Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan ishte e pranishme Rediola, e cila ka thirrur gjyshen e saj që e ka rritur dhe edukuar që në moshën 5 –vjeçare, pasi prindërit nuk kishin mundësi ekonomike ta mbanin.

Nëse dikur nuk i kuptonte sakrificat e saj, sot Rediola është e ndërgjegjshme që nënë Hurmaja ka nevojë për vëmendje të veçantë.

Rediola: Kam jetuar 8 vite me gjyshërit, deri në vitin 2007. Kur kam jetuar tek gjyshërit kam studjuar në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa”, Fier. Gjyshi ishte roje shkolle dhe ishte ai që e merrte dhe e çonte në shkollë, ndërsa gjyshja kujdesej për mua. Ka qenë si periudhë revolte, rebelimi se përsë unë jetoja aty, ndërkohë që të gjitha shoqet e mija jetonin me prindërit. Mendoja se prindërit më kishin braktisur aty dhe unë ndihesha keq, edhe pse jetoja shumë mirë. Nëna përpiqeshe shumë që të jetoja mirë. Dilja me atë shumë shpesh, ajo më shoqëronte kudo. Por vazhdoja të mos isha mirënjohëse. Kështu ka vazhduar deri në klasën e shtatë kur nëna më tha që do ikte në Tiranë të jetonte me dajën. Unë u ktheva në shpi, e mora me dëshirë shumë të madhe, por kur shkova pata një zhgënjim. Në të vërtetë u përballa me një jetë tjetër. Pushime nuk bëja, nuk dilja aq shumë. Thashë, paska qenë shumë mirë të jetoje me nënën. Përveç këtyre që janë dëshira fëminore, ishte shumë e vështirë të rikrijoja marrëdhënien me prindërit, pasi unë takohesha një herë në javë. Për nja 2-3 vite kam pasur një periudhë dëshpërimi për kthimin në shpi nga ajo që prisja në të vërtetë. Në vitin 2008 nëna u diagnostikua me kancer në mitër. Unë kam qenë në klasën e 7-8 dhe në atë periudhë nuk e kam përjetuar shumë, pasi nëna jetonte në Tiranë, unë jetoja në Fier. Ajo bëri një kimioterapi shumë të fortë, i ranë flokët. Por përtej këtyre, ajo i jepte forcë vetes dhe ja doli. Pas 10 vitesh ju rikthye një sëmundje e ngjashme me të parën. Këtë verë ajo u diagnostikua me kancer në gji. Ndryshe nga sëmundja e parë unë këtë herë kam qenë më afër nënës. E kam shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe. Unë i kam qëndruar shumë afër. Pas operacionit nëna nis kimioterapinë e dytë. Ajo është shumë e dëshpëruar, e rraskapitur, pasi i duhet çdo tre javë të bëjë kimioterapi, shoh dhe një mosdëshirë për të mos e marrë veten.

Gazetarja e “Ka një mesazh për ty”, shkoi në shtëpinë e zonjës Hurma dhe i tha se në telefonin e saj ka ardhur një mesazh, ku e fton që të jetë e pranishme në studio.

E pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë thirrur zonjën Hurma në program, ajo tha se mund të jetë mbesa e saj, dhe në fakt kishte të drejtë, pasi ishte Rediola ajo që kishte një mesazh për gjyshen.

Rediola: Unë doja që të të falenderoja për të gjithë sakrificën, kujdesin, jo vetëm kur më ke rritur, por edhe më pas kur isha me prindërit. Ti më merrje në verë për pushime. Ky kujdes ka vazhduar edhe sot kur unë vi tek shtëpia, edhe sot që unë vi tek shtëpia, je ti që ma bën kafen dhe jo unë ty. Unë të falenderoj shumë dhe pres të bësh akoma. Dua të shikoj atë nëna Hurmanë e mëparshme, të dalësh, të bësh byrek, të bësh udhëtime dhe të mos e lesh veten pas dore për shkak të sëmundjes.

Pas mesazhit të Rediolës dhe nënë Hurmja kishte një dëshirë për mbesën e saj.

Hurmaja: Këtë e kam pasur pikë të dobët, ka qenë fëmija i parë i vajzës dhe dashuria ka qenë më e madhe për këtë vajzë, e kam mbajtur, e kam rritur. Unë kërkoj që ajo të vazhdojë këtë rrugë që ka nisur dhe i them që të gjejë shokun e jetës, ja kërkoj unë si gjyshe. Sa të jem unë mirë ta shoh me dikë.

Urojmë që zonja Hurma të jetë e shëndetshme që ta shohë mbesën e saj nuse.

