Jemi në Tiranë, në restorantin “Delishfish” për rubrikën ‘Quiz me 5yje’. Esi Balla diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, e punësuar në një kompani private është konkurretja që do të testojë njohuritë e saj dhe shijen unike te pjatave në “Delishfish”. Një miks mes shijes, njohurive, lojrave, “dënimeve” dhe një raundi totalisht Fashion ishte menuja që ofroi sot #quizme5yje. Gjithçka ndodhi në restorantin “Delishfish” në Tiranë. Ku do të shijojmë javën e ardhshme?

Engjellushja ka ardhur në program për të plotësuar një amanet të babait. Për çfarë bëhet fjalë? Engjëllushja ritakohet me Tefikun pas 40 vitesh. Dëshira e fundit e babait të saj ka qenë që ajo të vazhdonte miqësinë me fëmijët e dy shokëve të tij të ngushtë nga ushtria. Fatkeqësisht Klementina, vajza e mikut tjetër nga Berati nuk jetonte më por gjithsesi amaneti i babait të Engjellushes u krye.

26 vite më parë kur Valbona po bëhej gati të mbaronte provimet e maturës, bie pre e trafikimit. Djali me të cilin shoqërohej e tradhëtoi duke e shitur tek persona të tjerë në Itali. Si vijoi jeta e saj dhe kë ka ftuar sot në program? Një nënë nuk e hedh poshtë kurrë fëmijën e tij edhe nëse gabon. Këtë ka bërë Suzana e cila sot e përjetë meriton mirënjohje e dashuri për përkujdesjen ndaj Valbonës për të kaluar traumat e trafikimit. Dashuria shëron çdo plagë!

Cilat janë sëmundjet gjinekologjike dhe teknikat më të fundit të trajtimit të tyre, veçanërisht kur ka komplikime? Nga Liv Hospital ne Turqi, vjen mjeku i njohur obstetër gjinekolog, Alper Karalok…

Kristiana ka sjellë sot në një seancë ndërmjetësimi mamanë e saj Esmeraldën. Prej një muaji mbesa kujdeset për gjyshen e moshuar e të sëmurë por ka ardhur momenti që ajo thotë se nuk arrin dot t’a përballojë këtë gjë sepse duhet të punojë e të ushqejë dhe djalin e saj. Ndërkohë Esmeralda i thotë se këtë gjë duhet t’a ndiejë si detyrë por Kristiana kërkon me gjyshen të merren fëmijët e saj. Përse ka mbetur vetëm gjyshja dhe kush do kujdeset përfundimisht për të? Do gjejnë gjuhën e komunikimit me Kristianën apo Esmeralda duhet të lerë familjen e saj në Francë e të vijë për të mbajtur nënën?

Erdhi ora e ‘Të Panjohurit’. Misionin e gjetjes së 8 identiteteve dhe padyshim të gjetjes së të afërmes misterioze e ka konkurrentja Marjola Mema. Ajo ka përfunduar studimet në degën Financë dhe punon në degën e thesarit Vlorë. Thesari që Marjola do të mund të ruajë sot….?