E ka pasur nënën mësuese, Lulzim Basha tregon si ka qenë kjo eksperiencë: Ishte një barrë e dyfishtë

I ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela. Ata kanë bërë një rrëfim ndryshe duke zbuluar më shumë për jetën e tyre private. I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si ka përjetuar faktin që e ëma ka qenë dhe mësuesja e tij dhe nëse ishte e vështirë apo e lehtë për të.

Ardit Gjebrea: Shkollën 8-vjeçare më duket se Luli e kryer tek Skënder Çaçi, ka qenë mësuese dhe mamaja juaj.  Ndonjëherë sa e lehtë dhe e bukur duket, aq e vështirë dhe me përgjegjësi duket që je në një shkollë ku e ke dhe mamanë mësuese, si e mban mend?

Lulzim Basha: Është fakt publik për të gjithë moshatarët e mi, qoftë për ata më të mëdhenj se unë apo ata pak më të rinj se unë, për të gjithë brezin e mësuesve që ishte në mënyrën më absolute një barrë e dyfishtë. Nëna ime që dua ta përshëndes sot, të gjithë i kemi fjalët në majë të gojës për dashurinë për nënën dhe që i detyrohemi gjithçka, është e vështirë të gjesh fjalë të tjera por unë me të vërtetë i detyrohem shumë, shumë nënës sime. Ajo ka qenë një shtysë e jashtëzakonshme që unë të jepja më të mirën time. Pasi përfundova gjimnazin ishte një largim dramatik për familjen sepse u ndamë.

Lulzim Basha tregon se sapo mbaroi gjimnazin ai dhe Aurela të cilën e kishte vetëm shoqe, u nisën për studime në Holandë, ku u përballën me një kulturë dhe realitet krejt tjetër.

Lulzim Basha dhe bashkëshortja flasin për fillimet e tyre në Holandë: Nuk dija të skuqja as vezë…

Pjesë e rubrika “Gjysma ime” në Tv Klan është bërë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bashka dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha. Në një rrëfim ndryshe ata kanë vendosur të flasin për herë të parë për jetën e tyre private, si janë njohur, kur lindën ndjenjat e tyre të para dhe jetën që nisën të dy jashtë Shqipërisë në Holandë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishit kur shkuat për studime në Holandë?

Lulzim Bashka: Pas gjimnazit.

Ardit Gjebrea: Sot ndodh, por në ato vite nuk është se ka qenë një gjë e përditshme.

Lulzim Basha: I përkasim një grupi prej ndoshta 80 studentësh shqiptarë nga e gjithë Shqipëria që studionin jashtë në ato vite, sot janë 30 mijë që studiojnë anë e mbanë botës.

Ardit Gjebrea: Pse pikërisht në Holandë dhe si ndodhi që ishit të dy?

Aurela Basha: Ishte rastësi, fat sepse duhet të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur, në moshën e duhur sepse po të ishim më të mëdhenj do kishim filluar universitetin dhe do e kishim mbaruar këtu.

Lulzim Basha: Vitin e parë e filluam këtu, por ndërkohë që kur e filluam vitin e parë ne kishim kontakt me një fondacion holandez i cili kishte krijuar një marrëdhënie me gjimnazin Sami Frashëri dhe kishte për qëllim t’i jepnin shanse rinisë shqiptare që ishte vendi më i izoluar në Europë të ishin në kontakte me moshatarët e tyre. Unë pata fatin e parë që kur isha në gjimnaz shkova me një program 2-javor shkëmbimi me një shkollë të mesme në Amsterdam, Liceun e Amsterdamit.

Ardit Gjebrea: Si t’u duk Amsterdami?

Lulzim Basha: Tani t’i thuash njerëzve sot që shqiptarët e kanë shëtitur botën, e kanë shëtitur Europën të paktën, pothuajse 1 në 3 shqiptarë jetojnë jashtë vendit, është e vështirë për shembull t’i shpjegojmë vajzave tona se çfarë shoku kulturor ishte të dilje nga Shqipëria e ’91-shit, 14 Tetor ’91 e mbaj mend si tani dhe meraku im kryesor si 17-vjeçar ishte që të mbaja kokën lart sikur nuk më bënte përshtypje asnjë gjë, sikur vija nga vendi i mbretërve, domethënë ajo krenaria e shqiptarëve, ku në fakt nuk kishte gjë që s’më bënte përshtypje, që nga benzinata e parë që pashë pasi dolëm nga rrethimi i aeroportit dhe gjithçka më bënte përshtypje sepse ishte një botë tjetër.

Ardit Gjebrea: Dhe ju studiuat për?

