Linda është vajza e fundit e 9 motra e vëllezërve në familjen e saj. Diferenca prej 20 vitesh me motrën e madhe Ikbalen ka bërë që ato të dyja të mos kenë një moment të veçantë. Përse e ka ftuar sot? Linda dhe motra e saj Ikbalja janë si dy anët e një fizarmonike. Mes tyre ka shumë tinguj dashurie ende të pa shijuar. Thesaret janë aty gjithmonë për t’u zbuluar.

Suzana dhe Irma kanë ardhur për t’i bërë një premtim mamasë së tyre në ditën e 90 vjetorit të saj. Cili është meraku më i madh nënë Diturisë? Suzana dhe Irma i premtuan publikisht mamasë së tyre Diturisë se do kujdesen përherë për motrën e tyre me aftësi ndryshe dhe nuk do e lenë kurrë të përfundojë në azil. Kjo ishte dhurata më e mirë që nëna mund të merrte në 90 vjetorin e saj të mbushur me dashuri.

Joan, Marina, Aisel & Ergi janë 4 çerekfinalistët e parë të Power Kidz 7. Rubrika të reja dhe një sfidë akoma më e madhe i pret fëmijët sot, sepse në këtë fazë skualifikohen 2 konkurrentë. E fillojmë me kamerat e fshehta ku fëmijët tregojnë se si e kanë parë njëri-tjetrin përgjatë rrugëtimit në Power kidz 7.

Është juria e Power kidz 7 ajo që merr vendimet e kualifikimit të fëmijëve. Dhe 2 gjysmëfinalistët e parë të shpallur sot janë: Joan & Marina.

Pas 15 vitesh martesë, Briseida me dy fëmijët është dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit është kapur në flagrancë duke tradhëtuar gruan me nusen e vëllait të tij. Skandali thellohet akoma më tej pasi së fundmi ai ka bërë dhe një fëmijë me gruan e vëllait dhe dy vëllezërit jetojnë ende në të njëjtën godinë dy katëshe. E gjithë kjo ndodh pa u ndarë ligjërisht me bashkëshortet respektive. Kjo i ka shkaktuar një traumë të jashtëzakonshme djalit të Briseidës i cili ka dashur të vrasë babain e tij me thikë pasi ka parë skena të pahijshme mes tij dhe nuses së xhaxhait. E kthyer prej një viti tek shtëpia e mamasë së saj Violeta, vajza kërkon ndihmë prej saj e të afërmve që të divorcohet por askush nuk i del në krah. Mbi të gjitha mamaja pretendon se nuk e mban dot në shtëpi me dy fëmijë dhe i kërkon që të këmbëngulë e të rikthehet në banesën që ka patur me bashkëshortin sepse ajo është ndërtuar me kontributin e të gjithëve. Si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje nënë e bijë?

Erind Thartori është konkurrenti që laun sot në gjetjen e identiteteve në formatin “Të Panjohurit”. I diplomuar në 2 fakultete, Infermieri dhe Juridik, Erindi aktualisht punon në Drejtorinë e Përgjithshme të QSUT, si shef i sektorit të infermieristikës. A do arrijë ai të diagnostikojë 8 identitetet e të panjohurve tanë?