Pushuesit shijojnë motin e ngrohtë

Moti i favorshëm me temperatura të larta ka shtuar fluksin e vizitorëve në qytetin bregdetar të Durrësit. Përveç bukurive të detit Adriatik, qytetarët e kanë shfrytëzuar fundjavën edhe për të marrë rreze dielli.

“Atmosferë më të mirë se sot nuk gjen për kohën që është, muaji Shkurt.”

Nga ana tjetër, baret dhe restorantet kanë regjistruar shifra të larta vizitorësh, qoftë për të konsumuar një kafe, por edhe për të drekuar buzë detit.

Krahas qytetarëve vendas, të shumtë janë edhe vizitorët e ardhur nga trevat shqipfolëse, të cilët kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar fundjavën. Fluksi në rritje është reflektuar edhe në shtimin e trafikut në rrugët e qytetit.

Tv Klan