Lulzim Basha: Për juridik.

Ardit Gjebrea: Kurse Aurela?

Aurela Basha: Për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike.

Ardit Gjebrea: Dhe jetuat bashkë?

Aurela Basha: Jo nuk jetuam bashkë. Jetonim si studentë secili në shtëpinë e vetë.

Ardit Gjebrea: Kur filluat ta kuptonit ju që kishte dhe një gjë tjetër përveç shoqërisë, cili ishte ai momenti?

Aurela Basha: Nuk është vetëm një moment, erdhi natyrshëm.

Ardit Gjebrea: Prej sa vitesh ishit shokë ju derisa u lidhët?

Aurela Basha: Po besoj se 5-6 vjet diçka e tillë. Mbase nga viti i dytë i universiteti që ishim të dashur.

Ardit Gjebrea: Çfarë zbuluar ju tek vetja që nuk ia dinit më përpara, kur shkuat në Holandë?

Aurela Basha: Ne ishim 18-19 vjeç, kishim jetuar me mamin dhe babin edhe shkuam në një vend, krejt ndryshe duhet të përshtateshim me vendin e ri, kulturën e re dhe duhet të kujdeseshim për veten tonë.

Lulzim Basha: Të shkosh atje, 19 vjeç e para gjë që mbaj mend, ishte befasia, unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur ndonjëherë vezë dhe papritur duhet të kujdesesha vetë për gjithçka. Duhet të administroja një buxhet që ishte bursa, të blija ushqimet, gjërat e përditshme, ndonjëherë bënim një farë skedule që duhet të gatuanim për të gjithë shtëpinë dhe papritur duhet të ndërtosh një regjim të përditshëm ku nuk ke ndihmën e nënëns, e babait, je vetëm dhe duhet t’ja marrësh dorën.

Dikush që s’ka skuqur ndonjëherë vezë, duhet të bëje spagheti me ton dhe me qepë për të gjithë shtëpinë, që ishte një nga përgatitjet më buxhetore për studentët. Ajo që na lidhi ishte që duke u gjendur në një ambient ku ishim të pavarur, u lidhëm, u afruam më shumë me njëri-tjetrin, shkëmbenim përvojat për të përballuar këtë pavarësi që na bëri më të fortë dhe të gatshëm për t’u përballur me ato sfidat e jetës rinore por nga ana tjetër edhe na afroi më shumë dhe filluam të zbulonim gjëra që ndoshta nuk i dinim.

Luante si Dj në Holandë, Lulzim Basha flet për pasionin dhe eksperiencën në muzikë

Në një intervistë me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea tek rubrika “Gjysma ime” në tv Klan, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela, kanë folur për vitet e tyre të studimit në Holandë. Ata u larguan në një moshë shumë të vogël, sapo përfunduan gjimnazin dhe ishin vetëm miq të ngushtë, ndjenjat për njëri-tjetrin u shfaqen nga viti i dytë i universitetit. Ata treguan se kur shkuan u përballën me një realitet komplet tjetër dhe u detyruan të mësoheshin me kulturën e atij vendi.

Aty kultivuan dhe disa pasione të tyre, Aurela pasionin e hipizmit, ndërsa Basha pasionin e Dj. Ai ka treguar se ka qenë shumë i pasionuar me muzikën dhe kur shkoi në Holandë u bë shok Dj i cili kishte një disko shumë të madhe pranë Fakultetit të Juridikut ku Basha studionte. Aty filloi të mësojë dhe të luajë si Dj ku dhe performonte gjatë mbrëmjeve në klub.

Ardit Gjebrea: Në kohën e lirë Aurela është marrë me hipizën dhe Luli Dj. Ç’në hipizmi Aurela?

Aurela Basha: Kam qenë në shoqatën e studentëve të hipizmit dhe e kam bërë me vite, më pëlqejnë shumë kuajt, kafshët. Hipizmi është një sport që veç anës sportive, të lejon që të kujdesesh, të merresh me kafshën, ta shëtisësh, ta pastrosh, harxhon shumë kohë në stallë dhe kjo më pëlqente shumë.

Ardit Gjebrea: Po Dj?

Lulzim Basha: Shiko Dj është fjalë e madhe, unë kam pasur një pasion të jashtëzakonshëm për muzikën, kam qenë i marrosur pas muzikës perëndimore Pop, ia vlen ta themi për të gjithë ata të rinj që nuk e dinë, që kjo ishte e ndaluar. Papritur ndodhem në një vend që ishte plot, me disko, me klube, ku muzika luhej lirisht, ku nuk kishte nevojë të merrje një kasetë të Scorpions apo të Micheal Jackson dhe ta dubloje në ato magnetofon me dy që ta shumëfishonim, ndërkohë që binte cilësia e muzikës, papritur muzika mu hap si mundësi. Unë kisha shumë qejf diskon, kisha dhe kam një shok Richard është gjysmë holandez dhe gjysmë australian dhe ai ishte Dj i vërtetë.

