Kjo fundjavë është parashikuar me rreshje ndaj shëtitjet apo vizitat mund të jenë të vështira, por mund të shijoni një ditë të bukur në shtëpi, duke lexuar një libër ose duke parë një film. Për këtë do t`ju vijë në ndihmë përkthyesja Aida Baro, e cila jep sugjerimet e saj për të gjithë lexuesit.

Kryeredaktorja e shtëpisë botuesese “Pegi” shprehet se titujt që ajo sugjeron mund të lexohen nga mosha dhe shije të ndryshme.

““Kam shumë për të thënë” është një  ato romane do u shërbente të rinjve për të kaluar fundjavën të këndëshme. Është një histori dashurie, një djalosh që i shkruan të dashurës së vetë pasi janë ndarë. Gjithcka që thuhet në atë letër nuk ja ka thënë më para. Është një propozim i mirë se si duhet t’i drejtohemi ish-të dashurës.

Sugjerimi i dytë është “Nën hijen e kodrës së gjelave”, është një libër historik. Ëshë një histori shumë e ngjashme me historinë e Shqipërisë në vitet 1910-1912 dhe ndihet ajo mënyra se si duhet të zgjohet ndërgjegja kombëtarë, por sigurisht shoqërohet dhe më një strumbullar personal dhe një arsye personale për të urryer kundërshtarin.

Sugjerimi tjetës është “Deri në frymën e fundit”, rrefen një histori të dy protagonistëve. Fëmijë që rriten së bashku deri në adoleshncë dhe ajo miqësi e tyre kthehet në një dashuri të pamundur”, thotë Baro./tvklan.al