Ka Një Mesazh Për Ty

Tërmeti e bën të reflektojë për sjelljen në familje: 23 vite martesë, bashkëshortja ime vetëm lot në sy

Familja është gjëja më e shtrenjtë dhe nuk është asnjëherë vonë për t’ju treguar dashurinë dhe mirënjohjen. “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë të familjes Shima. Spartaku ka treguar në studio varësinë e tij ndaj alkoolit dhe sesi kjo gjë ka shkaktuar probleme dhe debate në familjen e tij. Ai është i martuar prej 23 vitesh me znj.Selvia dhe kanë dy fëmijë.

Pas një tragjedie të ndodhur në familjen e tij, Spartaku kaloi në depresion dhe u përpoq ta gjente ngushëllimin tek alkooli. Pavarësisht se gruaja dhe fëmijët i gjendeshin gjithmonë pranë, ai sërish ju shkaktonte atyre lot dhe dhimbje.

Lexo më tepër: Tërmeti e bën të reflektojë për sjelljen në familje: 23 vite martesë, bashkëshortja ime vetëm lot në sy

Burri i premton publikisht gruas: O sot, o kurrë!

Tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të madhe në vendin tonë, por shërbeu dhe si një reflektim për të kuptuar se familja është shumë e shtrenjtë dhe çdo ditë duhet të tregojmë dashuri jo vetëm me fjalë, por me vepra dhe në të vërtetë.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Spartaku ka treguar se për 23 vite, ai nuk i ka dhuruar gruas dhe fëmijëve të tij asnjë ditë lumturie. Varësia e tij ndaj alkoolit ka shkaktuar dhimbje dhe shumë debate në familje. Nuk ka qenë asnjëherë përkrahje për ta dhe në kushte të tilla djali i tij, vetëm 19 vjeç u bë shtylla e familjes.

Ai ka një mesazh për gruan dhe djalin e tij, por gjithashtu bën edhe një premtin që zotohet ta zbatojë deri në frymën e fundit. 

Lexo më tepër: Burri i premton publikisht gruas: O sot, o kurrë!

Historia e dhimbshme: Motra më dogji me qumësht të nxehtë, fqinjët më futën në ujë me kripë

Sfidat e jetës ndonjëherë të përplasin me fatkeqësi të paimagjinueshme, dhe pjesa më e vështirë është të pranosh realitetin. “Ka një mesazh për ty” solli ditën e sotme, historinë e rëndë të Valdetes. Në moshën 3-vjeçare, motra e saj padashje i derdh sipër qumështin e nxehtë.

Ka qenë një moment i vështirë dhe i dhimbshëm, që u pasua nga një gjendje e keqe shëndetësore. Valdetja bie në komë, por fatmirësisht gjendja e saj me kalimin e ditëve u përmirësua, edhe pse për 3 vite me rradhë, spitali u kthye në shtëpinë e saj të dytë.

Valdetja: Historia ime fillon në moshën 3- vjeçare me një fatkeqësi që ndodhi në familjen time. Atë ditë në fakt, mbaj mend në shtëpi kam qenë me dy motrat e mia, njëra dy vite përpara meje dhe tjetra 14-vjeçe. Dhe pikërisht motra që ishte 14 vjeçe, i ndodhi në njëfarë mënyre dhe asaj fatkeqësia që të më digjte, jo se donte. Duke ngritur tenxheren e qumështit, padashje, unë duke luajtur me një lodër, diku e ulur tek pragu i derës, i rrëshqet dhe i gjithë qumështi bie mbi mua.

Lexo më tepër: Historia e dhimbshme: Motra më dogji me qumësht të nxehtë, fqinjët më futën në ujë me kripë

Dhimbje, lot dhe vite të vështira, Valdetja fton prindërit në “Ka një mesazh për ty”: Unë e di që keni një peng…

Në “Ka një mesazh për ty”, Valdetja ka rrëfyer historinë e saj tejet të vështirë. Gjithçka ka nisur në moshën 3-vjeçare, kur motra e saj më e madhe, i derdh sipër padashje, qumështin e nxehtë.

I është dashur të kalojë kohë të vështirë, shumë peripeci dhe të përballet madje edhe me vdekjen. Për shkak të diegies, kur ishte e vogël, dëgjonte edhe komente negative nga ana e bashkëmoshatarëve të saj. Por fatmirësisht, pas 3- viteve betejë, ajo arriti të dilte fitimtare dhe sot është e fejuar dhe gëzon një shëndet të mirë.

Familja i ka qëndruar pranë, veçanësisht prindërit e saj, të cilët edhe pse ka kaluar kaq kohë ende kanë një peng në zemrën e tyre. Valdetja i ka ftuar në studio dhe ka një mesazh për ta.