Afër kampusit të Fakultetit Juridik, kishte një disko të famshme dhe Richardi ishte mbreti i saj. Sigurisht që ne shkonim, kërcenim në orët e vona, të gjithë ato këngë të bukura që deri para disa vitesh ishin të ndaluara. Mendoj që ajo dashuria për muzikën që më kishte nisur nga “Hit Paresi” të radios italiane, u kthye në një kuriozitet të madh se si funksionon kjo gjëja, kështu që mësova përmes tij.

Ardit Gjebrea: Aurela ishte prezente?

Lulzim Basha: Në disa raste. Gjerat sot kanë ndryshuar shumë, pajisjet janë dixhitalizuar, aksesi është dixhitalizuar, atëherë ishte me pllaka, donte një farë mjeshtërie. Nuk dua të fyej Dj sot, sot është kthyer në një art më vete, është një zhanër më vete, ne thjesht zgjidhnim këngët dhe mua siç ta merr mendja, dora më shkonte tek hitet ’80-’90. 

Ardit Gjebrea i këndon live një këngë, Lulzim Basha preket dhe emocionohet në studio

Gjatë një interviste në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela janë suprizuar.Ardit Gjebrea ka ftuar në studio këngëtarin e njohur Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Renisi ka kënduar disa nga këngët më të preferuara të çiftit të cilat kanë dhe një domethënie. Kënga e fundit ishte kënga e Ardit Gjebreas “Jon” të cilën e këndoi vetë moderatori së bashku me Renis Gjokën. Kjo këngë dhe ky performim e preku dhe emocionoi tepër Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij.

Aurela Basha: Ky është himn i viteve ’90.

Lulzim Basha: Është himn, i them Jonit tënd të jetë me fat se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion sesa ky himn që ka emrin e tij. Megjithëse çfarë na pyete se si i ke përjetuar gjërat etj etj, asnjë gjë nuk i shpreh më shumë sesa kjo këngë, teksti dhe muzika të dyja bashkë. Mjafton të dëgjosh këtë dhe e ndjen atë dramë të madhe që na shkuli nga trupi mijëra të afërm tanë që nisi eksodin masiv të shqiptarëve drejt Perëndimit, shumica prej tyre tani janë atje, janë brezi i parë, brezi i dytë. Shumë prej tyre na bëjnë shumë krenarë kur i shohim. Kur i shohim këngëtarë të famshëm të Amerikës, të Anglisë, futbollistë, shkencëtarë apo dhe oficerë të forcave të armatosura të vendeve ku jetojnë. Mos harrojmë se si ka filluar dhe unë sa herë që e dëgjoj këtë këngë, mos ta them kështu… Kësaj radhe më ka rrëqethur si asnjëherë tjetër.

Ardit Gjebrea: Faleminderit.

Lulzim Basha: Ka një arsye tjetër për këtë. Do s’do, megjithëse kjo studio është kaq gjigande, prapë se prapi krijove një atmosferë intime me pyetjet që na bëre, ka ktheve në një periudhë që nuk është se kthehesh dot kollaj. Gërmove me shumë talent, na solle në një gjendje emocionale dhe më pas luan “Jon”. Kur e dëgjonim këtë këngë kur ishim atje, emocionet janë të pa… këtë moment e kam të vështirë t’i shpreh me fjalë. Ajo që e bën dy fish më emocional këtë moment për mua është se unë nuk jam këtu thjesht si një mik i të Dielës Shqiptare, jam një njeri me përgjegjësi të mëdha, në një moment kur qindra, mijëra familje shqiptare po ripërjetojnë këtë dramë.

E di që një nga përgjegjësitë më të mëdha dhe një nga pritshmëritë më të mëdha ndaj meje dhe ndaj atyre që më ka rënë barra t’i drejtoj ekipit tim, është që ta ndalim këtë plagë dhe që këtë këngë të mos e këndojmë më thjesht si një këngë vaji, por ta këndojmë si një këngë për të kujtuar sakrificën e shqiptarëve dhe për të qenë krenar dhe për të jetuar jetën tonë dhe ndërtuar jetën tonë këtu në këtë vend kaq. E gjeta veten time duke e shtyrë me zor drejt racionales sepse realisht më emocioneve shumë me këtë këngë.

