E Diela Shqiptare (16 Maj 2021)




E Diela Shqiptare (16 Maj 2021)

13:25 16/05/2021

Esdalini tregon pse zihet me Olën: Për para, ajo nuk sheh çmime ndërsa unë jam dorështrënguar

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” në Tv Klan, ka qenë çifti i koreografëve Esdalin Gorani dhe Ola Hasani. Ata kanë ushtruar për vite me radhe profesionin e baltetit dhe janë shumë të dashur për publikun shqiptar. Gjatë intervistës ata kanë treguar më shumë për jetën e tyre personale dhe profesionale. Gjithashtu çifti ka tregua si kanë arritur të menaxhojnë punën dhe profesionin së bashku. Të pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se për çfarë zihen më shumë, ata thonë për paratë. Estalini tregon se ai është më dorë shtrënguar, ndërsa Ola nuk sheh fare çmimet.

Ardit Gjebrea: Ju jeni të lumtur, por ndonjëherë edhe ziheni. Për çfarë ziheni?

Ola HasaniPër ide, për para.

Esdalin Gorani: Ja, obobobo. Unë jam ai dorështrënguari. Ola nuk sheh çmime, nuk sheh asnjë gjë.

Ardit Gjebrea:  Nga vjen kjo Esdalin?

Esdalin Gorani: Sepse unë jam rritur vetëm, kam ikur 10 vjeç nga familja, kam jetuar në konvikt dhe kjo më ka bërë të jetoj vetëm, pa familjen. Jetoja tek konviktet e Liceut Artistik në ’89-ën kam qenë në klasën e pestë, llogarite çfarë kohe dhe unë shkoja një herë në javë në shtëpi.  2 Lekë që mi jepte babai që t’i kisha gjithë javën, ditët e para i prishja e thoja çfarë do bëj. Pastaj fillova të bëj ekonominë, jeta e vështirë që kam bërë, më ka bërë që të bëj ekonominë.

Ardit Gjebrea: Ne kemi të gjithë një mentor në jetë, unë kam profesor Çesk Zadenë, po juve?

Esdalin GoraniNe kemi të madhin Agron Aliaj. Kjo është meritë dhe mirënjohje e përjetshme  nga ne, sidomos nga unë me profesor Agronin kam pasur një raport fantastik personal, jo në punë por edhe jashtë pune. Është personi që ka investuar më shumë nga ne dhe personi falë të cilit ne jemi sot. Ka qenë personi që na ka hapur rrugën, ka drejtoi rrugën, ka pasur në atë kohë një program, na tha bëjeni vetë dhe në i thamë profesor se bëjmë dot. E na tha e di si është puna? Noti mësohet në det, o bëje o lerë.

Ola Hasani: Mesa duket kishte parë diçka tek ne të dy përderisa investoi.

Mamaja rrëfen momentet e dhimbshme kur i biri ra në koma, mendonin se kishte Covid, por…

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Fidania e cila ka treguar se kur ishte 17 vjeç e kanë martuar pa dëshirën e saj. Ajo ishte tepër e zhvilluar për moshën që kishte dhe e ngacmonin. Pasi e ndaloi dikush në rrugë, prindërit u frikësuan dhe menduan që ta martonin.

Ajo nuk dëshironte as atë që e ndali në rrugë dhe as burrin që e fejuan dhe e martuan. Nga fjalët dhe mentaliteti ajo nuk kundërshtoi dot, por nuk ka pasur një jetë të lumtur me atë burrë. Nga martesa erdhën në jetë 4 fëmijë, por ajo tregon se dhuna psikologjike dhe fizike filloi që kur ishte shtatzënë.

Nuk mund të largohej dot prej tij sepse ishte paragjykimi dhe mentaliteti i tillë, kështu ajo u detyrua që të vazhdonte jetën me atë burrë. Ajo tregon se djali i saj i vogël nuk ka dashur që të vinte në jetë sepse mezi po i rriste fëmijët që kishte.

Fidania: Unë shija gjak Ardit për 15 vite me radhë, isha paciente e rregullt një herë në 2-3 muaj në spitalin e Librazhdit që të ushqeja fëmijët. Kur mora vesh që isha shtatzënë në djalin e vogël, vendosa që të shkoj të abortoj dhe një doktor më këshillon, më thotë t’i nuk do e heqësh këtë fëmijë, por do e bëjmë në një mënyrë tjetër.

