E Diela Shqiptare



E Diela Shqiptare

13:11 28/06/2020

Bashkëshorti: Kur gruaja më tha që djalin nuk e kam me ty, më iku truri i kokës

Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “”Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme situatën e vështirë të zotit Mynyr.

Ai vinte dhe ikte në Greqi dhe deri në vitin 2013 nga martesa e tij kishte vetëm një vajzë. Por 16 vite pas lindjes së vajzës, merr lajmin e mirë se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe në jetë vjen një djalë. Ky ishte një lajm shumë i bukur, që familja mezi e kishte pritur.

Por jeta dhe martesa e tij ndyshoi në Shkurtin e vitit të kaluar. Gruaja i kërkon divorcin dhe i thotë që nuk do e ka dashur dhe nuk e do atë.

Pas ndarjes, ajo i thotë që fëmija nuk është i tij dhe kjo ishte tepër e rëndë për të. Për ta vërtetuar këtë gjë, bën analizën e ADN-së në Greqi dhe zbulon se fëmija nuk ishte i tij.

Sot ai ka thirrur vëllain e tij, Fitimin dhe kërkon prej tij llogari, pse ai nuk i ka treguar për situatën sepse shprehet se të gjithë në zonën ku ata banonin, e dinin që sjellja e ish-gruas së tij nuk ishte e mirë.

Mynyr: Jam martuar në 1997 me nusen që e quanin Eva, në këtë martesë kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin.

Eni Çobani: Gati 21 vjet apo jo?

Mynyr: Po 20 e ca vjet martesë. Në vitin 2001 kam ikur në Greqi, kisha vajzën, edhe zonjën Eva. Kaluan 6 vjet andej, erdhën u kthyem në Ksamil.

Fitim: Çfarë do na thuash me këtë?

Mynyr: Prit se do ta them të lutem. Si erdhëm, futa vajzën në shkollë, unë emigrant, ajo në Shqipëri.

Eni Çobani: Ti ikje dhe vije nga Shqipëria?

Fitim: Si gjithë të tjerët që shkonim në kurbet.

Mynyr: Po! Në vitin 2013 më tha që kam ngelur shtatzënë.

Fitim: Të gjithë u gëzuam për këtë.

Mynyr: Të gjithë u gëzuam, bëra dhe një darkë për këtë.

Fitim: Sepse mbas disa vitesh na erdhi një fëmijë në jetë.

Mynyr: Mbas 16 vitesh thashë shyqyr më dha Perëndia një djalë.

Eni Çobani: Pra mbas 16 vjetësh të vajzës të lindi një djalë?

Mynyr: Po! Vjet në datën 19 Shkurt bëri divorcin e ndarjes. I thashë pse ndahesh, çfarë kërkon?

Eni Çobani: Tani se shkuat tek divorci, keni patur ndonjë problem me njëri-tjetrin?

Mynyr: Jo, asnjë problem s’kemi patur. Çfarë ka dashur ja kam plotësuar, u bleva makinë 13 mijë Euro, që unë s’kam biçikletë për vete. I thashë pse ndahesh? Më tha nuk të dua më, s’të kam dashur, nuk të dua. Në rregull i thashë, ti në punën tënde, unë në timen.

Eni Çobani: Pra nuk patët ndonjë përjetim dramatik të themi? E përjetuat me qetësi?

Fitim: Më fal zonja Eni, kanë patur probleme familjare, por nuk kanë patur problem serioze me njëri-tjetrin.

Mynyr: Mbas divorcit e pyeta dhe i thashë çfarë deshe, pse u ndave. Më tha nuk të kam dashur, as të dua. Po si kështu? Më tha mua ti nuk e dije një gjë të tillë, që do vijë një orë të ndaheshim.

Fitim: Po mirë o, çiftet ndahen.

Mynyr: Prit ndahen, por më tha që unë djalin nuk e kam me ty. Mua atëherë më iku truri i kohës, kur më tha.

Fitim: Është e pabesueshme kjo që thua.

Mynyr: Si është e pabesueshme?

Fitim: Me çfarë deklarate e thua ti këtë?

Mynyr: Vajta i mora fijen e flokut dhe e bëra ADN-në tek greku. 

Eni Çobani: Është pak i tensionuar Mynyri. Po pastaj?

