshëm “Treasure Valley” në momentin që ndërroi jetën. Regjisori i filmit, Travis Mills, ka treguar se Jay Pickket ishte në Idaho duke xhiruar.

“Jay Pickett, aktori ynë kryesor, shkrimtari, producenti dhe krijuesi i këtij filmi ka ndërruar jetë papritur teksa ishim në vend duke u përgatitur për një skenë filmi. Zemrat tona janë të thyera dhe jemi të pikëlluar për familjen e tij, që janë të shkatërruar nga kjo tragjedi shokuese. Ai ishte duke bërë atë që donte më shumë duke aktruar, kalëruar dhe bërë filma. Dhe ai ishte i jashtëzakonshëm”, ka shkruarregjisori i filmit, Travis Millsnë një postim në Facebook në faqen zyrtare të filmit.

Nuk ka ende përfundime zyrtare, por mendohet se arsyeja e vdekjes së aktorit ka qenë një atak kardiak.

Jay Pickett njihet për rolet e tij në “General hospital”, “Days of our lives” dhe “Port Charles”. /tvklan.al