Historia e Besianës, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është historia e një familjeje që ëndërroi ta kishte, por nuk mundi kurrë, pavarësisht përpjekjeve të saj. Gjithsesi, ajo sot ka një rreze drite dhe shprese në jetën e saj, i cili është i biri 20-vjeçar, Marko, që e bën të ndihet aq krenare.

Por Besiana ka një peng. Fakti që figura atërore ka munguar gjithnjë në jetën e Markos, e bën atë të ndihet keq për të birin të cilit i duket se ka gjithnjë diçka të pathënë që do t’ia thojë të atit, prandaj ajo e ka thirrur djalin e saj në studio.

Besiana: Marko, mami të ka thirrur këtu sepse e di që je pak i lënduar, siç e the dhe vetë që “kam një brengë” dhe këtë brengë nuk duhet ta kesh siç kam vuajtur unë. Nuk dua që ti të kesh vuajtjet siç vuajta unë në jetën time. Unë prandaj të kam qëndruar gjithmonë afër dhe do të të qëndroj gjer në fund të jetës. Kush të do dhe të kërkon shpirt, vjen e të gjen. Kush na do, le të vijë, të na kërkojë e të na takojë. Ne njerëzve nuk iu kemi mbyllur derën, kush na do është i mirëpritur. Nuk dua që ti të jesh i lënduar në jetën tënde, dua të jesh i lumtur dhe i buzëqeshur.

Ardit Gjebrea: Marko, çfarë të bën ndonjëherë të jesh i lënduar dhe çfarë pengu ke për babin tënd?

Marko: Kam disa fjalë pa i thënë dhe dua që t’ia them disa fjalë.

Ardit Gjebrea: Është momenti.

Marko: Arsyeja pse duhet të linte mamin tim, pse duhet të më linte mua dhe pse ai braktisi familjen.

Ardit Gjebrea: Ti e ke dëgjuar këtë version nga mami yt, apo jo?

Marko: Po.

Ardit Gjebrea: Nuk je i bindur për këtë version që kërkon edhe nga babi apo do që të bindesh deri në fund?

Marko: Prandaj dua që ta di, të dëgjoj edhe anën e babit dhe të jem 100% i sigurt si është kjo histori.

Ardit Gjebrea: Tashmë ti je një djalë 20 vjeç dhe babi yt ëshët diku, ke folur edhe me të në telefon. Përse nuk shkon ta takosh? Përse nuk e merr ti iniciativën përderisa tashmë je në një moshë të tillë të konsiderueshme për t’u quajtur mjaftueshmërisht i aftë për të bërë një bisedë të vështirë me babanë tënd?

Marko: Të shikojmë njëherë, të përfundojmë shkollën dhe më pas shohim e bëjmë.

Ardit Gjebrea: Ti pret që këtë hap ta bëjë babi?

Marko: Edhe e pres, e bëj edhe vetë, nuk është se kam ndonjë problem nëse nuk e merr ai iniciativën.

Ardit Gjebrea: Tashmë babai yt po e merr këtë mesazh sepse jam i sigurt që është duke të parë, në mos drejtpërdrejtë, në “Youtube” sepse do t’i kenë thënë, kështu që është duke të dëgjuar në këtë moment. Çfarë do t’i thoje ekzaktëisht duke e parë në sy?

Marko: Pse braktise familjen? Kaq.

Ardit Gjebrea: Gjithmonë ka një motiv, mami tha që dhe për mos ta lënduar ndoshta më shumë, tregoi që i vetmi motiv ishte marrëdhënia në familjen e tij, pra gjyshja dhe halla jote. Pra, deri këtu na tregoi. Babi mund të të tregojë ndoshta diçka më shumë që mami ngurron të na e thotë, këtë nuk di të ta them. Megjithatë, ti pyetjen e bëre dhe ndoshta mund ta kesh një përgjigje, por cilado qoftë përgjigja, ajo do qetësojë shpirtin dhe ndërgjegjen tënde, por bashkëjetesë nuk besoj se do të sjellë. Thjesht do të të qetësojë ty dhe do të jetë një shembull për mos t’u marrë nesër në familjen e re që ti do krijosh./tvklan.al