Valdetja: Prindërit, familjen i kam pasur shumë pranë dhe i falenderoj shumë dhe për këtë kam ardhur. Nuk e di si do j’ua shpërblej ndonjëherë, edhe pse prindërve nuk iu shpërblehet, kam idenë janë të pashpërblyeshëm për atë që bëjnë për fëmijët. Kur rritesh, kur atakohesh dhe ke një problem, të paktën unë kështu e kam quajtur, deri në një fazë moshe pasi kam kaluar adoleshencën, e kam përjetuar goxha keq.

Lexo më tepër: Dhimbje, lot dhe vite të vështira, Valdetja fton prindërit në “Ka një mesazh për ty”: Unë e di që keni një peng…

Shihemi në Gjyq

“Ti je hajdut, je qelbanik”, sherr dhe fyerje në”Shihemi në Gjyq”

Seanca e ndërmjetësimit sot në “Shihemi në gjyq” solli përballë njëri-tjetrit burrë dhe grua. Ata prej 4 vitesh ishin në konflikt për shkak të shtëpisë që kanë në fshat.

Zoti Gani është trajtuar me tokë sipas ligjit 7501 dhe ka përfituar edhe një shtëpi. Rezulton se në vitin 1999 është realizuar një kontratë shitje me shkrim dore, mbi bazën e së cilës deklarohet se shtëpia, i shitet një tjetër personi, kundrejt shumës 4 milion lekë të vjetra.

Por kjo kontratë, nuk është bërë pranë një zyre noteriale dhe është nënshkruar edhe nga disa dëshmitarë. Gruaja e tij nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe kjo është bërë burim konflikti mes tyre. Por falë ndihmës dhe ndërhyrjes së zonjës Eni Çoban, konflikti burrë- grua u zgjidh.

Por Zoti Isa, personi që i është shitur shtëpia duke dëgjuar emrin e tij në ekran, i kërkon zonjës Eni të vijë në program dhe të tregojë gjithçka rreth shtëpisë dhe dokumentit në fjalë.

Seanca e sotme e ndërmjetësimit është shoqëruar me zënka midis tyre. Ganiu dhe Isa i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalë fyese. 

Lexo më tepër:  “Ti je hajdut, je qelbanik”, sherr dhe fyerje në”Shihemi në Gjyq”

Sherri për shtëpinë, Isai humb qetësinë: S’di si ke fytyrë dhe del këtu

Çështja e pazgjidhur e pronës solli sërish në studio zotin Gani, i cili këtë herë u përball me personin që në vitin 1995 i ka dhënë shtëpinë. Zoti Isa pretendon se përmes aktmarrëveshjes, që ata kanë firmosur shtëpia i takon atij. Ai tregon se dokumenti është shkruar me dorë dhe rolin e noterit e ka bërë një nga banorët e fshatit që ata e njihnin.

Lexo më tepër:  Sherri për shtëpinë, Isai humb qetësinë: S’di si ke fytyrë dhe del këtu

Sherri për shtëpinë, Isai humb qetësinë: S’di si ke fytyrë dhe del këtu

Çështja e pazgjidhur e pronës solli sërish në studio zotin Gani, i cili këtë herë u përball me personin që në vitin 1995 i ka dhënë shtëpinë.

Zoti Isa pretendon se përmes aktmarrëveshjes, që ata kanë firmosur shtëpia i takon atij. Ai tregon se dokumenti është shkruar me dorë dhe rolin e noterit e ka bërë një nga banorët e fshatit që ata e njihnin.

Lexo më shumë: Sherri për shtëpinë, Isai humb qetësinë: S’di si ke fytyrë dhe del këtu

Nervozohet Eni Çobani: Çfarë dëshmitari ke qenë ti zotëri?! Ulu aty!

Seanca e sotme e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” u shoqërua me tone të ashpra dhe fyerje nga ana e palëve të përfshira në konfikt. Bëhet fjalë për një shtëpi, e cila është kthyer në burim konflikti mes dy familjeve prej vitesh.

Por përfshirja e personave të tjerë në çështje dhe deklaratat e tyre hedhin dritë mbi pronësinë e shtëpisë. Dokumenti, i cili është firmosur nga palët paraqitet me mospërputhje dhe rezulton edhe me një vulë nga ana e kryetarit të pretenduar të fshatit.

Sali Muzaqi pranon në studio se në kohën kur dokumenti është firmosur dhe i është vendosur vula, ai nuk ka qenë aspak kryetar fshati, por këtë post e ka marrë në vitin 2002.

Lexo më shumë: https://tvklan.al/nervozohet-eni-cobani-cfare-deshmitari-ke-qene-ti-zoteri-ulu-aty/

Ne Jemi Çfarë Hamë

Ne Jemi Çfarë Hamë

Kujdes Shëndetin

tvklan.al