#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Udha e Shkronjave”- B2 VS Discombobulated

“Kujdes shëndetin”/Kanceri i limfomes dhe leuçemise, Liv Hospital

Ka një mesazh për ty – Suela gjen nënën biologjike pas 43 vitesh

Përlotet publiku: Ngel shtatzënë në burg, sëmuret rëndë dhe i marrin fëmijën…

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare në Tv Klan është bërë Suela Cllini e cila ka treguar se është e birësuar dhe tani kërkon që të zbulojë për origjinën dhe prindërit e saj biologjikë. Moderatori Ardit Gjebrea së bashku me stafin e tij pas disa kërkimeve, ka gjetur familjen biologjike të Suelës. Ai ka treguar karvanin e vuajtjeve që nëna e babi i saj biologjik kanë kaluar, ku si pasojë  e këtyre vuajtjeve, Suela ka përfunduar në shtëpinë e fëmijës

“Nga ajo që ne kemi arritur të zbulojmë ti ke ardhur në jetë nga një marrëdhënie e rregullt martesore. Nëna jote quhet Ilira. Në vitin 1975 babai juaj arrestohet dhe dënohet me 8 vite heqje lirie në burgun e Burrelit. Në atë kohë prindërit e tu të cilët jetonin në Tiranë kishin dy fëmijë dhe prisnin një të tretë. Ndaj nënës tënde u mor vendimi i internimit në një fshat të Tiranës, por meqenëse ishte shtatzënë, ekzekutimi i vendimit u shty për më vonë. 

Nëna jote lindi një vajzë e cila ndërroi jetë pas një viti. Nëna mundohet që të mbijetonte duke punuar për të rritur dy fëmijët e tjerë dhe herë pas here shkonte takonte bashkëshortin në burg, pra nuk e la. Në një nga këto takimet speciale, ngelet shtatzënë sërish. Në lagjen ku jetonte, filluan ta shikonin me një sy tjetër sepse e dinin që herët a vonë do të përfundonte përsëri në internim. Dikush në atë kohë inskenoi një sherr me nënën tënde dhe e denoncoi në polici gjoja sikur nëna jote e kishte kërcënuar dhe mamanë e ndaluan dhe e çuan në burgun e Elbasanit.

Shtatzëninë e kaloi në burg dhe në ditët kur do të të lindte ty, ishte shumë e sëmurë sa i rrezikohej dhe jeta. Në mëngjesin e ditës 24 Maj 1979 në maternitetin e Elbasanit lindi vajzën që e quajti Suela Dako. Për një javë nëna jote të ka ushqyer me gji derisa për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore e dërguan në Sanatoriumin e Tiranës, ku ndenji 6 muaj.

 Pas spitalit nuk mbaruan vuajtjet e saj. Për 5 vite ajo duhet të punonte si e internuar. Një fëmijë ia mbante e ëma, një tjetër vjehrra, një vajzë i kishte ndërruar jetë dhe ti që mbete në maternitet, më pas përfundove në shtëpinë e fëmijës. Që nga dita që të la në maternitet, ajo nuk të pa më kurrë. Mbaroi internimi, nëna jote u bashkua me fëmijët edhe me babin tënd që u lirua me amnisti dhe jetuan në Krastë të Martaneshit.

Lindën dhe dy fëmijë të tjerë. Pas ndryshimit të sistemit, nëna jote u largua familjarisht drejt Greqisë ku vazhdon të jetojë edhe sot”, ka rrëfyer Ardit Gjebrea.

E rritur jetime, mësuesi i fillores i ndryshon jetën Suelës: Në shkollë më distanconin…

Suela e cila ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të gjetur prindërit e saj biologjikë, tregon për jetën që ka bërë në shtëpinë e fëmijës dhe si i ndryshoi jeta kur një nga mësuesit e saj vuri re talentin që ajo kishte në muzikë.

Ardit Gjebrea: Ke pasur dy realitete të vështira edhe në familje edhe në shkollë sepse edhe në shkollë kam përshtypjen që ju mënjanonin.

Suela Cllini: Po mënjanoheshim nga të tjerët. Ishim të veshur njësoj në mos gaboj dhe kur dilnim dilnim grup, por kur shkonim në shkollë nga ndanin nëpër klasa dhe e shikonim veten të distancuar nga të tjerët. Të tjerët largoheshin kur na shikonin të tjerët me të njëjtën veshje.