Ardit Gjebrea: Në fakt kur u takuam me Aurelën para disa ditësh dhe i bëra një pyetje, preket Luli? Po më tha mua dhe tani e pashë.

Lulzim Basha: Nuk e pe sepse e fsheha

Basha: Mendoj se jam shqiptari i fundit që ka çuar dajën për të kërkuar dorën e bashkëshortes

Në rubrikën “Gjysma Ime” tek E Diela Shqiptare, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka treguar si ia kërkoi dorën Aurelës së bashku me dajën e tij që u nda nga jeta në Shtator me të cilin kishte marrëdhënie shumë të ngushta dhe e ka dashur shumë. Ai ka marrë dajën dhe kanë shkuar të dy tek familja e Aurelës për të zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe shprehet se mund të jetë shqiptari i fundit që mund të ketë shkuar me dajën për të kërkuar dorën e bashkëshortes së ardhshme.

Ardit Gjebrea: Ju ia kërkuar dorën në shtëpi Aurelës siç ishe dhe tradita e asaj kohe?

Lulzim Basha: Pse duhet të flasim dhe për dasmën këtu apo jo?

Ardit Gjebrea: Po tani dhe pak.

Lulzim Basha: Pa diskutim që po, madje jua them se si ka ndodhur sepse është dhe një moment i veçantë për mua prekës. Daja im që u nda nga jeta në Shtator me të cilin kam qenë shumë i lidhur dhe që e donte shumë Aurelën. Aurela punonte dhe jetonte në Holandë, unë jetoja dhe punoja në Prishtinë. Sigurisht vjen një moment që babai më kujtoi që ishte martuar 27 vjeç etj etj. Unë i thashë që kemi një marrëdhënie shumë të mirë, e tha dakort por ti në Kosovë, ajo në Holandë, ne nuk jemi aq të rinj etj etj dhe i them dakort.

Bëj një bisedë me Aurelën dhe më thotë po ne jemi bashkë, por nëse është e rëndësishme dhe duhet bërë, patjetër. Për dorën çohet daja, shkoj i them, dajë erdhi momenti të shkojmë të kërkojmë dorën e nuses së nipit. Shkojmë në këmbë tek banesa e Aurelës, pasi i kishim njoftuar paraprakisht për t’i kërkuar dorën, pas një marrëdhënie shumëvjeçare. Sigurisht ne ishim njohur e kishim miqësi me familjet e njëri-tjetrit, por ishte një takim tipik formal. Kur e kujtoj, them me vete ndoshta jam shqiptari i  fundit për të çuar dajën për t’i kërkuar dorën e bashkëshortes së ardhshme.

Lulzim Basha folur dhe për dasmën e tyre, ku tregon se ka qenë një festë shumë e madhe me mbi 600-700 të ftuar dhe kishin rreth 120 miq të huaj që vinin nga Amerika, Kanadaja Holanda etj. Ishte një festë e bukur që ata e mbajnë në kujtimet e tyre. Ata edhe pas martese kanë jetuar të ndarë për 1 vit e gjysmë, Basha në Kosovë dhe Aurela në Holandë, por në vitin 2005 çifi vendosi të jetonin në Shqipëri pas zgjedhjeve, ku Luli i zgjodh si ministër.

Lulzim Basha tregon fjalët e të bijës që e kanë lënduar dhe i kanë ngelur peng: Më goditi në zemër

Gjatë intervistës me moderatorin Ardit Gjebrea tek rubrika “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, Lulzim Basha ka treguar një bisede me vajzën e tij të madhe Dafinën, që kanë bërë bashkë kur ajo ishte 4-5 vjeç. Fjalët e së bijës i kanë ngelur peng dhe e kanë mërzitur shumë që aq e vogël sa ishte, e kuptonte që babai i saj ishte i famshëm dhe kur shkonin njerëzit që e puthnin ajo ishte e vetëdijshme që e bënin sepse ishte vajza e tij.

“Unë mbaj këtë episod me Dafinën kur ka qenë 4 ose 5 vjeç. Po ecnim përdore në bregdet në Qerret, një 4-vjeçare shumë e bukur, bardhoshe, vdisja të kaloja kohë me të. Ne ishim në qeveri dhe duke kaluar na ndalonin njerëzit, pavarësisht se unë përpiqesha të mos na ndalonin dhe i puthnin faqet, që i kishe shumë të mira dhe të ëmbla dhe kjo mërzitet dhe më thotë ba hajde ikim se u mërzita gjithë këta njerëz. I thashë po pse se këta vijnë të të puthin faqet se je kaq e bukur, kaq e mirë, jo tha këta më puthin faqet se ti je i famshëm. Më goditi në zemër.

