#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#arditgjebrea #arberhajdari# silvana #ballsh #fier #shtepi# aksident #depresion #semundje #bamiresi #solidaritet

Nga ekrani në zemrat e njerëzve, “E Diela Ndryshe” me Ardit Gjebrean dhe Arbër Hajdarin

Përgjatë viteve, “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e ka shprehur qartë se nuk është vetëm një program  televiziv për të gjithë familjen, por një mision që ka në qendër marrëdhëniet njerëzore. Programi është gjendur pranë mijëra njerëzve me dëshirën për të ndihmuar, lehtësuar sadopak dhe përçuar humanitarizmin.

Por shprehja “sa më shumë, aq më mirë” tregon sesi të gjithë bashkë, mund të bëjmë ndryshimin. “E  Diela Shqiptare” shkon në “Fundjavë Ndryshe”, fondacionin e Arbër Hajdarit për të bashkuar forcat në këtë mision të madh dhe kështu lind “E Diela Ndryshe”.

Arbër Hajdari e nisi këtë mision rreth 10 vjet më parë dhe sot ndihet “sikur ka jetuar 100 vite” nga ajo ditë fundjave që do të ndryshonte shumë jetë, përfshirë edhe tijën.


Ardit Gjebrea: Po si lindi kjo ide, domethënë 21 vjeç?

Arbër Hajdari: Për hir të së vërtetës ka lindur krejt spontane, e paplanifikuar ku në një ditë të caktuar feste, ashtu siç ishte menduar që ne ta festojmë me familjarët tanë, unë vendosa ta kaloj ndryshe. Atë ditë e mbaj mend shumë mirë kur unë vendosa që të merrja disa ushqim të gatuar dhe të shkoja në një nga lagjet më të varfra të  Tiranës, në njësinë nr. 4  ku atë ditë edhe pse ishte ditë feste, aty nuk kishte aromë feste dhe mblodhëm gati 25 fëmijë jetimë të asaj zone dhe të gjithë ashtu shtruar në tokë, u ulëm duke ngrënë drekën së bashku. Kemi kaluar gati 7-8 orë mjaft mirë me njëri-tjetrin, të gëzuar, gjetëm një kasetofon të vogël, të vjetër duke vënë pak muzikë, duke kërcyer me njëri-tjetrin dhe aty ishte momenti i parë kur unë mora atë shkëndijën që unë duhet të bëj diçka, duhet të nis diçka sado e vogël të jetë ajo, në fundjavë se në atë kohë isha edhe në shkollë, në fundjavë gjeja kohë më tepër.

Ardit Gjebrea: Ndaj dhe emri erdhi “Fundjavë Ndryshe”.

Arbër Hajdari: Ndaj dhe emri erdhi “Fundjavë Ndryshe” krejt natyrshëm, por edhe ftesa publike që më pas vendosa t’u bëja njerëzve ishte për në fundjavë pasi kanë më tepër kohë për t’u angazhuar në aktivitete sociale. Ishte pikërisht ajo ditë që për hir të së vërtetës ndjeva një emocion të veçantë dhe një shkëndijë që unë ta nsis këtë gjë. Menjëherë, mbaj mend që po atë javë, kur kërkoja te njerëz të tjerë që  të na ndihmonin, ishin shumë të gatshëm. Mbaj mend shtëpinë e parë kur e kemi nisur, ka qenë vërtet e vështirë, nuk kemi fjetur me ditë sepse kishim frikë a do të kemi ne fuqinë ta realizojmë këtë gjënë? Por kemi pasur shenja të pastra që “Fundjava”  lindi në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur.

“Zgjohej me ulërima dhe e përqafonte”, djali parandjeu vdekjen e të atit/ Tullumbacet nisen me mall drejt qiellit

“E Diela Ndryshe” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është gati për misionin e saj të parë. Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari nisen drejt Ballshit, në shtëpinë e Silvana Isufit. Shtëpia është e rrënuar, trarët e tavanit të kalbur, muret të çarë, mobiliet  të vjetruara dhe në të jetojnë një nënë e vetme me të birin.

Ajo është 36 vjeçe, ka jetuar në Berat dhe më pas studioi në Tiranë për Shkenca Politike. Pamundësia  ekonomike nuk e lejoi të përfundonte universitetin dhe nisi punë në një rrobaqepësi, ku u njoh me bashkëshortin. Deoni ishte gëzimi i tyre i parë, por fati kishte rezervuar sfida të paimagjinueshme për  çiftin.

Në vitin 2020, bashkëshorti humbi jetën në një aksident. Silvana kujton sesi djali e parandjeu fatkeqësinë 3 ditë përpara se të mbërrinte lajmi i tmerrshëm. Ajo ngjarje e bëri të kalontee në depresion dhe dëshpërim të thellë, duke mos e lejuar të mendonte për gjë tjetër.


Silvana: Pata probleme shëndetësore. Dola me hepatitin B. Fillova të merrja mjekime se kisha hallin e djalit se mos merrte virusin tim. Kur erdhi në jetë djali, i bëmë vaksinën.

Ardit Gjebrea: Dhe çdo gjë në rregull.

Silvana: Deri  këtu po. Çdo gjë,ishim shumë të lumtur me ardhjen e djalit.

Ardit Gjebrea: Ndryshoi, erdhi gëzimi në shtëpi.

Silvana: Një lumturi e madhe. Me bashkëshortin kalonim shumë mirë, nuk kishim konflikte e gjëra, ishim  shumë të lumtur. Ishte 10 muajsh e gjysmë djali. Flinim në një dhomë e kuzhinë se ishte më ngrohtë dhe  kishte dy divanë. Unë flija me djalin dhe burri flinte te divani tjetër. Fëmija në 3 të mëngjesit ngrihej me një ulërimë, qante, nuk e kuptonim se çfarë kishte dhe shkonte tek i ati, e përqafonte, mua kjo më tmerronte. 3 ditët e fundit para se burri të pësonte aksidentin. Ka qenë shkurt 2020. Burri u nis për në punë, iku në mëngjes dhe kur më marrin në telefon më pyesin, më thonë “me kë të iku burri në punë” dhe unë u them ka ikur vetëm, fillojnë telefonata të tjera, më thonë që “mos u mërzit se burri ka pësuar një aksident”. Unë isha një nënë e re dhe nuk e përballova dot atë lajm se ne sa e kishim ndërtuar, ishim një familje e re. E kam  përjetuar shumë keq. Kam kaluar në depresion, edhe fëmijën nuk e merrrja dot më në atë moment, nuk e di çfarë i kam bërë. Shtëpinë, çfarë kisha aty i hodha, nuk mendova gjë derisa më erdhën njerëzit që më mblodhën. Më thanë “shiko se ke fëmijën”, unë nuk e dija se çfarë do të thoshte fëmijë se isha një nënë e re, nuk e kuptoja që fëmija është gjithçka, është një lumturi më vete, pavarësisht se unë në atë gjendje nuk e kuptoja ç’do të thoshte.

Sot ajo shpreson se e ardhmja e  tyre mund të jetë diçka më e mirë dhe reflekton për dëshirat e shprehura nga dhimbja e pikëllimi.

Silvana: Në ato momente kam lutur Zotin, kam thënë o Zot mua jeta…më iku burri, më merr dhe mua e djalin pa e ditur se ç’do të thotë jeta më mbrapa dhe i kërkoj falje 1000 herë Zotit të madh që të mos më marrë djalin se ajo është pasuria, jeta ime tani.

Për të siguruar jetesën, Silvana punon në një supermarket në Fier si sistemuese. Çdo ditë, ajo shkon nga Ballshi drejt Fierit ku i duhet të shohë dhe përjetojë ndjesinë e humbjes së bashkëshortit në rrugën ku ka ndodhur aksidenti. Ajo lëngon për jetën e këputur në mes, ëndrrat, dashurinë që fatkeqësia nuk e kurseu.

Silvana: Ajo rruga mua më është bërë…  më kujton burrin sepse burri aty më ka rënë. E shikoj përditë. Më duket sikur… do të më vijë, më kujtohen gjëra sesi ka ndodhur, sesi ka rënë aty dhe mua më kalon në një ankth, në një stres më vete ajo pjesa aty, më rëndon psikologjikisht, mendërisht, i lutem Zotit më ndihmo sepse nuk është e lehtë për mua kur shikoj dashurinë time që iku, atë që unë kisha krijuar jetën.

Dhimbja prek edhe vogëlushin. Deoni e kërkon vazhdimisht të atin, të cilit nga fotot kuptohet se i ka ngjarë shumë. Shpesh, ai i shpreh Silvanës dëshirën për të blerë një tullumbace që t’ia dërgojë të atit.

Silvana: Më thotë “dua babin, më ka marrë malli, dua ta përqafoj, ta puth”. I them ke një faqe të babit dhe një të mamit që ti mund ta puthësh që të nxjerrë mallin. I them unë që na shikon babi, e kemi lart te qielli dhe më kërkon tullumbace, “më bli tullumbace që t’ia nis babit, që t’i nis një përqafim”. Më prek shumë. Qan, e kërkon./tvklan.al