UKT
UKT

LAJMET
LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Ironia e fatit

Ai humbi familjen dhe kërkonte të shkonte pas tyre. 4 të mbijetuar nga një aksident i frikshëm. Duhet të rigjejnë forcën tek dashuria për të rishkruar jetën e tyre. Nuk ishin ata që u përplasën, por fatet e tyre. Nga kompania më e suksesshme “Ay Yapim” dhe nga regjisori i “Ezel” apo “I infiltruari”, vjen suksesi i radhës. Një serial i jashtëzakonshëm me kastën më të famshme, me aktorët yje si Kivanç Tatlitug, Elçin Sangu, Melisa Pamuk, Alperen Duymaz e shumë të tjerë. “Ironia e Fatit”, premierë ekskluzivisht vetëm në Tv Klan

  • E martë, e mërkurë, e diel ora 21:00

Intrigat e pushtetit

Fituesi i 35 çmimeve ndërkombëtare, nga 206 kandidatura. 2 çmime “Golden Globe” si seriali dramatik më i mirë i vitit dhe seriali më i kandiduar në çmimet Emmy. Seriali politik më i ndjekur dhe më i përfolur i 5 viteve të fundit. Hakmarrja e një politikani sëbashku me gruan e tij, kundër atyre që e tradhtuan. I mashtruar nga Shtëpia e Bardhë, një kongresmen amerikan vendos të ngjitet i pamëshirshëm në majën më të lartë të pushtetit. Shantazhi, joshja dhe ambicia janë armët e tij.  Një nga serialet më të klikuar në Netflix, për herë të parë në një televizion shqiptar. Me Kevin Spacey dhe Robin Wright, “House of Cards”, seriali i rekordeve në audiencë, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E hënë - e enjte ora 23:15

Kryeqyteti Abdylhamid

Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara.

  • E hënë - e premte ora 20:00

Një mundësi e dytë

Ai humbet avionin që rrëzohet më pas. Vdekja e tij e rreme e ngjit atë në majë të klasifikimeve si artist. I detyruar të arratiset për të filluar një jetë të re, me një identitet tjetër, si Migel, ai takohet me Lusian, një nënë e divorcuar me 2 fëmijë. Një krim i stisur rrënon një dashuri të madhe. 20 vjet më pas, secili ka nisur një jetë të re, larg njëri-tjetrit. Ish-Lusia, tashmë DJ Ariela duhet të ribashkojë familjen e saj dhe të rigjejë dashurinë e humbur. Duke shëruar plagët e së shkuarës, vetëm ti mund t’i ofrosh jetës tënde një shans të ri. “Një mundësi e dytë”, seriali më i suksesshëm në Brazil, prodhim i vitit 2018-2019, me yllin brazilian Giovanna Antonelli (Zhade në serialin “Kloni”), nga data 3 Shtator, çdo ditë nga e hëna në të shtunë, në orën 16:05, premierë në Tv Klan.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Ertugrul

Ertugrul, njeriu që vendosi për fatin e botës. Ai që themeloi perandorinë më të madhe e cila sundoi botën për 6 shekuj. Seriali më i mirë i vitit 2015, triumfues në shikueshmëri që nga episodi i parë. Seriali më i kushtueshem deri më tani me veshje dhe skenografi mahnitese! I vlerësuar nga kritika, fitues i dhjetera çmimeve dhe i bazuar në ngjarje historike. Në këtë luftë ka spiunë, tradhëtarë dhe kalorës. Në këtë udhëtim ka intriga, rreziqe dhe vdekje. Në këtë histori ka miqesi, sakrificë, guxim dhe trimëri. Në këtë sagë ka një histori magjepsëse dashurie.

  • E hënë - e martë ora 21:00

Bidaai

Historia e dy motrave, fati i të cilave do të përcaktohet nga pamja e tyre e jashtme. Jeta e Sadnes, vajzës së adoptuar është e lumtur. Të gjithë e duan pasi është e bukur. Ndryshe ndodh me të motrën e cila nuk gëzon hijeshinë e saj.Nëna e tyre bën diferenca mes vajzave, duke dashur më shumë atë biologjike. Sadna fillon të “ndëshkohet” për bukurinë e saj, por Ragini e do atë pa kushte.

