Mirgena ka provuar për herë të parë që t’i thërrasin “mami” kur ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo rriti për një vit vajzën e vëllait të saj Genci, derisa ish kunata e mori fëmijën dhe e braktisi në jetimore. A do arrijë të gjejë e të përqafojë Kristinën e saj pas 25 vitesh duke e bashkuar dhe me babain biologjik? Emocione të forta n’a presin…!

Babai gjen pas 25 vitesh vajzën e tij Kristina. Mirgena ka puthur me mall foton e mbesës më të cilën u nda kur sapo kishte hedhur hapat e parë. E rritur me shumë dashuri në një familje birësuese, tashmë me banim jashtë Shqipërisë, ajo pret të bëhet nënë për herë të parë. Në pamundësi për të qenë prezente në studio Kristina i ka hapur rrugë çdo komunikimi të mëtejshëm me familjen e saj biologjike.

Nëse është bërë e zakonshme që djemtë të kenë një marrdhënie speciale me nënat, ka dhe nga ata çuna që po të njëjtin raport kanë edhe me baballarët e tyre. Për këtë ka ardhur të flasë sot Besari i cili ka edhe një mesazh të rëndësishme për të atin, Halilin.

Nga prindi mund të trashëgojmë pasuri e shumë të mira materiale por pasuria e vërtetë është dashuria dhe respekti ndaj familjes, investimi tek dija dhe kontributi në komunitet. Të gjitha këto Besari i ka si virtyte të trashëguara nga babai i tij Halili. Ndaj dhe “diplomimi” simbolik si “babai më i mirë në botë” është mëse i merituar.

Jemi në javën e dytë të fazës çerekfinale në formatin muzikor “Mam, po ti!?”Në këtë fazë produksioni ka përzgjedhur një juri profesionale ndërkombëtare, përbërë nga 3 personalitete, ku secili spikat në fushën e tij. Deban Aderemi, Darko Dimitrov dhe Roberto Lanzo; të cilët javën e kaluar duartrokitën dhe vlerësuan artistët e rinj, garues në “Mam, po ti!?”. Si do ia dalin 5 konkurrentët e sotëm dhe si do të votojë juria e përhershme e këtij formati, mamat…? I prezantojmë si fillim: mami Valentina & Alisa; mami Evjonda & Martini; mami Flutur & Klaudja; mami Mirela & Rierti; mami Nazmie & Zeneida.

Sipas rezultatit të pikëve nga juria e mamave dhe juria profesionale ndërkombëtare, sot u kualifikuan për në gjysmëfinale 3 konkurrentë të “Mam, po ti!?”: Alisa, Martin dhe Klaudja. 5 konkurrentët e fundit çerekfinalistë konkurrojnë të dielën tjetër.

Cilat janë risitë e trajtimit të kancerit të zorrës së trashë? Për këtë do flasim sot me doktor Emre Sivrikoz, kirurg i përgjithshëm dhe zonjën Alketa Brahushaj nga Liv Hospital!

Në vitin 2008 Fëllënxa ka marrë një testament nga babai ku ky i fundit i dhuronte të gjithë pjesën e tij të pasurisë, kryesisht toka dhe shtëpinë. Ajo u tregua zemërgjerë duke shprehur dëshirën që pjesë e këtij testamenti të bëhej dhe njëra nga motrat e saj, Mirjeta. Me të marrë vesh këtë gjë, vëllai dhe Mirjeta e morën babain në vitin 2015 dhe e çuan fshehurazi tek noteri duke prishur testamentin e mëparshëm e duke e lënë Fëllënxën pa trashëgimi. Ajo pretendon se motra dhe vëllai e kanë fallsifikuar firmën e babait ose e kanë marrë në një periudhë kur i ati ka qenë me sklerozë. Që atëherë, konfliktet në familjen e tyre nuk kanë të mbaruar pasi Fëllënxa kërkon pjesën që i ka dhuruar babai por motra e saj Mirjeta nuk pranon. A do arrijë kjo seancë ndërmjetësimi të sheshojë mosmarrëveshjen mes motrave?