Që një 4 apo 5-vjeçare që të thotë këtë gjë do të thotë që e ka perceptuar këtë dhe thashë që ky është momenti apo shpejt do ulem me gocën time dhe t’i flas pak, të fillojë të kuptojë sepse këto janë vite ku formohet karakteri i një njeriu. Sepse në këtë moshë 4-vjeçare më thotë mua më trajtojnë kështu se jam goca jote dhe ti je i famshëm, ka ardhur koha t’i shpjegosh diçka se me çfarë merret babai jot. Isha shumë i mërzitur, ia tregova si muhabet Aurelës dhe më është dashur të ulem me të dhe ti them që shiko, unë kam mundësinë që të bëj disa gjëra sepse më tha ti nuk rri me mua mjaftueshëm, siç rrinë të tjerët domethënë e kishte ndjerë mungesën.

I thashë kjo është një punë që unë bëj gjëra që ndihmoj të tjerët, për shembull fëmijët që nuk kanë kaq shumë lodra sa ke ti, që të kenë dhe ato lodra, apo ka dhe fëmijë që kanë probleme me ushqimin, më tha pse nuk i duan prindërit? I thashë i duan prindërit, por ndonjë nga prindërit nuk ka punë, duhet t’i gjejmë ne punë dhe përpiqemi t’i ndihmojmë. Reagimi i parë ishte prekës, erdhi në mëngjes dhe më solli një gjirafë dhe më tha ja ta solla, çoja dikujt që s’ka lodra”, ka rrëfyer Basha. 

Shtrohet në spital, i fejuari bëhet xheloz për njerëzit e pacientes tjetër në dhomë dhe jo për shëndetin e saj

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ornela e cila ka rrëfyer historinë e saj, ku fillon me njohjen e ish-bashkëshortit të saj.

E ka njohur në një festë familjare në një fshat të Mokrës, më pas kanë vazhduar njohjen e tyre, ai i kishte treguar se jetonte në shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit, por kur shkoi tek shtëpia e tij për të njohur familjen, ajo pa dhe një vajzë që erdhi e përqafoi, nga vjehrri kuptoi se ajo ishte motra e ish-bashkëshorti e cila vuante nga problemet mendore dhe ai nuk i kishte treguar të vërtetën.

Sipas Ornelës kjo gjë nuk do ndryshonte asgjë gjë edhe nëse ai do ishte treguar i sinqertë dhe i do i tregonte të vërtetën. Ajo tregon se qëndruan dy vite të fejuar, ndërkohë që ai ishte në emigracion. Ndodh që Ornela të kishte probleme shëndetësore, ku i duhej të kryente një ndërhyrje dhe u shtrua në spital, bashkëshorti kthehet nga emigracioni dhe shkon në spital në Pogradec. Ai më mërzitet jo për faktin se ishte e sëmurë ajo, por ishte xheloz sepse në dhomë me të ishte dhe një paciente tjetër, ku hynin dhe dilnin të afërmit e saj. Ai nuk dëshironte që ata ta shihnin gruan e tij, kështu vendosi që ta largojë nga ajo dhomë pa lejen e doktorit dhe e vendosi në një dhomë më vete që vetëm ai mund të hynte.

Ornela: Pasi dola nga spitali, më merr me makinë së bashku me shokun e tij dhe më çon tek shtëpia e tij.

Ardit Gjebrea: Por ndërkohë që ju ishit të fejuar, nuk ishit të martuar?

Ornela: Ishim të fejuar. Më dërgon në shtëpinë e tij, por unë gjatë rrugës i thoja të çojë në shtëpi sepse nuk jam mirë. Më tha që do rrimë sonte në shtëpinë time dhe do të të dërgoj nesër në mëngjes tek prindërit. Doli dhe kur erdhi përsëri në shtëpi, ishte shumë i mërzitur, në fytyrën e tij shikoja një urrejtje, harrova që kisha dhimbjen e ndërhyrjes dhe thashë çfarë po ndodh. Unë i thashë që kisha nevojë të rrije ti këtu, ike dhe më le vetëm, u ngrit dhe tha atë e di unë, e ka hedhur bidonin që kishte në dorë, e përplasi pas murit dhe u ngrit të më godasë mua. Kam thërritur në atë moment. Në dhomën përballë rrinte vjehrri dhe vjehrra, vijnë ata, vjehrra më merr mua, kurse vjehrri i thotë pse bën kështu, çfarë po ndodh? Atë natë më ka mbajtur në kuzhinë ku ka fjetur vetë vjehrra, atë e qetësuan e vunë në gjumë, unë gjithë natën nuk kam fjetur, përveç dhimbjes së plagës, rrija mendoja, një herë nuk tregoi për motrën e vetë, jo i sinqertë me mua, tani dhuna.