Mbaje këtë edhe këtë fëmijë, nuk është problem. Ai i dinte shumë mirë hallet e mia sepse më njihte dhe ashtu veprova. Ika duke qarë, më vinte keq e ta hiqja, e të mos e hiqja, por më vinin ndërmend vuajtjet. Pasi lindi djali ma sollën, ishte si një engjëll për mua. Dhuna vazhdoi dhe pas 6 vitesh, pasi u rrit djali i vogël, unë vendosa të divorcohem.

Fidania tregon se një ditë i ati e gjen të mbuluar në gjak dhe që në ato momente i tha që të divorcohet nga ai burrë. U divorcua, 3 fëmijët i mori ajo sepse vajza e madhe ishte martuar dhe më pas një shoqe e ndihmoi duke e marrë në Itali të punonte. Qëndroi 1 vit pa i parë fëmijët e më pas i mori fëmijët e tjerë.

Tani djali i vogël është kthyer dhe jeton në Shqipëri sepse e fejuara vazhdon shkollën këtu. Fidania dëshiron që t’i japë një mesazh sepse ka një peng, nëse do e kishte abortuar, nuk do ishte këtu ku ajo është. Ai i ka dhënë një forcë shumë të madhe që të përballojë çdo gjë që i ka sjellë jeta. Madje rrëfen dhe një moment shumë të vështirë, ku ai ra në gjendje kome në muajin Janar, mendonin që kishte Covid, por nga një ftohje ai kaloi një infeksion. Kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për të dhe familjen e saj.

Kur u panë me njëri-tjetrin në emision, e ëma i thotë se e do shumë dhe i premton që do i qëndrojë pranë në çdo moment të jetës së tyre. Të njëjtën gjë dhe ai i shprehu dashurinë të ëmës duke bërë që dhe publiku të emocionohet. 

Ardit Gjebrea i ulet në gjunjë vajzës me aftësi të kufizuara dhe i kërkon t’i plotësojë një dëshirë

Disa vajza janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të surprizuar shoqen e tyre Olgerta e cila ka humbur dy njerëz shumë të dashur të familjes nga Covid-19. Që nga ai moment ajo nuk ka shkuar më në shkollë. Në emision ka qenë edhe nëna e saj e cila ka treguar historinë e Olës me një problem fizik, por kjo gjë nuk e ka penguar atë të shijojë jetën dhe të ndihet njeri normal si të gjithë.

Por pas humbjes së gjyshes dhe xhaxhait të saj nga Covidi, ajo është tepër e mërzitur dhe thotë se përderisa vdiqën ata, nuk ka kuptim që të vazhdojë dhe shkollën. Dikur ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, i pëlqente të bënte foto, të dëgjonte muzikë, por tani sipas të ëmës, ajo ka hequr dorë pavarësisht përpjekjeve të familjes për ta mbajtur afër. Madje ajo edhe kur fle gjumë, vesh trikon e gjyshes dhe gjithë kohës shikon lot në sytë e saj dhe pesimizëm.

Pasi erdhi në studio, nëna i kërkon Olës që ta dojë jetën ashtu siç ajo dëshiron. Ajo dëshiron që ta shoqërojë edhe në kafe sepse tani preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të mos dalë. Të ëmës dhe motrës i mungon buzëqeshja e Olës në çdo moment dhe nuk janë aspak të lumtura nëse Ola nuk i shoqëron kur ato dalin.

Ndërsa moderatori Ardit Gjebrea i kërkon Olës që ajo të mos veshë më rroba të zeza dhe ajo pranon. Më pas Gjebrea i kërkoi që t’i premtojë që të mos e veshë më trikon e gjyshes, por ta vendosë në një vend. Këtu Ola u ndje në siklet dhe nuk pranoi për një moment, moderatori i ulet në gjunjë dhe vajza nuk mund ta refuzonte dot duke i premtuar se nuk do e vishte më.

Ardit Gjebrea: Atë trikon e gjyshes palose diku dhe mbaje aty, por mos e vesh më.

Ola: Nuk mundem.

Ardit Gjebrea: Të lutem lëre diku ( i ulet në gjunjë).

