A duhet të ndërhyjmë nëse shikojmë se nëna i jep një shpullë, e tërheq, apo e godet fëmijën në publik? Kjo ishte terma e diskutuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan këtë të premte. Një nga personazhet që ka folur në lidhje me temën, ishte edhe një qytetare me emrin Thalia. Ajo ka thënë se sipas saj nuk duhet ndërhyrë, pasi e di nëna se si sillet me fëmijë, të tjerët s’kanë punë.

Thaila: Në lidhje me temën, unë në mënyrë kategorike nuk do të ndërhyja. Kategorikisht nuk do ndërhyja.

Aldo: Po pse kështu?

Thaila: Arsyet i kam si më poshtë. Nuk ka nënë, që mezi e ka pritur t’i vijë në jetë ai fëmijë, e ta dhunojë.

Aldo: Jo sigurisht që s’ka arsye, pse, por kur ka arsye?

Thaila: Një arsye të  fortë duhet të jetë në mes, sepse ajo nënë e di se çfarë problemi ka ky fëmijë, ose tregon ky fëmijë gjatë ecjes që bën bashkë me nënën. Fëmijët janë pak trazovaç. Edhe ne kështu kemi qenë, s’kemi qenë më të mirë, por ne sikur ishim më të dëgjuar. Fëmijët e mi më thoshin edhe dua, s’dua, ç’do ti, ç’të duhet ty dhe pse më bëre mua. Duke pasur këto probleme atëherë jam e detyruar  që në një moment ku gjendem, jam në dyqan, në supermarket, jam në një event të rëndësishëm dhe fëmijën e kam me vete, e para mirë që është që të kesh kokën tënde, por fëmija lëviz nga mendimi yt. Dhe e di nëna, ose e di vetë unë se si do sillem me fëmijën, çdo ai që kam në krah, le të shikoj hallin e tij. Për komente e fjalë më duket si komb jemi të parët. Dimë të flasim, të komentojmë, por po të njohim realitetin largohemi shumë, jo vetëm, në këtë çështje, në çdo problem tjetër. Unë e kam rrahur fëmijën tim. Ta ktheja dhe një herë historinë, po të bëhesha edhe një herë e re, mbase do ndryshoja pak, por bie fjala më ka gënjyer, nuk doja të më gënjente. Në kohën tonë thuhej druri ka lindur nga Xheneti./tvklan.al