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

Historia e dytë e “Ka një mesazh për ty” mund të ketë mendime pro dhe kundër, megjithatë ai ka ardhur në “E diela shqiptare”, për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë. Ai është Arkeli dhe në rrëfimin e tij tregoi sesi u njoh me Armandën me të cilën sot bashkëjeton edhe pse familjet e të dyve janë kundër kësaj dashurie.

Arkeli: Me Armandën jam njohur në një spital në Durrës, para disa muajsh. Unë isha atje për hallën, ndërsa ajo kishte shtruar vëllain e saj dhe ishin në të njëjtin pavion. Nëpër korridore kam parë Armandën, ndërsa unë po kërkoja për doktorë. Kam pyetur infermieren lidhur me Armandën nëse ajo ishte e shtuar vetë, dhe infermierja më tha se ka vëllain. Të nesërmen e takoj Armandën dhe i them se ishte vëllai, folëm pak dhe më pas ajo hyri në dhomë. Në mbrëmje ajo u largua nga spitali dhe unë vendosa ta ndiqja, e mësova shtëpinë se ku e kishte. U ktheva më pas tek halla, në spital. Të nesërmen i them që dua të pimë një kafe, tek kafja e spitalit. U ulëm në kafe, biseduam për jetët tona. E pyeta nëse ishte beqare dhe ajo më tha që është e martuar dhe ka dy fëmijë. Duke folur më shumë ajo me tregoi se ishte e divorcuar. Më tregoi për të gjitha vuajtjet dhe bisedat me ish-burrin. Po, ndërkohë që zemra ime më rrihte fort dhe i thashë të lutem më jep numrin të jemi miq.

Ardit Gjebrea: E doje si mikeshë?

Arkeli: Të nesërmen e mora përsëri në telefon dhe e pyesja për vëllain, doja ti dëgjoja zërin dhe të flisja me atë. Më pas më merrte dhe ajo. Një muaj folëm në telefon, duke e takuar herë pas here në Durrës, duke pirë kafe me të, ndjeva diçka. Ndjeva aq shumë, kisha frikë ti thoja se jam i dashuruar me ty. Nuk e dija si do e priste.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi kjo Arkel, pasi ti je një djalë beqar dhe pa papritmas me një grua me dy fëmijë dhe dy vjet më e madhe se ty. Çfarë ndodh, ndjenja është kaq e fuqishme sa nuk pyet për asnjë gjë?

Arkeli: Duke biseduar siç thashë dhe më herët, unë rashë në dashuri me atë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ti ja the këtë gjë?

Arkeli: Ja kam thënë kur jam larguar nga Shqipëria dhe ika në Greqi. “Me të vërtetë ika nga Shqipëria, bëra gabim shumë të madh, pasi jam i dashuruar me ty. Nuk duhet të largohesha nga ty”.

Ardit Gjebrea: Çfarë tha ajo?

Arkeli: Ti je beqar dhe ka plot vajza të tilla, ti duhet të lidhesh me një vajzë beqare. Unë i thashë që kam ndenja shumë për ty, pasi më ka rrahur zemra fort që kur të kam parë. Kam ndenjur 1 muaj në Greqi dhe kam folur gjatë gjithë kohës, në telefon. “Javën e fundit ajo më tha që edhe unë kam rënë në dashuri me ty”.

Ardit Gjebrea: Sa kohë kishte kaluar që nga dita e parë dhe deri këtu….

Arkeli: Një muaj e gjysëm…

Ardit Gjebrea: Po tani sa kohë ka kaluar?

Arkeli: 8 muaj dhe e dua me gjithë shpirt.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ja u the prindërve të tu?

Arkeli: Kur u ktheva nga Greqia, i thashë babit, që jam dashuruar me një vajzë. Dhe më tha shyqyr që je dashuruar. Por ka një problem i thashë, se është e ndarë dhe ka dy fëmijë. U step, dhe tha po të ishte e ndarë dhe mund ta merrje, por me dy fëmijë, pak vështirë. I thashë që dashuria, si me dy, si me pesë fëmijë, i thashë që për dashurinë nuk largohem kurrë. Më pas i tregova dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, nënë, vëllait, gjyshes.

Ardit Gjebrea: Kush është më mirëkuptues?

Arkeli: Vetëm gjyshja…

Ardit Gjebrea: Flet me ta…?

Arkeli: Babai më ka ardhur më ka takuar, e di që ke gabuar më thotë, por për dashurinë tënde mund të bësh çfarë të duash.

Ardit Gjebrea: Të njëjtin problem ke dhe më prindërit e Armandës?

Arkel: Ata thonë që ky djalë beqar të vij që të marri një vajzë më dy fëmijë, si mund të jetojë me të.

Ardit Gjebrea: Më trego pak momentin kur shkove tek familja e Armandës?

Arkel: Kam shkuar vetëm tek shtëpia e tyre, pasi nuk më vinte asnjë nga familja ime. Kjo ka qenë dhe shkaku pse jam zënë më familjen, pasi nuk pranoi asnjë që të më shoqëronte. Ata me refuzua, pasi kisha shkuar vetëm. Ju thashë që jam dashuruar me vajzën tuaj, motrën tuaj, pasi ajo ka dhe vëllezër. Ata më thanë që duhet të shkoja me prindërit, të afërmit. Ika në Durrë, gjeta një shtëpi me qira dhe të nesërmen i thashë Armandës që të merrte fëmijët dhe të vinte të jetonim bashkë.

Ardit Gjebrea: Prej sa muajsh jetoni bashkë? Si të thërrasin fëmijët?

Arkel: Prej 8 muajsh jetojmë bashkë. Fëmijët më thërrasin babi. Kemi raport shumë të mirë. Kur më kanë thirrur për herë të parë babi jam çuditur sesi ka mundësi.

Ardit Gjebrea: Kanë kontakte fëmijët me babain e tyre biologjik?

Arkel: Jo, nuk kanë…

Ardit Gjebrea: Për çfarë ke ardhur sot në studio, çfarë do ti thuash Armandës?

Arkel: Dua ti jap një mesazh për çdo problem që kemi kaluar që madje kemi marrë dhe kërcënime dhe nuk e di se kush, fisi im , apo i asaj nuk e di. Por unë dua ti them që të jemi të lumtur deri në fund të jetës sonë, me dy fëmijët që kemi, por do bëjmë dhe një të tretë. Edhe pse më thotë shpesh që do lodhem, unë do i them sot këtu që kurrë nuk kam për ta lënë dhe do jetoj deri në fund të jetës time me atë.

Gazetari i “Ka një mesazh për ty” shkoi në Sukth për ti thënë Armandes së në telefonin e saj ka mbërritur një mesazh. “Se di kush mund të jetë, por s’mundem”, janë fjalët e Armandës.

Arditit e pyeti Armandën se kush mund të jetë dhe ajo tha, motra e cila jeton jashtë, ose vëllai i vogël, por që në fakt ishte partneri i saj, Arkeli.

Mesazhi i Arkelit

“Dashuria ime, çdo gjë kemi kaluar bashkë, çdo problem, debate, apo çdo kërcënim që na kanë bërë po të them sot që ky mesazh është deri në fund të jetës sime. Gjithmonë ke menduar se do vijë një ditë dhe do të lodhem, do të braktis dhe ja ku po ta them sot që do kaloj një jetë më ty. Çdo problem që mund të na dalë përpara do ta zgjidhim bashkë. Të gjitha do i kalojmë bashkë deri në fund të jetës tonë”.

Armanda: E dua shumë dhe ai është gjithë forca ime.

Ardit Gjebrea: Ai na tregoi për historinë tuaj, njohjen dhe gjithçka. Na tregoi që ende nuk keni konsensusin e prindërve. Arkeli preferoi të të sillte ty sot këtu dhe jo prindërit për të treguar që nëpërmjet këtij mesazhi se sa e fortë është dashuria juaj. Ndonjëherë rrethanat jo vetëm që pengojnë, por ndonjëherë ndihmojë për të krijuar një lidhje të fortë që mund të zgjasë përjetë. Ky është një mesazh shumë i bukur për dy familjet tuaj që ata shikojnë dashurinë tuaj dhe lidhjen tuaj.

Më pas Armanda dhe Arkeli dhanë një mesazh për familjet e tyre.

Armanda: Familjes i them që të mos ketë frikën për asnjë gjë, pasi zgjedhja që unë kam bërë që Arkeli është personi i duhur dhe më ka sjellë vetëm gjithmonë lumturi.

Arkeli: Këtë vajzë që është këtu e dua dhe do ta dua gjithmonë dhe pres që familja të vijë të na shikojë dhe të bashkohemi të dy familjet dhe e imja dhe e Armandës.

Dashuria triumfon gjithmonë përtej gjithë peripecive dhe pakënaqësive. Nëse dy njerëz duhen me shpirt ata bëjnë të pamundurën për të qëndruar me njëri-tjetrin dhe rasti i Arkelit dhe i Armandës ishte një shembull shumë i bukur.

Fati është i shkruar, nuk e ndryshojmë dot!

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN

“TELEBINGO SHQIPTARE”

Heronjte e Kryeqytetit – Me Erion Veliaj!

