Pas eleminimit të Salionit nga gara e “Love Island Albania” në Tv Klan, pati një debat mes tij e Ildës gjatë spektaklit. Ilda u shpreh se Salioni nuk ishte në pëlqimet e saj, ndërsa ai iu përgjigj të mos mërzitej se do e takonte kur të dilte. Këtë deklaratë Ilda e kundërshtoi dhe i tha se “doli pa gjë, ndërsa ajo do të dilte e dashuruar”. Salioni sqaron për “Rudina” nëse do të ketë një takim jashtë mes tyre.

Salion: Ne, ditën që unë dola, kemi pasur një komunikim unë, Ilda dhe Aleksandri, të tre. Ishte një komunikim për t’i thënë njëri-tjetrit që s’kemi asgjë personale, as Ilda me ne të dy,as ne të dy me atë. E diskutuam, folëm, por prapë vazhduan gërricjet ata të dy me njëri-tjetrin, por që ne që atje, mendoj që u sqaruan ca probleme që në vilë dhe vazhdimi do të ishte mirënjohje për njëri-tjetrin dhe secili do të vazhdonte me çiftin respektiv, kë pëlqente e kë jo./tvklan.al