Suela tregon se pasi mbaroi klasën e katërt, një mësues pa talentin e saj në muzikë, ishte mjaft e aftë t’i binte klarinetës.  Për një kohë shumë të shkurtër ajo e la klarinetën sepse të tjerët i thoshin që është një instrument që i bien vetëm çunat dhe jo gocat. Mësuesi i saj insistoi shumë dhe e çoi në Liceun Jordan Misja dhe kjo e bëri të ndihej mirë nga ana shpirtërore.

Adoptohet në moshën 10 vjeç, Suela mendon se ishin prindërit e saj biologjikë: Dita më e bukur…

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare”, ka qenë Suela e cila ka rrëfyer jetën e saj. Ajo që pas lindjes është çuar tek shtëpia e fëmijës dhe nuk i ka njohur kurrë prindërit e saj biologjikë. Në moshën 10 vjeç u birësua nga dy prindër të cilët deri në moshën 18 vjeç e gënjyen duke i thënë se janë prindërit e saj biologjikë.

Suela Cllini: U adoptova nga dy prindër të mrekullueshëm për mua, jam shumë mirënjohëse Zotit që më ka dhënë prindër si ata.

Ardit Gjebrea: Por ty nuk të thanë që moshën 10-vjeç që do adoptoheshe, por të thanë që po vjen mami dhe babi.

Suela Cllini: Kam qenë në shkollën Jordan Misja atë vit që jam adoptuar. Prindërit e mi kishin shumë kohë që po kërkonin një fëmijë.  Ish- nën drejtoresha i kishte thënë që tek shkolla e muzikës është një vajzë me emrin Suela dhe atë nuk e kërkon njeri. Do bëni shumë mirë ta merrni atë se nuk do ju krijojë probleme. Ashtu bënë, erdhën tek shkolla ime, po unë pa e ditur, ata u afruan, kishin marrë disa kuleçë dhe lëpirëse. Kishin ardhur vetëm për të më parë, dhe u afruan me justifikim për të më pyetur ku është shtëpia e filanit.

Pas disa kohësh më thërret drejtori i shtëpisë së fëmijës në zyrë dhe më tha do të të jap një lajm të gëzueshëm. Më tha që kanë ardhur prindërit e tu për të të marrë. Ngela pa fjalë, nisën rrahjet e forta të zemrës sepse e kisha ëndërr.

Ardit Gjebrea: A nuk i pyete ndonjëherë prindërit e tu që të adoptuan se ku ishin 10 vite.

Suela Cllini: Që në momentin që më ka thirrur drejtori në zyrë kam thënë po pse ku kanë qenë deri tani që nuk kanë ardhur për të më takuar? Drejtori tha që kanë pasur shumë probleme. Unë e kuptova këtë gjë dhe nuk pyeta më, as prindërit jo.

Kur kanë ardhur në fundjavë për të më takuar, ishte mami dhe babi dhe nusja e dajës me dajën. Unë nga gëzimi u drejtova nga nusja e dajës sepse e pashë më të re, por ajo më tha që mami është kjo tjetra. Përqafova mamin dhe babin që po vinte nga trotuari.

Kur më morën më kishin blerë një fustan vishnjë me kukulla që ishte shumë i bukur dhe më dukej vetja si në përralla. Ishte dita më e bukur e jetës sime dhe fillova të jetoja në Rrogozhinë.

Me lot në sy Suela: Nuk kam kërkuar prindërit biologjikë për shkak të prindërve që më adoptuan

Në rubrikën E Diela Shqiptare në Tv Klan, Suela 43 vjeç ka rrëfyer jetën e saj private. Ajo tregon se është e birësuar dhe pavarësisht dëshirës së madhe që ka patuar për të njohur prindërit biologjikë, ajo nuk i ka kërkuar deri më sot për shkak të prindërve që e kanë birësuar, pasi nuk dëshironte që t’i lëndonte.

Ardit GjebreaSi e kishe mbiemrin kur ishe në Lice?

Suela Cllini: Suela Dako dhe kur u birësova e kisha Suela Cllini. Kjo më bëri shumë përshtypje. Në moshën 18 vjeç më treguan të vërtetën, por ishte e kotë sepse unë e dija të vërtetën.

Ardit Gjebrea: Kur e kuptova që ishe e birësuar?       