Ola: Ok.

Arditi fton dhe shoqet e Olës të cilat ishin ato nismëtaret e këtij mesazhi dhe i tregon surprizën e radhës. Të gjitha së bashku ato do shkojnë në spa dhe do argëtohen, duke kaluar kështu një ditë ndryshe. 

Pyet një grua për të atin, Elsa zbulon se kishte ndërruar jetë 1 vit më parë në aksident

Pjesë e seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Elsa dhe njerku i tij Myftar. Elsa tregon se ajo ka ardhur në jetë nga dy prindër të cilët brenda një viti u martuan dhe u ndanë. Gjatë këtij viti ata kishin shumë konflikte me njëri-tjetrin dhe gjyshi me gjyshen pritën që të lindte Elsa e më pas ta ndanin sepse i ati jetonte në shtëpinë e të ëmës së bashku me gjyshërit e saj.

Pasi u nda e ëma ishte vetëm 19 vjeç dhe do shikonte jetën e saj. Më pas u martua me zotin Myftar i cili vinte dhe ai nga një martesë e parë dhe kishte 3 fëmijë. Pasi u martuan, ata sollën në jetë edhe 3 fëmijë të tjerë. Deri në një farë moshe ajo ka jetuar me idenë se ai ishte babi i saj biologjik, por më pas e mëson se ai nuk ishte babai i vërtetë por njerku.

Në shkollë ajo zbulon se mbante mbiemrin e babait të saj të vërtetë Kasmi dhe shkon në shtëpi duke qarë për ta pyetur pse e kishte mbiemrin ndryshe. Një mësuese në klasën e 4 i thërret Elsës me mbiemrin Kasmi që të ngrihej në mësim dhe ajo nuk reagon sepse mendonte që mbiemrin e kishte mbiemrin Bardhoshi. Kështu Myftari ia ndryshon mbiemrin në gjendjen cilivile dhe ia vë Bardhoshi pa lejën e babait biologjik. Sot Elsa kërkon që të ketë mbiemrin e babait të saj biologjik dhe jo të njerkut.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë kërkon sot?

Elsa: Mbiemrin e babit, pse të mbaj mbiemrin e atij.

Ardit Gjebrea: Po ai të ka rritur, a the që baba është ai që të ka rritur?

Elsa: Unë dua të kem gjakun tim, unë nuk ia mohoj të gjithë djersën atij, ama mbiemrin e dua.

Ardit Gjebrea: Mbiemrin ta bën gjaku, apo ai që ta rritur? Ke qenë vetëm 2 muajshe, je kaq, është kujdesur ai për ty dhe ti do të marrësh mbiemrin e një njeriu që nuk e ke njohur?

Elsa: Po më thërret gjaku o zoti Ardit, e di sa kam vuajtur brenda shpirtit tim se këta nuk e dinë.

Ardit GjebreaSi ke vuajtur ti?

Elsa: Po ju a e dini se ku është babai im sot?

Ardit Gjebrea: Jo.

Elsa: Pas gjithë këtyre gjërave, unë kisha vite që unë shihja ëndërr babin. Gjyshja para se të ndërronte jetë, pohoi me gojën e vetë që t’i je vajza e Hysmi Kasmit, duke qarë më tha mos ik nga Myftari se të ka rritur.

Eni Çobani: Elsa nuk ka ditur në asnjë moment që nga viti ’84-94 që është fëmijë me një baba tjetër, ky është problemi themelor i Elsës. Pse të më ndryshohet mbiemri pa më marrë lejë mua apo babait biologjik.

Kur ishte Elsa 18 vjeç gjyshja ishte në ditët e fundit të jetës së saj dhe i tregoi të vërtetën, që nuk është vajza e Myftarit po e Hysmi Kasmit dhe se e kanë larguar nga shtëpia sepse nuk punonte.

Elsa: Unë fillova të qaj, i thashë dua të iki tek babi, nuk dua të rrij me këtë, ti do vdesësh.

Ardit Gjebrea: Elsa çfarë të kishte bërë babai që të rriti që ti doje të ikje…

Elsa: Më vinte tmerrshëm të jetoja me një njeri që nuk ishte babai im. E kisha shumë të rëndë nga ana ime psikologjike. Më pas ajo pyet një zonjë që vinte nga Gramshi nëse e njihte të atin dhe ajo i thotë që ai kishte ndërruar jetë nga një aksident para një viti. Ky lajm e tronditi pa masë Elsën.

Thotë se njerku e ka dashur më shumë se fëmijët e vetë, por Elsa sërish do mbiemrin e babait

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Elsa me njerkun e saj Myftarin e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe delikate. Deri në moshën 11 vjeç ajo mendonte se Myftari ishte babai i saj biologjik, por në shkollë zbuloi se ajo mbante një mbiemër tjetër.

Myftari shkoi në gjendjen civile për t’i dhënë vajzës mbiemrin e tij që ajo të mos ndihej më konfuze. Para se gjyshja e saj të vdiste ajo i tregon historinë se si prindërit e saj ishin ndarë dhe i lutet që mos largohet nga Myftari sepse ai e ka rritur si të ishte vajza e saj.

Nena e Elsës ka qenë 19 vjeç kur u nda nga bashkëshorti i saj i parë dhe vajza ishte vetëm 2 muajsh. U nda me bashkëshortin sepse kishin konflikte të vazhdueshme në shtëpi dhe nuk punonte.

Pas rrëfimit të gjyshes, Elsa ka qenë në kërkim të të atit biologjik dhe takoi një zonjë rastësisht e cila vinte nga Gramshi, qyteti ku jetonte babai i saj biologjik. Ajo e pyet për babain, por zonja i tregon se i ati kishte bërë aksident një vit më parë dhe kishte humbur jetën. Ky lajm e tronditi Elsën e cila tashmë kërkon që të ketë mbiemrin e të atit biologjik dhe jo të njerkut.

Elsa tregon se gruaja që kishte takuar nga Gramshi i njofton xhaxhallarët e saj dhe i thotë që ju kërkon mbesa. Ata fillojnë ta kërkojnë mbesën e tyre dhe një ditë e telefonon nëna dhe i thotë që të kanë ardhur xhaxhallarët për ta takuar.  

Elsa: Takimi me xhaxhallarët mos mendoni se ishte aq e lehtë, mua mu mbush zemra e shpirti që erdhën sepse mu mbush një boshllëk. Nga i gjithë mundi dhe sakrificë që ky kishte bërë, nuk shkoja dot në Gramsh. Unë dua vetëm të më kalojë mbiemrin sepse me del babi në ëndërr, e dua patjetër.

Ardit Gjebrea: Çfarë të ka munguar ty nga familja e babit që ke këtu?

Elsa: Asgjë, ndjenja një boshllëk, e kuptoja shumë mirë që ai nuk ishte babai im. Nuk e di pse kisha një thirrje gjaku nga ai, më dukej sikur më thoshte mos më harro mua se të kam dhënë jetën.

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi që ty nuk të ka munguar asnjë gjë, ky baba të ka rritur me gjithë të mirat.

Elsa: Ai më mbante më mirë se nga fëmijët e vetë.

Ardit Gjebrea: Pra ky baba të ka mbajtur më mirë se fëmijët e vetë?

ElsaPo nuk ia mohoj hakun, unë thjesht dua mbiemrin.

Eni Çobani: Me një vendim të gjykatës së shkallës së parë zonja ndryshon mbiemrin dhe bëhet Kasmi dhe me këtë vendim regjistrohet përfundimisht në gjendjen civile si vajza e Hysni Kasmit.

Ardit Gjebrea: Tani ti je që ta ndryshojë mbiemrin?

Eni Çobani: Unë jam që ajo të bëjë atë që të ndjejë, babai është një figurë shumë e domosdoshme bë jetë.

Ardit Gjebrea: Cili baba?

Eni Çobani: Si ai biologjiku dhe ai që të rrit, janë pa dallim në këtë mes dhe nuk ia mohojmë kontributin, por ai që i del në ëndërr në formën në të cilën ajo e shikon dhe ndjen një mungesë, unë them që Myftari duhet ta kuptojë dashurinë.

Myftari shprehet se nuk dëshiron që vajzën ta nxjerrë nga trungu familjar, por në fund të seancën vajza shkon e përqafon njerkun të cilit i thërret baba duke rregulluar marrëdhënien  e tyre.  /tvklan.al

 





Të ngjashme