Mynyr: Bëra ADN-në në Athinë. Më mori doktori në telefon dhe më tha djali nuk është i joti, edhe çoje ku të duash, në Amerikë çoje ADN-në, fëmija nuk është i joti. Mua atëherë më iku truri i kokës, i bija mureve, desh më iku mendja, po mos kishte ardhur ky me nusen, më iku mendja. Kam kaluar në depresion, jam me ilaçe.

Fitim: Zonja Eni, nuk e dija se çfarë i kishte ndodhur, jam me shtëpi ballë për ballë dhe vetëm dëgjoj një të bërtitur dhe përplaste kokën nëpër mure.

Vëllezërit përballë njëri-tjetrit për pronën e babait: Ke marrë lekë ti ore? 

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan përballë njëri-tjetrit ishin dy vëllezër. Shkak është bërë një pronë, e cila ka çuar edhe në konflikt mes tyre.

Pas vdekjes, babai i tyre nuk la një testament, por duke qenë se Mynyri ishte kujdesur për të, vëllezërit dhe motrat menduan që t’ia dhuronin atij pronën.

Për këtë gjë u kujdes Fitimi, por në Gjykatën e Sarandës, ish-bashkëshortja e Mynyrit u shpreh se ajo i ka paguar 16 milionë Lekë ish-kunatit të saj për atë pronë. Fitimi shprehet se kjo nuk është e vërtetë, pasi ai ka bërë kontratë dhurimi, jo kontratë shit-blerjeje.

Fitimi: Kush jam unë të zgjidh punët dhe problemet e vëllait, unë kam hallet dhe problemet e mia. Më kanë telefonuar për një dhurim pasurie nga prindërit e mi, se prokura ishte në emrin tim.

Eni Çobani: Po e ke dhe atë të dhurimit? Si e ke dhuruar, se unë këtu nuk kam që ke dhuruar gjë.

Mynyr: A dëgjove si të tha në gjyq, të kam dhënë lekë tha.

Fitimi: Dëgjo do ta shpjegoj.

Mynyr: Si ore më thua dëgjo. Të ka dhënë lekë?

Fitimi: Po nuk kam marrë lekë, o vëlla. Si kam marrë lekë?

Mynyr:  Pse thotë ajo që të kam dhënë 16 milionë lekë?

Fitimi: Do ta shpjegoj dhe atë!

Eni Çobani: Çfarë veprimi ke bërë, se ke një prokurë të posaçme?

Fitmi: I kemi bërë si fëmijë dhurim, i kemi dhuruar tokën e babait Mynyrit.

Eni Çobani: Babai sa fëmijë ka?

Fitimi: 6 fëmijë. Jemi paraqitur në Gjykatën e Sarandës të gjashtë dhe kemi deklaruar që kjo është tokë e dhuruar dhe ngrihet zonja, ish-bashkëshortja e tij, dhe thotë unë i kam dhënë lekë këtij zotërisë, për mua, i kam dhënë 16 milionë lekë. 

Mynyr: I ke marrë lekët apo jo?

Fitimi: Më fal, prit një minutë ore. Që të vërtetohet se nuk është vetëm kjo, unë me vëllezërit dhe motrat kam në debat, se nga deklarata e gruas që dëgjuan atje, thanë dhe besuan që ti ke marrë 16 milionë lekë dhe na detyrohesh ne lekë.

Eni Çobani: Pra kemi një pronë të babait, babai vdiq, nuk la asnjë testament, prona do t’i ndahej tërë fëmijëve. Sikundër ju hodhe qëparë ti Mynyrit, që mua nuk më pëlqeu, i the baba e ke patur, e ke patur për detyrë, për detyrë e keni patur edhe ju. Po ju jeni treguar të mirë dhe keni thënë mbasi vdiq babai, meqë ky e mbajti t’i dhuroni pronën.

Fitimi: Prandaj u mblodhëm si vëllezër dhe motra dhe thamë që këtë pasuri t’ia japim vëllait.

Eni Çobani: Në 2009 ke vajtur ti tek Thoma Kaçi.

Fitimi: Tek noteri!

Eni Çobani: Ke marrë prokurë nga tërë vëllezëtrit dhe motrat për t’i dhuruar pronën.

Fitimi: Për arsye se ishin të larguar dhe mos të vinin.

Eni Çobani: Në fakt ti nuk ke bërë kontratë dhurimi, ke bërë kontratë shit-blerje.

Fitimi: Atje ta shikojë noteri, për mua është kontratë dhurimi.

Eni Çobani: Si kontatë dhurimi me kontratë shit-blerje?