  • E hënë - e shtunë ora 17:30

Xhesuri dhe e bukura

Në historine më të bukur të dashurisë, mes hakmarrjes dhe ndjenjave të sinqerta. Xhesuri i pashem vjen tek më i forti dhe më i pasuri i zonës me një plan të caktuar, pa e ditur që zemrën do t’ja vjedhë me shikim të parë Syhan, vajza e bukur e armikut te tij të përbetuar. Xhesuri dhe e bukura, një tjetër sukses i padiskutueshëm!

  • E hënë - e shtunë ora 16:35

PolitikëMË shumë

Këmbimi valutor
Valuta Blihet Shitet

EUR

121.20

121.90

USD

109.40

110.20

GBP

135.70

137

CHF

110

111

Horoskopi 23 Tetor 2019
Dashi

Pasi keni zgjidhur një çështje partnershipi tani mund të shikoni para dhe të punoni për të mirën e përbashkët. Ajo që do bëni bashkë do të jetë më me përfitim se çfarëdo të bëni ndarazi.

Demi

Me lëvizjen e diellit drejt shenjës suaj të kundër sot, do të kuptoni se shumë njerëz bëhen më kërkues nga sa janë zakonisht. A do ua jepni atë që do ju kërkojnë?

Binjaket

Nuk ka asnjë arsye pse kohët e gëzueshme të javëve të fundit të mos vazhdojnë gjatë të gjithë vitit. Megjithatë, duhet të bëheni më seriozë në çështjet e punës të cilat deri më tani i keni injoruar.

Gaforrja

Me lëvizjen e diellit në zonën më dinamike të shenjës suaj, do të keni uri për të nisur një shkallë aktivitetesh të reja. Nëse keni talent për diçka, duhet të bëni më shumë për të.

Luani

Rizistojini thirrjes për të vendosur një ultimatum të çfarëdollojshëm pasi do të refuzoheni, dhe nga ana tjetër krenaria juaj do të dëmtohet. Ka mënyra të tjera për të marrë çfarë dëshironi.

Virgjeresha

Po afron koha që të mos jeni nervozë sa i takon punës dhe financave tuaja. Rrethojeni veten me njerëz që dinë të qeshin dhe të shijojnë jetën.

Peshorja

Nëse dikush përpiqet t’ju bëjë të nxitoni në marrjen e një vendimi, duhet të këmbëngulni që të merrni të gjithë kohën e nevojshme. Me shumë gjasa ata janë të paduruar, por mund të jenë duke shpresuar që ju të bëni një gabim.

Akrepi

Një cikël i ri diellor nis sot dhe dielli do të sjellë mundësi të reja për ju në javët në vijim. Jepi krahë ambicies tënde dhe mos e kufizo.

Shigjetari

Mund të dëshironi të tërhiqeni nga pengesat e përditshmërisë ditët në vijim. Aktiviteti kozmik do ju inkurajojë të shpenzoni më shumë kohë vetën dhe më pak kohë me njerëz të zhurmshëm.

Bricjapi

Është diçka të keni opinione të forta rreth ambicieve të ditës, dhe diçka tjetër t’i përdorësh ato për të bërë ndryshime. Duhet të mësoni të merrni vendime dhe t’i zbatoni me shpejtësi.

Ujori

Lëvizja e diellit në drejtim të shenjës suaj që sundon mbi statusin tuaj profesional nënkupton se kjo është koha për sfida të reja. Vendosni çfarë sfidash janë më të mira për ju, dhe më pas bëni gjithçka t’i arrini.

Peshqit

Rritja e ndikimit të diellit në shenjën tuaj do i japë krahë mendimeve për pushime. Nisni të planifikoni pushimet e radhës, edhe nëse puna nuk ua lejon për momentin.

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë