Një marrëdhënie e veçantë ajo e Erion Isait dhe vjehrrës së tij. Një krushqi plot rivalitet politik, ardhur përmes një loje zbavitëse me çiftin Erion & Ajlin dhe dy vjehrrat respektive; Doloresa dhe Berta.Sigurisht qershia mbi tortë në fundin e rubrikës “Gjysma Ime”, dy dashuritë e mëdha, vajzat Ajri dhe E`Dua!

Pa dallim gjinie dhe moshe, dhimbjet e kockave janë nga ata vizitorët e paftuar që na ulin ndjeshëm cilësinë e jetës. Si trajtohen ato me teknologjine më të fundit dhe kur bëhet kirurgjia e skoliozës? Këshillat kësaj here vijnë nga një prej mjekëve më të mirë të ortopedisë onkologjike të Liv Hospital, prof. dr. Ufuk Aydinli të cilin na e sjell nga Turqia, përfaqësuesja e rrjetit spitalor Liv për Shqipërinë, Alketa Brahushaj.

Prej mëse një viti, Besmirit nuk i thërrasin në emër por “Shetito”. Shkak u bë një video virale e shpërndarë në rrjetet sociale ku ai dhe një shok i tij u etiketuan si “skiftera” pasi shfaqeshin duke filmuar shtëpitë e një lagjeje në Itali. Ai ka ardhur për të treguar jetën e vërtetë që ka bërë dhe pasojat që pati pas publikimit të kësaj videoje. Kujt i drejtohet mesazhi i tij?

Sonila kishte një jetë shumë normale familjare derisa 12 vite më parë u përball me autizmin e djalit të vogël. Ku e ka gjetur ajo forcën për të ecur përpara dhe kë ka ftuar në program?

Xheje është martuar që në moshën 16 vjeçare. Pavarësisht se sollën në jetë një fëmijë, kjo nuk e pengoi ish bashkëshortin që të krijonte një lidhje paralele. Jeta e vajzës ndryshoi krejtësisht aq sa ajo u detyrua të ushtronte prostitucion, sipas saj, nën presionin e ish bashkëshortit dhe vjehrrës. Ata i morën dhe fëmijën dhe aktualisht Xheja do të jetojë tek mamaja e saj Elvira sepse nuk ka ku të shkojë por kjo e fundit nuk pranon. E ëma e fajëson të bijën për vendimet e gabuara që ka marrë gjatë jetës të cilat e kanë sjellë deri në këtë situatë. A do arrijë Xheje të bindë mamanë e saj Elvirën që t’a mbajë sërish në shtëpi?

Jemi në pjesën e fundit të programit E Diela Shqiptare, pikërisht me formatin – Të Panjohurit! Një konkurrent, 8 të panjohur dhe një i afërm misterioz, do jenë protagonistë të një show ku mund të fitohen 20 mijë Euro.Konkurrenti ynë sot është Elvis Velaj, i cili punon në një kompani sigurimesh. Sa identitete do të arrijë të zbulojë Elvisi dhe sa euro do të mund të sigurojë?