Mynyr: Ke marrë lekë ti ore?

Fitimi: Ka dallavere! Nëse unë kam marrë 16 milionë lekë të më tregojnë një mandat arkëtimi.

Eni Çobani: Zonja thotë që unë e kam blerë këtë pronë dhe të kam dhënë 16 milionë lëkë të vjetra.

Fitimi: Nëse ajo ka derdhur këtë lekë, ku është fatura?

Mynyri i kërkon llogari vëllait: Gruaja më bridhte me dashnorët në disko dhe ti nuk më lajmëroje

Rubrika “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme problematikën mes dy vëllezërve. Mynyri zbuloi një sekret për gruan e tij, që i ndryshoi jetën dhe akuzon vëllain e tij, Fitimin se ai e ka ditur këtë të fshehtë, por nuk ia ka thënë.

Mynyri pas ndarjes merr vesh nga gruaja se djali nuk ishte i tij. Kjo ishte tepër e rëndë për të, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe për ta vërtetuar atë që ish-gruaja i tha, bëri testin e ADN-së dhe kuptoi që djali nuk ishte i tij.

Ai qëndronte shpeshherë larg familjes së tij sepse punonte në Greqi dhe nuk ishte në dijeni për lëvizjet e ish-bashkëshortes. Mynyri tregon se vëllai i tij edhe pse e ka afër shtëpinë me ta, asnjëherë nuk e paralajmëroi për diçka.

Nga ana tjetër, Fitimi shprehet se nuk merret me familjen e vëllait, pasi ka familjen dhe problemet e tij.

Mynyr: Si nuk e dije ti, kur e dinte gjithë Ksamili?

Fitimi: O zotëri nuk merrem me familjen tënde unë, kam familjen time.

Mynyr: Si nuk e dije ti?

Fitimi: Nuk e dija, nuk më interesonte familja jote, kam familjen time unë.

Eni Çobani: Pse duhet ta dinte Fitimi këtë gjë?

Mynyr: Të më lajmëronte mua!

Eni Çobani: Pse ju dyshoni që e dinte Fitimi?

Mynyr: Pse mos ta dinte ai?

Eni Çobani: Pse duhet ta dinte pra? Se jeni afër?

Mynyr: Jemi afër.

Fitimi: S’kam lidhje, s’kam punë unë me këta.

Mynyr: Unë kam dëgjuar tani nga të tjerët, se i zoti e merr vesh në fund. Ajo vinte në orën 3 të natës, se bridhte nëpër disko, unë punoja si qen në Greqi. Ajo bridhte nëpër disko me dashnorët.

Fitim: Dëgjo, vëllai im mua mos ma ngarko këtë, se unë nuk di gjë për veten time. Kam familjen time, mos më bjer në qafë të lutem.

Mynyr: Zonja Eni kam rritur fëmijën 5 vjet. Më ka ngelur thikë në zemër ai fëmijë, se ai më thërret mua baba.

Fitimi: Zonja Eni më fal, më keni telefonuar për një problem dhe çështje dhurim pronësie.

Eni Çobani: Po është dhe ai problem.

Mynyr: A e dëgjove në gjyq që tha ajo të kam dhënë lekë. Ke marrë lekë ti?

Fitimi: Zotëri edhe njëherë, mos më detyro të iki nga emisioni, se dëgjo unë nuk kam ardhur të zgjidh problemet e tua. Zgjidhi vetë, ke gjykatë, ke trup gjykues.

Mynyr: Zonja Eni e mora ADN-në dhe vajta në gjykatë bëra gjyqin.

Fitimi: Nuk jam unë ai që zgjidh problemet e tua, ti je kompetent për familjen tënde.

36-vjeçari vjen për herë të dytë në program, i bën surprizë gruas së 5-të: Besoj do na ecë

Për Julianin është hera e dytë që vjen në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan. Hera e parë ishte në 1 Maj 2016, ku ai i bëri një surprizë gruas së tij të tretë, Sadetit.

Ditën e sotme, ai është rikthyer sërish, por këtë herë për t’i bërë surprizë gruas së tij të re, të quajtur Fitore.

Juliani në studio tregoi se marrëdhënia me Sadetin nuk funksionoi, më pas u njoh përmes Facebook-ut me një vazë të quajtur Ina. Por as lidhja me të nuk zgjati shumë. Më tej, ai u njoh me Fitoren dhe tashmë kanë 3 vite të martuar.

Julian: U jam mirënjohës që më hapët sërish dhe më mirëpritët, për të dhënë një mesazh të dytë për bashkëshorten time.  

Ardit Gjebrea: Për Sadetin?

Julian: Për Fitoren, e kam këtë mesazh sot.

Ardit Gjebrea: Ti nuk je më me Sadetin?

Julian: Pas rastit të Sadet, Juliani thotë që ky është mesazhi i dytë që jap.

Ardit Gjebrea: Prit pak, se unë aty ka mbetur tek Sadeti! Nuk është më Sadeti?

Julian: Nuk është më! Rasti i Sadetit qëndron se kishte një fatkeqësi në shtëpi, kishte një vëlla dhe një motër, i kishte të sëmurë, invalidë dhe kjo na ftohu dhe na largoi.

Ardit Gjebrea:  E le ti apo të la ajo?

Julian: Me Sadetin, siç u mirëkuptuam bashkë, ashtu edhe u ndamë.

Ardit Gjebrea: Mirë e mbyllim kapakun Sadet! Hapim një faqe të re?

Julian: Po!

Ardit Gjebrea: Mbas Sadetit pate ndonjë histori?

Julian: Pas Sadetit, Julian ka shkuar pak kohë në Greqi, në emigrim dhe kur jam kthyer në Shqipëri, më çon ftesë një vajzë nga Xarë e Sarandës, Ina. Unë e pranoj ftesën për shoqëri në Facebook.

Ardit Gjebrea: Më thuaj për Inën?

Julian: Më priste në Sarandë bashkë me familjen.

Ardit Gjebrea: Që të zyrtarizonit lidhjen tuaj?

Julian: Po që të më njihte familja si dhëndër, që unë do bëhesha në atë shtëpi.

Ardit Gjebrea: Ti sot sa vjeç je?

Julian: 36 vjeç!

Ardit Gjebrea: Po ina sa vjeç ishte?

Julian: Ina ishte 22 vjeç!

Ardit Gjebrea: Për Inën ke ardhur sot?

Julian: Jo! Sot kam bashkëshorten e tretë! Qoftë e treta e vërteta! Besoj kështu do na ecë.

Ardit Gjebrea: Po kështu the dhe për Sadetin, e treta e vërteta. Ina ishte gruaja e 5 në jetën tënde apo jo?

Julian: Po!

Ardit Gjebrea: Si i ke përjetuar gjithë këto ndarje, ti zemrën duhet ta kesh copë!

Julian: Jo, unë gjithmonë kam qenë i fortë, jam dhe do të jem. 

Juliani sjell bashkëshorten tek ‘E Diela Shqiptare’: Sot do të jap një mesazh të mirë

Juliani zgjodhi rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për t’i bërë surprizë bashkëshortes së tij. Kjo nuk ishte hera e parë për të që vinte në program, pasi në 1 Maj 2016, ai i bëri surprizë gruas së tij të tretë.

Në studio, ai rrëfeu se marrëdhënia me Sadetin, gruan e tretë nuk zgjati shumë. Pas saj ka patur dhe njohje të tjera, por tashmë prej 3 vitesh është i martuar me Fitoren.

Juliani kërkoi prej saj që të mos jetë më e mërzitur dhe mos shqetësohet më aq shumë për fëmijët.

Julian: Juliani të ka ftuar sot Fitore, siç kemi biseduar gjatë këtyre 3 viteve bashkë, sot do të jap një mesazh të mirë. Pavarësisht se nuk kemi publik si pasojë e situatës që ka rënë në të gjithë vendin, do merrje një duartrokitje shumë të mirë, se e meriton si ti dhe unë.  

Ardit Gjebrea: Kameramanët lanë të gjithë kamerat dhe ta dhanë duartroktijen.

Julian: Për sa i përket situatës që thua jam nevrike, ti aspak s’je nevrike, je e dashur dhe e respektuar, një zonjë e ngrohtë, që i pret me krahëhapur të gjithë si miqësinë, shoqërinë. Deri më sot kemi kaluar shumë mirë, pa debate, pa fjalë bashkë dhe kështu do ecim gjatë gjithë jetës dhe e besoj këtë gjë, si nga ana jote, si nga ana ime.

Fitore: Faleminderit!

Julian: Sot të them që mos të shoh më të rrish e mërzitur dhe të thuash u vonuan fëmijët, u vonuan shumë apo pak, ku shkuan, ku janë? Ne kemi 3 vite bashkë dhe ju kemi dhënë rrugën e duhur.

Ardit Gjebrea: Të lutem më thuaj pak, çfarë të pëlqeu tek Juliani, çfarë të bëri të dashuroheshe me të?

Julian: Është i sjellshëm, këtë e ka, di të sillet për nënën, motrën, fëmijët, të gjithë. Kujdeset shumë. Nëse do blejë diçka do e blejë për të gjithë, për gocat. Unë jam pak më kursimtare tek lekët.

Ardit Gjebrea: Unë uroj që të shkoj gjithçka mbarë e mirë. Shoh që ke gjetur një goxha zonjë Julian dhe uroj që t’ju prijë e mbara dhe të jeni deri në fund bashkë.

Fitore: Faleminderit!

Fëmijët: Pas shumë vitesh, takimi i mamit tonë me babin e vetë ishte zhgënjyes

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të një gruaje 60-vjeçare. Ishin dy fëmijët e saj, Migena dhe Fatosi që rrëfyen në studio gjithë peripecitë dhe vuajtjet që nëna e tyre ka kaluar.

Kur nëna e tyre ishte 6 vjeç, babai i saj arratiset në atë kohë jashtë Shqipërisë. Pak kohë më vonë, edhe nëna e saj ndërroi jeta dhe 3 vajzat mbetën jetime.

Migena tregon se vështirësitë për nënën e saj kanë qenë të mëdha. Por në vitin 1993, nëna e tyre bie në gjurmët e babait të saj. Ai ishte në Austri dhe një i afërm i tij bën të mundur që ajo të shkojë të takojë babain e saj.

Ky takim i shumëpritur dhe pas shumë vitesh ishte zhgënjyes sepse ai u soll ftohtë me vajzën e tij. Ai kishte krijuar një familje të re, me dy vajza dhe një djalë. Vajzave iu kishte vendosur emrin e vajzave që kishte në Shqipëri.

Migena dhe Fatosi shprehen se ai ishte takimi i parë dhe i fundit i nënës së tyre me babain e saj.

Migena: Në vitin 1993, vinin emigranët nga jashtë dhe kërkonin familjet e tyre për të ditur se ku janë. Domethënë jo se ishte gjyshi ai që na kërkonte, por ishte dikush tjetër, ishte një mik i familjes që interesohej për familjen e gjyshit tim Mevlan. Dua të interesohem të di tha ku i kanë varret, se ai nuk e mendonte se familja do të ishte gjallë. Dua se e kam amanet nga gjyshi që të shkoj dhe t’iu vë një tufë me lule. Kushëriri jonë i thotë që Mevlani i ka të treja vajzat gjallë, bashkëshortja ka ndërruar jetë, njëra nga vajzat punon këtu, pranë një institucioni shtetëror, mund ta thërras dhe të flisni. Jo tha, s’është e vërtetë. U mundësua takimi dhe ai bëri të pamundurën që mami të shkonte në Austri dhe të takonte babin. Kjo ishte një gjetje e dytë si të thuash.

Ardit Gjebrea: Dhe ai ishte vendosur në Austri, jetonte atje?

Migena: Ai nga Jugosllavia kishte qenë në Serbi, martuar me një serbo-kroate, ndarë dhe kishte shkuar në Austri ishte martuar me po një serbo-kroate. Kishte krijuar një familje të re, me dy vajza dhe një djalë dhe për të mbajtur emrin e familjes si të thuash, emrin e vajzave ia vuri dhe vajzave atje. Emrin e mamit tim e ka dhe vajza që ndodhet dhe sot në Austri.

Ardit Gjebrea: Pra janë dy motra me të njëjtin emër?

Migena: Po!

Fatosi: Janë të tre emra shqiptarë!

Migena: U arrit mundësia që mami të shkonte në Austri, por ishte një zhgënjim sepse ai kishte krijuar një familje atje dhe nuk e priste që fëmijët të ishin akoma gjallë dhe nuk e priste që mami me atë guximin dhe insistimin e saj do shkonte ajo që ta gjente babain.

Ardit Gjebrea: Si ishte takimi?

Migena: Fatosi ka qenë atje!