Suela Cllini: Shenja e parë që më ka ardhur në mendje, ka qenë një valixhe. Kur adoptova kisha një valixhe timen që kisha shkruar emrin tim me dorën time dhe mbiemrin tim. Isha e aftë, të kuptoja që unë e kisha emrin Suela Dako dhe e kisha shumë të vështirë ta pranoja që e kisha Cllini. Lindën e dyshime të tjera. Unë dilja me mamin xhiro dhe ishin njerëzit që gjykonin dhe thoshin, Mine po kur e ke bërë këtë vajzë se ne nuk e dimë që ke pasur një vajzë. Unë e pyesja mamin pse thonë kështu, ajo më thoshte mos i dëgjo ato. Unë në të vërtetë e kuptoja sepse e dija që mbiemrin im ishte Dako.

Suela tregon se më pas ka marrë iniciativën për të kërkuar prindërit e saj biologjik, ka shkuar tek shtëpia e fëmijës dhe drejtoresha i tha që nuk ka asnjë informacion. Gjatë bisedës Suela preket dhe shprehet se arsyeja pse nuk i ka kërkuar prindërit e saj biologjikë, kanë qenë prindërit me të cilët ajo ka jetuar.

Suela Cllini: E vetmja gjë që më ka bërë që mos i kërkoj prindërit e mi biologjikë, kam menduar që mos ndihen keq ata edhe pse ndihesha keq për këtë gjë. Nuk kam dashur të lëndoj prindërit e mi që më adoptuan. I jam mirënjohëse gjithë jetës dhe falënderoj Zotin që janë ata prindër që më kanë mësuar të jem kjo që jam sot. 

Jetonte në jetimore, Suela: Më të mëdhenjtë na rrihnin me shapka nëse nuk i jepnim vezën

E ftuar në rubrikën “ Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Suela e cila kërkon prindërit e saj biologjikë. Ajo është adoptuar në moshën 10 vjeç dhe tani ka vendosur të kërkojë për prindërit që e kanë sjellë në jetë.

Suela Cllini: Unë jam fëmijë i adobtuar.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe u adoptove?

Suela Cllini: Jam adoptuar në moshën 10 vjeç në vitin 1990.  Jam rritur në brefotrofin e Vlorës. Që në lindje kam shkuar atje dhe deri në moshën 6-7 vjeç jam rritur aty. Në brefotrofin e Vlorës nga mosha 6-7 vjeç transferoheshim në vende të tjera si Shkodra, Tirana dhe më ka bërë shumë përshtypje kjo pjesë. Unë isha për t’u transferuar për në Shkodër dhe u ndërrua destinacioni, nga Shkodra shkova në Tiranë. Nuk e di për çfarë arsye. Ndoshta isha shumë e hedhur ose ndoshta ishte ndonjë lloj përkujdesje jashtë kësaj.  Shkova në Tiranë, aty fillova filloren deri në klasën e katërt.  Për mua ishte  shumë i vështirë viti i parë i ndërrimit sepse ishte sikur po filloja një jetë tjetër, me njerëz që nuk i njihja. Ika nga një edukatore që për mua quhej si prind.

Viti i parë ka qenë shumë i vështirë sepse në shtëpinë e fëmijës ishin edhe fëmijë më të mëdhenj se ne, ne ishim më të vegjël dhe duhet t’i bindeshim atyre. Hanim mëngjesin dhe ata kishin vezë të rrahur që bënte shkumë se ishin të mëdhenj dhe ishin të aftë ta bënin, kurse ne të vegjlit kishim vezë të zierë ose të skuqur.  Ata na kërkonin t’i jepnim vezën tonë dhe na i lyenin bukën me vezën e rrahur. Ne jo se nuk e kuptonim që ajo do na ngecte në fyt sepse shkriheshe në bukë, ne i jepnim vezën vetëm për t’ju bindur atyre sepse kishim frikë që në darkë do na rreshtonin  dhe do na… Ishin ato shapkat e kallçukut që ishin me rombe dhe duhet të nxirrnim duart përpara dhe na gjuanin me të, na dhembte shumë sepse qëllonin shumë fort. 

Tereza thërret “engjëllin” e saj

“Burri më merrte kartën e bankës e gjithë rrogën e linte bixhoz, ngelnim pa ngrënë…”

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan është bërë Tereza e cila tregon se ish-burrin e saj e ka njohur në moshën 18 vjeç dhe një vit pasi u njohën vendosën të fejoheshin. Ajo ka treguar se gjatë gjithë kohës kanë folur në telefon dhe nuk janë takuar të pinin kafe sepse në fshatin ku jetonin ata, kjo gjë nuk ishte normale.  Tereza tregon se e folura vetëm në telefon nuk mjafton për të njohur një person.

Familja e Terezës nuk ishin dakort për martesën e tyre, por pavarësisht kësaj ata u martuan.  Ajo pas martesës shkoi të jetonte me burrin në Burrel, ku e priste një realitet krejt ndryshe na sa e kishte menduar. Ai jetonte në varfëri, por gjëja që e ka zhgënjyer më shumë ishte se burri i saj luante bixhoz.

Tereza: I thashë të ikim me shtëpi në Durrës edhe pranoi. U vendosëm në Durrës me qira. Sapo vajtëm atje nuk kishte asnjë ndryshim. Aq më keq madje. Çdo Lekë që i vinte në dorë, bixhoz.

Ardit Gjebrea: Ishte i vetmi ves që kishte, apo kishte dhe të tjera?

Tereza: Nga fundi nisi dhe dhunën, po që nuk zgjati shumë sepse e lashë dhe ika.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni bashkë?

Tereza: Dy, djalë dhe vajzë.

Ardit Gjebrea: Po para në shtëpi jo ë?

Tereza: Asnjë gjë. Të gjitha vetë. Kam punuar në fabrikë këpucësh dhe në momentin që harroja ndonjëherë kartën e bankomatit , se nuk e kam lënë të tërheqë rrogën, e gjente, e tërhiqte rrogën dhe e linte të gjithë në bixhoz, pa paguar qira, pa paguar drita, pa ngrënë, pa pirë asnjë gjë. Me borxhe.

Tereza tregon se është përpjekur shumë të flasë me të dhe ta bindë, madje i është ulur dhe një gjunjë dhe ka qarë, por çdo gjë ka qenë e kotë.

Tereza tregon se prindërve nuk i ka treguar kurrë për problemet që ka pasur dhe gjithmonë i thoshte që është mirë. Dënonte veten sepse mendonte që e ka zgjedhur vetë pa marrë pëlqimin e prindërve dhe tani duhet t’i vuajë vetë pasojat

“Kam qëndruar 3 ditë pa ngrënë para se të lindte çuni, nuk kishim bukë në shtëpi”

Tereza e cila ka ardhur tek rubrika “ Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan, ka treguar historinë e trishtë që ka kaluar në jetën e saj. Ajo ka qenë e martuar me një burrë i cili nuk punonte dhe çdo Lekë që i binte në dorë e luante bixhoz. Kjo gjë ka bërë që ata të vuanin edhe për bukë. Kur ka qenë shtatzënë në fëmijën e dytë, Tereza tregon se 3 ditë deri në ditën e lindjes ajo nuk ka ngrënë asnjë gjë dhe nuk e dinte se a ishin dhimbjet e lindjes apo kishte probleme nga të ushqyerit. Tregon se ka shkuar në maternitet me urban dhe Lekët i ka marrë borxh nga një shoqe e saj.

Tereza: Në shtatzëninë e dytë kam qenë shumë keq. Kam kaluar periudhën më të keqe të jetës sime. Thoja si do rritet ky fëmijë. I kam lut Zotit të dështoj, o Zot më fal. Pasi e mora veten i thashë, të lutem, e nisi Zoti dhe këtë fëmijë, ktheju punës, ktheju jetës, ta rrisim mirë këtë fëmijë dhe vajzën. Ardit veç më keq u bë.  As nuk donte ta dinte se kishte fëmijë.  Për bukë kemi vuajtur, tre ditë para se ta lindja çunin. S’kam pasur bukë, domethënë 3 ditë pa ngrënë bukë. Kur më kanë ardhur dhimbjet e lindjes, nuk e dija se çfarë kisha. A kisha prej lindjes apo prej bukës. Kam ikur me urban në maternitet, edhe 1 mijë Lekshin e urbanit ia kam marrë një shoqeje.

Kam lindur të nesërmen në 5 të mëngjesit, kam marrë mamin në telefon, është nisur prej Puke dhe më ka sjellë për të ngrënë, i ka blerë gjërat që i nevojiteshin bebes. Nëse nuk do kishte ardhur ajo, nuk e di si do kisha dalë prej spitalit. Nuk kisha asnjë batanije ta mbështillja foshnjën.

Shikon videon e bërë virale, Eneida nga Amerika ndihmon Terezën dhe fëmijët me të holla

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Tereza mori një shtëpi me qira në Shkodër e cila vazhdoi të jetonte me fëmijët e saj.  Shoqata SOS e ka ndihmuar me çerdhen dhe kopshtin e fëmijëve i ka kërkuar në 2019 më 8 Mars që të jepte një mesazh ku të shprehte energjinë, guximin, forcën për gratë të cilat janë të dhunuara nga burrat. Kjo video u bë virale dhe u përhap në rrjetet sociale. Falë kësaj video ajo njohu Eneidën e cila jeton në Amerikë.

Eneida është prekur nga video që ka parë dhe e ka kontaktuar në Facebook, ku i ka kërkuar numrin e telefonit që të flisnin më gjatë.

Tereza: Më thotë kam shumë dëshirë të të takoj a mundesh nesër? Unë i thashë pas pune sepse para nuk mundem. Kam shkuar ta takoj pas pune me dy fëmijët dhe kishte si dëshirë që të më jepte mua dhe fëmijëve disa të holla. Kam ngelur pa fjalë. Sot e asaj dite, më kujtoj ajo për 8 Mars, që unë nuk kam festuar kurrë 8 Mars, për Bajram, për fillim shkolle dhe çdo fund vit. Ajo na kujton çdo herë edhe pse është në Amerikë.

Ardit Gjebrea: Ju dhuron ndihma?

Tereza: Po. Kur jemi mbyllur në karantinë na ka dërguar gjithë ato ushqime, plus të hollave.

Ardit Gjebrea: Ajo ka ardhur nga Amerika?

Tereza: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe ti dëshiron ta takosh këtu?

Tereza: Normal.

Eneida: Shumë shqiptarë në Amerikë e bëjnë paketën vetëm për të Dielën Shqiptare.

Eneida pasi shikon që mbrapa ekranit është Tereza, përlotet dhe shprehet se duhet bërë zemra më e madhe për të ndihmuar të tjerët që janë në nevojë. Përderisa ajo ka një jetë të mirë dhe të lumtur, pse mos ndihmojë dikë tjetër që t’i rregullohet jeta.

Shihemi në Gjyq- A do bashkohen Shkelqimi dhe Rudina?

“Ç’të dua ty unë?” Nëna i kthehet djalit: Sill nusen e fëmijët në shtëpi ose ik edhe ti

Ka rinisur sonte rubrika “Shihemi në gjyq”, në emisionin “E diela shqiptare”. Te zonja Eni, sonte ka ardhur një rast i jashtëzakonshëm. Zoti Shkëlqim ka thirrur nënë e  tij në gjyq, pasi nëna do që ta nxjerrë nga shtëpia. Zonja Sheje, nëna e Shkëlqimit, mes lotëve tregon se ajo e ka marrë këtë vendim, pasi ai është ndarë nga gruaja dhe kjo e fundit është larguar së bashku me fëmijët.

Gruaja e Shkëlqimit, zonja Rudina, në Prill të vitit 2022 ka kërkuar urdhër mbrojtje duke pretenduar se zotëria e ka dhunuar dhe është larguar nga shtëpia së bashku me tre fëmijët. Shkëlqimi ka 6 muaj pa i parë tre fëmijët ndërsa nëna e tij do që ta nxjerr nga shtëpia, pasi e quan shkaktarë të prishjes së familjes, sipas saj ai nuk duhet ta linte nusen të punonte.

Shkëlqimi: Unë sot kam ftuar këtu përball mamanë time se po më nxjerr nga shtëpia për faktin se më ka ikur gruaja me dy kalamajtë nga shtëpia.

Zonja Sheje: Po të largoj mor djalë se i thonë tre kalamaj, ka 5 muaj, prandaj o bjer fëmijët të me nusen në shtëpi, o ik edhe ti. Ç’të dua ty unë pa fëmijët? Për ça të dua?

Shkëlqimi: Po nuk e hoqa unë o nëne. Iku vetë.

Zonja Shaje Nuk e di atë ta gjesh ti.

Shkëlqimi: E çova në punë për më të mirë.

Zonja Sheje Mos e çoje në punë se të mungonte port të ngrënë a për të veshur a? Çfarë të mungonte në shtëpinë tënde?

Shkëlqimi: Po ça të bëjë unë?

Zonja Sheje: Atë më të mirën të kishe bërë,  mos ta çoje në punë.

Eni Çobani: Ça ka ndodhur Shkëlqim se të shikoj të emocionuar?

Shkëlqimi: Unë isha në Gjermani…

Zonja Sheje: Janë tre fëmijë edhe nusja katër, janë 4 thika në zemrën time.

“Jam dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ajo familje”, Rudina refuzon kthimin me Shkëlqimin

Në emisionin ‘E diela shqiptare” në Tv Klan, në “Rubrikën Shihemi në Gjyq” nënë e bir kanë dalë ballë për ballë, arsyeja është divorci mes Shkëlqimit dhe Rudinës. Zonja Sheje i kërkon djalit të saj të largohet nga shtëpia, pasi sipas saj ai është shkaku pse nusja dhe fëmijët janë larguar.

Nga ana tjetër, nusja e Shkëlqimit, ka kërkuar urdhër mbrojtje për vete dhe fëmijët. Sipas kësaj të fundit, ajo është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga Shkëlqimi madje ai ka ofenduar rëndë edhe nënën e saj. Rudina ka pranuar të lidhet me anë të një bisede telefonike ku ka treguar variantin e saj të historisë.

Eni Çobani: A është e vërtetë që ju ka dhunuar?

Rudina: Zonja Eni më vjen keq që rrethanat vajtën deri në televizor. Unë i kam ndejtur shumë burrnore shumë besnike gjithë jetën time deri sa kaloi në një fjalor te unë që ishte i ekzagjeruar, si femër që nuk më përshtatej me karakterin. E dinte që unë atë fjalor nuk e duroja dot. Më kërcënonte, më thoshte largohu nga shtëpia, lëre ça thotë tani se tani ndihet i braktisur.

Eni Çobani: Je dhunuar fizikisht?

Rudina: Po edhe fizikisht edhe psikologjikisht jam dhunuar nga ajo familje dhe nga ai person.

Shkëlqimi: Kur të kam dhunuar unë?

Rudina: E di fare mirë Shkëlqimi, se i ka dalë përpara djali 16-vjeçar

Eni Çobani: Keni punuar ndonjëherë deri në tetor të vitit 2021?

Rudina: Kam mbledhur barishte, dhe kam qepur shapka, nuk i kam  rritur fëmijët me lypë.

Eni Çobani: Pra nuk ke punuar jashtë shtëpisë, këtë po thotë edhe Shkëlqimi, në momentin që ju u futët në punë, gjithçka ndryshoi mes jush. A mund të ma  shpjegosh këtë?

Rudina: E tradhtova Shkëlqimin unë dhe ndryshoi Shkëlqimi, se i erdhi xhelozia?

Zonja Sheje: Jo, tradhti, jo, jo.

Rudina: Po ça?

Zonja Sheje:  Jo më nën nuk e di ça ke ti që ike…

Rudina: Ça kam unë, unë ajo Rudinë që kam qenë ajo do jem gjithmonë burrërore.

Eni Çobani: Djemtë pse nuk e takojnë babain?

Shkëlqimi: Pse i ke mësuar fëmijët të më gjuajnë me gura mua?

Rudina: Kaloi nëna ime do shkonte në fier të merrte ilaçet e veta…

Shkëlqimi: Ça do nëna jote te fëmijët e mi? I kam bërë unë ata.

Rudina: Më dëgjon gjithë Shqipëria dhe më vjen zor, se e di që duket i dhimbsur Shkëlqimi në ekran, të më fali i gjithë televizioni që më dëgjon, i ka thënë nënës sime kush je ti moj r***ie që mban fëmijët e mi.

“Lokali e mori nusen në qafë, pse e çove në punë”, nëna i kërkon llogari të birit

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Shkëlqimi së bashku me nënën e tij. Atij i ka ikur gruaja nga shtëpia dhe nëna i kërkon që ta rikthejë nusen në shtëpi sepse nuk jeton dot pa fëmijët. Sipas nënës arsyeja pse nusja është larguar nga shtëpia është puna që ka nisur në një lokal.

Shkëlqimi: Po mirë moj nënë unë e çova në punë për mirë.

Zonja Sheje: Kur erdhën e morën, i dilje para.

Shkëlqimi tregon se ka marrë urdhër mbrojte, pasi gruaja e akuzon se e ka dhunuar dhe tani nuk ka të drejtë të shikojë fëmijët e tij.

Zonja Sheje: Mirë ta bëri kur e çove në punë. Bëri shumë bukur ajo. Pse  e çove në punë?  Për çfarë e çove në lokal? Kush ta mori në qafë? Lokali, ishte e padalë. E bridhje me motor, por jo në lokal.

Ardit Gjebrea: Zonja Sheja, çfarë të keqe ka që një grua të punojë?

Zonja Sheje: E çuan këta në lokal, me mua ka ndenjur 15 ditë ditë pa folur me gojë, ti që të fola pse ma çove nusen në punë se e dua për vete, e dua për të rritur çunat.  Ajo i gëzohej parasë.

Ardit GjebreaAjo nuk është vetëm për ty, është për të gjithë familjen, por edhe për familjen e saj. Në qoftë se do të punojë, le të punojë, çfarë të keqe ka?

Zonja Sheje: Ai një muaj kishte që kishte ardhur nga Gjermania. Çfarë i duhej gruaja ta çonte në punë? Kjo ferrë është e hidhur për mua.

Ardit Gjebrea: Nëse ka zgjedhur punën e gabuar le ta themi, po të jetë thjesht për punë, nuk mund të themi që pse punoi.

Zonja Sheje: Janë tre çuna, nusja katër, të iki nga shtëpia. Ka rënë shtëpia përdhe. 

Vjehrri nxjerr thikën për të vrarë dhëndrin, nusja flet me hasmin e të shoqit

Të ftuar tek “Shihemi në gjyq” kanë qenë Shkëlqimi së bashku me nënën e tij Sheje e cila i kërkon të birit të kthejë nusen në shtëpi. Nusja i është larguar pas një zënke mes tyre. Ajo filloi punë në një lokal e mesa duket kjo gjë u bë dhe shkaku i grindjeve në shtëpi.

Shkëlqimi tregon se ka ardhur i vjehrri tek shtëpia dhe ka tentuar ta therë me thikë.

Eni Çobani: Pse kjo punë ka sjellë këtë problematikë. Shkëlqim për çfarë ishte kjo punë problematika që solli më pas deri në urdhër mbrojte dhe tani në divorc? Ti do ta heqësh nga puna në qoftë se e merr?

Shkëlqimi: Jo, unë nuk e heq nga puna.

Shkëlqimi tregon se në Gjermani ka pasur një konflikt me një fshatarin e tij dhe gruaja e ka takuar këtë person pa dijeninë e tij dhe ka folur me të. Ai e mori vesh dhe filloi debati.

Shkëlqimi: E mora vesh nga djali.

Eni Çobani: Çfarë të keqe ka që ajo foli me të?

Shkëlqimi: Asnjë gjë të keqe, unë madje jam ulur tek ballkoni dhe i kam thënë bravo grua të paskam besnike.  Mirë këtë, po tek puna çfarë më bën? Se ti po takon hasmin. Si i bie ky muhabeti. I mora prindërit e saj në telefon, i thashë hajdeni këtu, kështu, kështu jo të bijë. Ikën, iku të nesërmen në punë, pastaj sjell të atin me makinë , të vëllain e të ëmën. Erdhën tek shtëpia, i thashë juve mbrëmë erdhën, çne sot prapë tek shtëpia? Ka ardhur nga 9 pa një çerek të darkës. I thashë mirë se erdhëm, ai tek shkallët më nxori thikën e desh më çau.

Eni Çobani: Vjehrri e bëri këtë veprim, kishte thikë me vete për të të vrarë ty?

Shkëlqimi: Po. Rudina ka dalë para të atit dhe i tha baba çfarë bëre.

E ëma i kërkon Shkëlqimit që ta falë Rudinën dhe t’i lutet që të kthehet në shtëpi

Çfarë do të ofrojë “Hotelisht me Gladin”?

Suksesi i një hoteli fillon me atë që e drejton’, ky është mendimi i Gladit e cila është trajnere dhe konsulente hotelerie. Gladi do të sjellë në emisionin “E diela shqiptare” një rubrikë të re mjaft sfiduese. “Hotelisht me Gladin” do të sjellë çdo të diel në vëmendje hotele të ndryshme.

Gladi do të shkojë nëpër hotele të ndryshme nën maskën e ‘klientit të vështirë’, duke sfiduar kështu stafin e hotelit dhe po ashtu menaxherin. Ajo do të shikojë nga afër gjendjen e hoteleve dhe cilësinë e shërbimit që ata ofrojnë duke treguar anët pozitive e negative të çdo hotelit. Kjo rubrikë do u vijë në ndihmë edhe hoteleve për të përmirësuar shërbimet e tyre edhe klientëve që i zgjedhin këto hotele.

Në një intervistë me Ardit Gjebrean, ajo ka zbuluar detaje se si do të realizohet kjo rubrikë   dhe se si është pritur kjo nga hotelet që ka vizituar deri më tani.

Ardit Gjebrea: Hotelisht, duket si një fjalë  e shpikur. Çfarë është në të vërtet?

Gladi: Në fakt është një gjuhë e huaj, është si frëngjisht, anglisht italisht. Të bësh hoteleri është një gjë specifike, biznes specifik, po nuk e fole atë gjuhë nuk e bën dot mirë. Është fjalë e shpikur nga unë. Mendoj se është gjuhë që duhet mësuar.

Ardit Gjebrea: Si e ke menduar këtë rubrikë?  Çfarë do të sjelli për rubrikën e të dielës shqiptare?

Gladi: Hoteleria është kryefjala e sezonit, mendohet se është  e rëndësishme për ekonominë, por edhe shumë ankesa ka në këtë drejtim.  Le ta  bëjmë televizive dhe ta shohim. Bëhet fjalë për një rubrikë me një klientë misterioz i cili futet nëpër hotele dhe bën atë rrugëtimin e një klienti, por jo të një klienti të zakonshëm. Të një klienti që ngacmon stafin, që krijon situata, një klient profesionit që  do të nxjerri të mirat dhe gjërat që duhen përmirësuar në hotel.

Ardit Gjebrea: Disa xhirime i ke bërë deri  më tani?

Gladi: Po.

Ardit Gjebrea: Në momentin që ti je klienti misterioz.Po në momentin që dole sot nuk do jesh më misterioze, në çdohotel që do shkosh do të njohin edhe do thoi, kujdes se erdhi Gladi. Si i bëhet?

Gladi: Unë bie dakord me menaxherin e hotelit. Unë shkoj dhe i them  menaxherit dua të bëjë këtë sfidë me hotelin tënd. A  je gati?

Ardit Gjebrea: Së pari si i gjen hotelet, ose targeton ndonjë hotel të caktuar, apo të gjithë  hotelet kanë nevojë të përmirësohen

Gladi: Të gjithë hotelet kanë nevojë të përmirëszohen, disa pak më shumë, disa pak më pak. Hoteleria shqiptare ka modele shumë të mira dhe   mendoj se ata hotele të cilët janë aq mendjehapur nga një rrugëtim i tillë, ndaj një kritike të hapur, ndaj një sfide të  tillë, mendoj se janë më të  mirët, ata që duan të përmirësohen. Hotelet përpiqem ti zgjedh të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ardit Gjebrea: Ti lidhesh me menaxherët?

Gladi: Unë lidhem me menaxherët, ka raste që u them kjo është ajo që unë dua të bëj me hotelin tënd, më shohin njëherë, qeshin, gëlltiten. Ka pasur dhe një rast së fundmi, kur shkova pa i thënë fare menaxherit se çfarë kisha ndër mend.

Ardit Gjebrea: Nuk i the as menaxherit?

Gladi: As menaxherit.

Ardit Gjebrea: Po kamerat si i  vendose?

Gladi: Duket si një ‘one man show’, por nuk është e tillë, ka staf nga mbrapa, por në hotel shkoj vetëm. Kamerat janë në trup, ndaj duhet ajo po-ja e menaxherit, sepse më duhen kamerat e sigurisë… pra kamerat e sigurisë, kamerat që kam në trup, kamerat që kam në valixhe montohen në dhomë, bëjë inspektimin, marr në telefon…Nga gjithë këto kamera krijohet emisioni, krijohet kjo rubrikë.