Ardit Gjebrea: Nuk more një vendim?

Ornela: Mora, që ne ta ndërprisnim këtë lidhje. Atë ditë që më dërgoi në mëngjes i kam thënë vetëm dy fjalë, do jetë e fundit kjo pas asaj që bëre. Ai u ngrit iku dhe nuk ktheu përgjigje.

Ardit Gjebrea: Çfarë të ktheu tek ai?

OrnelaAi shkoi në shtëpinë e vetë, u mendua, kishte shkruar një letër që ishe penduar, sikur ishte ndjerë fajtor dhe nuk do ndodhte më, ajo dhunë do ishte e fundit dhe ishte i bindur që unë do i jepja një shans të dytë dhe ia dhashë. Ai ishte në emigracion, qëndroi 6 muaj andej, bëmë dasmën, e mbas dasme ngelem shtatzënë. Unë e kisha me probleme shtatzëninë dhe nuk e kuptoja pse ndiheshe keq ai, sepse po vuaja nga dhimbjet, apo nuk e di. Në disa momente shprehte ofendime, gjëra, si do e shtyj unë kështu në këtë gjendje që je ti. Nuk e di çfarë mendonte ai dhe vendosi të ikte në Greqi. I thashë të lutem mos rri shumë, të paktën të vish kur të lind unë. Linda një vajzë dhe ai nuk erdhi sepse gjente pretekst se jam pa dokumente, të rri të punoj për një të ardhme të mirë, për një shtëpi tonën, për të bërë një jetë më të mirë, do të të bëj dokumentet dhe ty sepse ne kishim dhe dy pronarët e tij që e kishin pagëzuar.

Ardit Gjebrea: Ai të premtoi që do pagëzoheshit të dy, ndërkohë që u pagëzua vetëm ai dhe gënjeu për ty duke thënë që kjo është e pagëzuar, pse e bëri këtë gjë?

Ornela: Nga xhelozia sepse nuk donte që të pagëzohesha dhe të kishte të afërmit e tij atje në atë moment që do bëhej pagëzimi dhe i tha priftit që është pagëzuar në qytetin e Prrenjasit.

Ajo vendosi që të largohej nga ai dhe të shkonte në shtëpinë e prindërve, por sërish u rikthye tek ai me shpresën që çdo gjë do rregullohet.

Kunata i merr në mes të natës foshnjën, Ornela: Kur e pashë në banjë mendova se kishte vdekur…

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ornela e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme dhe vështirësitë që ka kalur gjatë bashkëjetesës me bashkëshortin e saj. Por përveç dhunës, tradhtive dhe konflikteve me bashkëshortin, Ornela tregon se filloi të kishte probleme edhe me motrën e tij e cila vuante nga një sëmundje mendore. Ajo filloi ta përqeshte se si e vishte apo ushqente vajzën e porsalindur.

Ornela: Kur më zinte gjumi mua, ajo bënte të njëjtat veprime që bëja unë me fëmijën.

Ardit Gjebrea: Kjo është një skenë filmi, nëna fle, ajo shkon ngadalë, ngadalë, merr vajzën, nxjerr gjirin dhe i gji. Fëmija nuk pi dot gji dhe qan dhe ajo që i afron gjirin, imagjinoni çfarë rreziku për të mbytur vajzën.

Ornela: Ngrihem një natë, ka qenë një natë tmerri për mua, shikoj që nuk ishte vajza, direkt më shkoi mendja që e kishte marrë kunata dhe shkoj për në banjë sepse ajo atje merrte lodrat e veta që mbante dhe rrinte shumë gjatë. Shkoj dhe e shikoj në një dorë kishte gjërat e tjera dhe në një dorë kishte vajzën, i kishin rënë çorapet vajzës dhe i kishe këmbët e ftohta sepse ishte muaji Nëntor. E kam prekur dhe thashë mos më ka ndërruar jetë vajza, ka qenë një tmerr, se di më duket sikur e përjetoj dhe sot, mbas 20 vitesh.

E marr vajzën, nuk thërras në ato momente, më iku zëri fare, shkoj në kuzhinë e lëviz, e tund nuk reagonte fare sepse ishte ftohur. Thashë prapë ma ka mbytur gocën, e shtrëngoja fort dhe thoja o Zot të lutem, e marr e vendos në gji dhe filloi të lëvizë duart, thashë shpëtoi goca ime, ia doli. Ndihesha shumë keq, çdo natë nuk e bëja gjumin të qetë sepse duhet të rrija që ta shikoja, por kishte momente që më zinte dhe gjumi. Vendosëm që të hymë në dhomën tonë.