Fatosi: Takimi ishte shumë emocionues sepse për herë të parë nëna ime takohej me babin, pas shumë viteve. Gjyshi ishte shumë i ftohtë si në ndjenja, si në mënyrën që komunikonte, thoshte që kam bërë diçka, por deri diku isha i justifikuar. Nuk kishte një ndërgjegje që të thoshte: Ok unë ju kam lënë juve dhe tani do bëj çfarë të jetë e mundur që të mund t’iu ndihmoj.

Ardit Gjebrea: Ashtë ë? Ftohtë ?

Fatosi: Ftohtë! Mamaja i thoshte ke bërë çfarë ke bërë, po të paktën kam djalin, na ndihmo ne që të mund të rrimë, meqë ju jeni në Vjenë, që të mbash djalin. Ai nuk u afrua fare. Në datë 3 Dhjetor ne kemi qenë në Vjenë dhe në 28 Dhjetor në atë të ftohtë jemi kthyer në Shqipëri.

Migena: Me një zhgënjim të madh shumë!

Fatosi: Ai ishte takimi ballë për ballë dhe nuk ka patur më.

Migena: Ishte i fundit!

Ardit Gjebrea: Me vajzën!

Fatosi: Vetëm komunikim me telefon!

Ardit Gjebrea: Po më bën përshtypje kjo sjellja me vajzën.

Fatosi: Ne i thamë hajde tako vajzat e tjera. Ai kishte atë frikën sikur ishte akoma ai rregjimi dhe do t’i ndodhte diçka këtu dhe e hoqi totalisht si mundësi.

“Sot është dita jote”, motër e vëlla surprizojnë nënën e tyre

Migena dhe Fatosi zgjodhën rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan për të surprizuar nënën e tyre, në 60-vjetorin e lindjes. Ata donin që kjo ditë të ishte e veçantë dhe ajo të ishte qendra e vëmendjes.

Nëna e tyre, Manushaqe emocionohet kur vjen në studio dhe shikon në anën tjetër të ekranit djalin dhe vajzën e saj.

Vëlla dhe motër nuk gjejnë dot fjalët për të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen që kanë për të.

Migena: Mami unë nuk jam vetëm sot këtu, unë jam me Fatosin. Nuk dua të të shoh lot në këtë ditë kaq të bukur për juve, ti sot ke 60-vjetorin është më shumë se një gjysëm shekulli jete, jo dhe aq të mirë, por ti sot finalizohesh në një ditë shumë të lumtur. Ne jo kot zgjodhëm emisionim e Arditit, për të thënë që ti sot je në qendër të vëmendjes. Në qoftë se ti ke qenë gjithmonë timoni i jetës tonë, nëse ti ke qenë gjithmonë ajo që na ke drejtuar, dua që kjo ditë të jetë vetëm për ty, ti je gjithçka për ne. Nuk di nëse një njeri do të thoshte shumë fjalë, unë do të gjeja më të fundit, që askush nuk do e kishte përdorur dhe do thoja që ti je nëna ime më e mirë.  Të gjitha nënat janë të mira, por ti je më e mira për ne.

Ardit Gjebrea: Sa herë zonja Manushaqe kur duam të shprehim një dashuri të madhe, kërkojmë në fjalorin tonë një fjalë që nuk ekziston, që nuk e kanë thënë të tjerët dhe pikërisht atë fjalë po kërkonte Migena, por ta tha në mënyrën e saj. Kështu që dije që të ka thënë ato fjalë që nuk ekzistojnë për të të thënë që sa fort të duan dhe sa të shtrenjtë të kanë. Fatos çfarë do t’i thuash mamit?

Fatosi: Edhe unë mundohem t’i gjej fjalët atje thellë, por çfarë t’i them, që e duam shumë, që e falenderojmë për gjithçka që ka bërë për ne dhe e pastë jetën e gjatë. Kjo është jetë dhe shëndet mbi të gjitha.

Migena: Sot është dita jote mami, nuk duam të shohim lot.

Manushaqe: Jo, mami nuk qan asnjëherë, ti e di. Nuk them asnjëherë që nuk kam kam, ju kam mësuar dhe juve të thoni mirë, të falni. Zoti është i madh dhe duke patur mendjen tek Zoti. E falenderoj dhe njëherë m’i ka realizuar të gjitha ëndrrat, të gjitha dëshirat. Në radhë të parë ju jeni mirë me shëndet, në radhë të dytë ëndrrat e mia janë realizuar dhe në radhë të tretë, yjet e mia, që kam 3 mbesa të shkëlqyera. /tvklan.al




Të ngjashme