#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #hotelishtmegladin

‘Hotelisht me  Gladiolën’, rubrika e re në ‘E Diela Shqiptare’ që do sfidojë hotelet në Shqipëri

‘Suksesi i një hoteli fillon me atë që e drejton’, ky është mendimi i Gladit e cila është trajnere dhe konsulente hotelerie. Gladi do të sjellë në emisionin “E diela shqiptare” një rubrikë të re mjaft sfiduese. “Hotelisht me Gladin” do të sjellë çdo të diel në vëmendje hotele të ndryshme.

Gladi do të shkojë nëpër hotele të ndryshme nën maskën e ‘klientit të vështirë’, duke sfiduar kështu stafin e hotelit dhe po ashtu menaxherin. Ajo do të shikojë nga afër gjendjen e hoteleve dhe cilësinë e shërbimit që ata ofrojnë duke treguar anët pozitive e negative të çdo hotelit. Kjo rubrikë do u vijë në ndihmë edhe hoteleve për të përmirësuar shërbimet e tyre edhe klientëve që i zgjedhin këto hotele.

Në një intervistë me Ardit Gjebrean, ajo ka zbuluar detaje se si do të realizohet kjo rubrikë   dhe se si është pritur kjo nga hotelet që ka vizituar deri më tani.

Ardit Gjebrea: Hotelisht, duket si një fjalë  e shpikur. Çfarë është në të vërtet?

Gladi: Në fakt është një gjuhë e huaj, është si frëngjisht, anglisht italisht. Të bësh hoteleri është një gjë specifike, biznes specifik, po nuk e fole atë gjuhë nuk e bën dot mirë. Është fjalë e shpikur nga unë. Mendoj se është gjuhë që duhet mësuar.

Ardit Gjebrea: Si e ke menduar këtë rubrikë?  Çfarë do të sjelli për rubrikën e të dielës shqiptare?

Gladi: Hoteleria është kryefjala e sezonit, mendohet se është  e rëndësishme për ekonominë, por edhe shumë ankesa ka në këtë drejtim.  Le ta  bëjmë televizive dhe ta shohim. Bëhet fjalë për një rubrikë me një klientë misterioz i cili futet nëpër hotele dhe bën atë rrugëtimin e një klienti, por jo të një klienti të zakonshëm. Të një klienti që ngacmon stafin, që krijon situata, një klient profesionit që  do të nxjerri të mirat dhe gjërat që duhen përmirësuar në hotel.

Ardit Gjebrea: Disa xhirime i ke bërë deri  më tani?

Gladi: Po.

Ardit Gjebrea: Në momentin që ti je klienti misterioz.Po në momentin që dole sot nuk do jesh më misterioze, në çdohotel që do shkosh do të njohin edhe do thoi, kujdes se erdhi Gladi. Si i bëhet?

Gladi: Unë bie dakord me menaxherin e hotelit. Unë shkoj dhe i them  menaxherit dua të bëjë këtë sfidë me hotelin tënd. A  je gati?

Ardit Gjebrea: Së pari si i gjen hotelet, ose targeton ndonjë hotel të caktuar, apo të gjithë  hotelet kanë nevojë të përmirësohen

Gladi: Të gjithë hotelet kanë nevojë të përmirëszohen, disa pak më shumë, disa pak më pak. Hoteleria shqiptare ka modele shumë të mira dhe   mendoj se ata hotele të cilët janë aq mendjehapur nga një rrugëtim i tillë, ndaj një kritike të hapur, ndaj një sfide të  tillë, mendoj se janë më të  mirët, ata që duan të përmirësohen. Hotelet përpiqem ti zgjedh të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ardit Gjebrea: Ti lidhesh me menaxherët?

Gladi: Unë lidhem me menaxherët, ka raste që u them kjo është ajo që unë dua të bëj me hotelin tënd, më shohin njëherë, qeshin, gëlltiten. Ka pasur dhe një rast së fundmi, kur shkova pa i thënë fare menaxherit se çfarë kisha ndër mend.

Ardit Gjebrea: Nuk i the as menaxherit?

Gladi: As menaxherit.

Ardit Gjebrea: Po kamerat si i  vendose?

Gladi: Duket si një ‘one man show’, por nuk është e tillë, ka staf nga mbrapa, por në hotel shkoj vetëm. Kamerat janë në trup, ndaj duhet ajo po-ja e menaxherit, sepse më duhen kamerat e sigurisë… pra kamerat e sigurisë, kamerat që kam në trup, kamerat që kam në valixhe montohen në dhomë, bëjë inspektimin, marr në telefon…Nga gjithë këto kamera krijohet emisioni, krijohet kjo rubrikë./tvklan.al