Ardit Gjebrea: Ai kthehet dhe vendosët që të shkonit në një dhomë, por ajo dhomë ishte pa çelës.

Ornela: Po ishte pa çelës, 2 metra pas kuzhinës.

Ardit Gjebrea: Si sillej bashkëshorti me ty?

Ornela: Edhe mirë edhe keq. Dukej sikur unë nuk ia doja prindërit atij, sikur nuk ia doja motrën, sikur unë po ia ndaja gjithçka. Edhe vjehrra më thoshte ti nuk na do që u fute dhomë më vete.

Ardit Gjebrea: Ai e vazhdoi dhunën me ty?

Ornela: E vazhdoi edhe më keq. Ngela shtatzënë me fëmijën e dytë, ishte e padëshiruar, kur e kuptova isha dy muaj shtatzënë, vendosa vetë, ish-bashkëshorti nuk donte sepse thoshte do vuash siç vuajte me vajzën. Vendosa ta mbaj djalin, ai iku prapë në emigracion, e solla në jetë djalin. Kisha kohë që thoja dua dhomë më vete sepse fëmija kur qante, kunata hynte në dhomë dhe derisa shkoja unë në dhoma e gjeja aty. Vendosën që edhe ushqimin ta hanim më vete, unë e kërkoja këtë pjesë që edhe kunata të qëndronte e qetë sepse shqetësohej nga të qarat e fëmijës dhe unë të isha e qetë në dhomë. Ishin keqkuptime sikur unë nuk i doja ata, po e ndaja djalin e tyre, po bëja keq ndaj tyre.

Ornela tregon se bashkëshorti i saj ka tentuar dhe ta mbysë atë me jastëk, e ka dhunuar dhe goditur me grushta dhe madje e ka tradhtuar. Ajo ka duruar vetëm për hir të djalit të saj sepse ai dëshironte që të kishe një familje të bashkuar, por pasi tentoi ta vriste, Ornela vendosi që të largohej përfundimisht nga ajo shtëpi dhe të bënte divorcin. 

“Nuk je tek markata e Elbasanit je në Tv Klan, kontrollo ilaçet se nuk di çfarë llafos”

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy kushërinj të parë të cilët nuk kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin. Ata janë 8 kushërinj që kanë trashëguar një pyll nga gjyshi i tyre Ibrahim Azizolli.

Por një familje tjetër me mbiemrin Frakulli ia ka marrë pronësinë e këtij pylli në mënyrë të pashpjegueshme. Shpëtimi dyshon se Lulëzimi mund t’i ketë ndihmuar duke degraduar dhe debati në ofendime dhe të shara.

Shpëtimi: Në pronat që kemi nga gjyshi jonë Ibrahim Azizolli dhe jemi 8 pjesëtarë. Lulëzimi gjatë kësaj kohe prej 7 vitesh na ka marrë një dosje nga Agjencia e trajtimit të pronave Tiranë. Dosja përbëhet prej 47 fletësh që kemi paraqitur në zyrën e regjistrimit Elbasan. Ky e ka marrë fotokopjen sepse do e rregullonte pronën me një avokat Tiranë.

Lulëzimi: Ti nuk di se çfarë flet, nuk i kupton fjalët, s’di çfarë llafos. Ai nuk e kupton se çfarë do të thotë fjala mashtrues. Nuk je në markatën e Elbasanit, je në Tv Klan. Or ti je t’u fol keq or ti!

Shpëtimi: E zhduku fotokopjen me 47 fletë dhe me të drejtë më lind dyshimi, ku e çoi këtë fotokopje sepse është e 8 pjesëtarëve të Ibrahimit. I them kushëririt tim sepse ai e mbante dokumentacionin, ku e ke dosjen? Më tha e ka marrë Lulëzimi sepse do ikte në Tiranë tek një avokat. Kjo ka 6-7 vjet. I them Lulëzimit në telefon dhe ai më thotë ku merr vesh ti nga dosja, nuk e kam marrë unë dosjen.

Eni Çobani: Pse dyshoni tek Lulëzimi?

Shpëtimi: Dyshoj sepse në 2013 kur morëm pronën, vajti në Drejtorinë Pyjore në Elbasan pa dijeninë tonë dhe mori një leje për shkalitje pylli prej një viti dhe e shfrytëzoi vetëm ai.

Lulëzimi: Çfarë me ke ti mua?

Shpëtimi: Mos të paça, kushëri të parë.

Ardit Gjebrea: Unë nuk ta them dot këtë gjë sepse të keqit nuk i përgjigjem dot me të keq.

Shpëtimi: Ti po më përmend ilaçet, unë jam i sëmurë si 80% e popullsisë e kështu që s’ka lidhje.

Lulëzimi: Si më quan ti mashtrues?

Shpëtimi: Zonja Eni me shfrytëzimin e pyllit që bëri prej 1 viti na paraqitet në prokurori sepse përlaset me palën tjetër të familjes Frakulli të cilët janë kundërshtarët dhe pronarët e vërtetë.

Eni Çobani: Sot ata e kanë marrë pronën tuaj për të cilën ju jeni në këtë konflikt.

Shpëtimi: Prej një viti Lulëzimi shfrytëzonte pyllin, prona jonë u dënua nga prokuroria sepse pa mendimin tonë dhe pa avokat, vajti u paraqit tek prokurori me palën e Frakullit , bënë debate, se çfarë bënë ne nuk dimë asnjë gjë fare, por atje Lulëzimi duhet të shkonte me avokat sepse ne e kishim marrë pronën, ishim pronarë të ligjshëm. Nga debati që bëri, prokurori e dënon me 800 mijë Lekë, e dënoi sepse ka bërë prerje në pyll. 

Plasin ofendimet! Kushëriri i thotë laje gojën me sapun, Shpëtimi: Ku di të lahesh ti, je rural dhe fat i keq

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare dy kushërinj Shpëtimi dhe Lulëzimi të cilët së bashku me 6 kushërinj të tjerë janë pronrë të një pylli. Por nuk e dinë se çfarë ka ndodhur që një familje tjetër është bërë pronare e këtij pylli.

Shpëtimi dyshon tek Lulëzimi i cili mendon se e ka ndihmuar apo ka dhënë informacione edhe pa vetëdijën e tij që ata sot janë bërë pronarë të atij pylli. Sherri në studio ka degraduar, ku nuk kanë munduar as sharjet dhe as ofendimet.

Shpëtimi dyshon se Lulëzimi ka folur me Artan Frakulli një nga pjesëtarët e familjes që është pronare e pyllit dhe dashje pa dashje do i ketë dhënë ndonjë informacion sepse ata nuk kanë patur informacion prej 90 vjetësh.

Shpëtimi: Unë dhe pjesëtarët e tjerë që jemi mendojmë se ky ka dhënë informacion se ka krushqinë në Mollas nga janë Frakullinjtë, ka lidhje miqësore.

Lulëzimi: Mos e bëj kaq banale, ti je fare, laje gojën me sapun që të kapësh krushqinjtë e mi me gojë.

Shpëtimi: Po ku merr vesh ti nga sapuni, ku di të lahesh ti je rural, ma tregon ti, po ulu atje o derë bardhë. Ku e njeh sapunin ti, tani e ke njohur, mos na trego përralla këtu.

Lulëzimi: Ndrysho pije, se ke pije të keqe. Do i bëj thirrje të gjithë trashëgimtarëve se ti je ngatërruar në maternitet dhe nipi i Ibrahim Azizollit nuk je. Nuk merrem më me të sepse kam 6 vite i shkëputur nga shtëpia. I hallakatur fare, ai nuk e kupton prapë se çfarë më ka bërë, nga shtëpia, familja ime as kalamaj, as grua, janë shpërndarë.

Shpëtimi: Ti je mashtrues, familjen e ke të nderuar, shumë të mirë, por ti je mashtrues dhe fat i keq.

Lulëzimi: Ti e di që je në merkatën e Elbasanit, por je në Tv Klan që e ndjek gjithë bota, do të të vijnë mesazhe, s’ke për të fjetur më për këtë gjë që po bën.

Shpëtimi: Po ku të llogaris unë ty, zero, fare. Ti je kot fare. E shfrytëzoi pyllin prej një viti, mori miliona Lekë dhe pjesëtarët që kemi më thonë mua, mos je bashkëpunëtor me Lulëzimin në shfrytëzim? Unë nuk kam marrë një gjethe nga pylli sepse është 100 hektarë pyll. Ky e shfrytëzoi, mori miliona dhe unë prapë u bëra i keq.

Lulëzimi: Kur t’i dalë pija pushon ky.

Të dy kushërinjtë nuk kanë qetësuar gjakrat me njëri-tjetrin, por Eni Çobani i ofron ndihmën e saj që t’i ndihmojë për këtë çështje dhe të zbardhë të vërtetën që fshihet pas problemeve të pronësisë së pyllit. /tvklan.al