Bluzat e bardha janë përballur dhe me një humbje tjetër nga Covid-19. Një mjek dermatolog në Vlorë Llambro Bala ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe lajmin e ka bërë të ditur shoqata e mjekëve të Shqipërisë ku kanë shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërme.

“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij.

I paharuar qofte kujtimi i Tij”, shkruhet në njoftim. /tvklan.al