Ky është i treti vit që “E Diela Shqiptare” zhvillon një ceremoni mirënjohje me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës për qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit. Ata janë të gjithë banorë sa të ngjashëm me ne, aq dhe të pazhurmshëm, ndoshta ndryshe nga ne.

I ftuar në studion e “E Diela Shqiptare” ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili përtej punës së tij në bashki rrëfeu dhe detaje nga jeta e tij tashmë si prind. Në muajin Tetor, Erioni dhe Ajola janë bërë prindër për herë të parë dhe në jetën e tyre ka ardhur Kajan.

Ardit Gjebrea zhvilloi një intervistë me kryetarin e Bashkisë.

Ardit Gjebrea: Duke qenë se prej tre vitesh i dimë tani oraret e punës, duam të na heqësh pak kuriozitetin e orareve të natës. Çfarë ndodh me ty, pasi hyn në shtëpi në mbrëmje?

Erion Veliaj: Tani nuk jam më Lali Eri, jam babi Eri. Çfarëdo ngarkesë të ketë pasur dita, ai momenti kur shkoj në shpi dhe hap dikush derën që mund të jetë nëna ime, Ajola, apo nëna e saj, pyetja e parë që bëj është si e kam çunin tim. Është një bekim shumë i madh. Aty më ikën çdo stres, çdo ngarkesë, të më kishin thënë më shpejt do e kisha bërë më herët.

Ardit Gjebrea: Çfarë note do i vije gjumit tënd?

Erion Veliaj: Gjumi im mezi merr një notë kaluese. Unë rrija vonë më përpara, çështje të punës edhe adrenalina që të jep puna e bashkisë, kurse tani nuk e kam më zgjedhje, çdo dy orë, o çiçi, o çuçu. Nuk e thashë për humor. Kam mësuar sesi mund ta ndërroj çunin për 30 sekonda dhe jam i përfshirë në të gjitha proceset, që në maternitet. Nuk jam nga ata baballarë që e mbaj larg.

Ardit Gjebrea: Shkon në shtëpi dhe e shikon Kajan në gjumë, do të dojë në ato moment të ishe Kryetar Bashkie?

Erion Veliaj: Mos e lidh fare, ky Erioni që bën bashki ashtë kot fare, ky Erion që ka Kajan më duket i paparë fare. Kur shkoj në shtëpi i marr erë edhe kur është në gjumë dhe Ajola që më thotë, shyqyr që erdhe mbaje pak, harron që kam qenë në punë. Kur isha në ministri gjeta një sfidë të jashtëzakonshme se nuk ishte paguar prej kohësh ndihma ekonomike, kishim krizë pensionesh, duhej reformë nuk ishin hapur zyrat e punës, mu duk punë shumë e vështirë. Pastaj kur dola në bashki duke filluar nga mbledhja e plehrave, ke falimenti i ujësjellësit, shkollat, kopshtet që ishin copë-copë, mu duk punë shumë e vështirë. Po kur bëhesh baba të duket gjëja më e vështirë se çdo punë tjetër që ke prekur me dorë.

Ardit Gjebrea: Unë di që Kajanit i ke prerë kërthizën, kë qenë aty kur ka lindur?

Erion Veliaj: Po lexoja shumë, pasi u interesova shumë kur Ajola ishte shtatzënë, që është mirë që prindërit të përfshihet në proces. Por të gjitha studimet thoshin që nga momenti i lindjes duhet të jesh prezent dhe i them doktor Glozhenit, shiko se unë dua të jem aty. “Ne i inkurajojmë, por të gjitha ata baballarë që kanë hyrë në sallë të operacionit ju ka rënë të fikët dhe kemi hall se në vend të merremi me djalin, merremi me ju”. Unë jam burrë me namuz nuk do më bjerë të fikët. Dhe në fakt kisha të drejtë sepse e përballova me sportivitet, madje e ndihmova dhe me serumin, që Ajolës t’i shkonte tamam. Më thotë doktori, -hajde shëndet djali, dhe ti kë futur ai një çiçi për të gjithë ata që ishin në sallë. I thashë, duket djali im… Tani tha do i presim kërthizën, ia pres vëtë i thashë, unë merrem me të gjithë fëmijët e Tiranës. I preva kërthizën vetë, dikush do e bënte, pse ta bënte një infermiere? Pastaj vjen skena tjetër, ku në vend që të shokohesha unë, u shokuan ata. Tani ju them unë, më gjithë këtë çiç dhe duhet larë, e futa djalin në lavaman dhe e lava. Më tha, kryeinfermierja, ‘o Lali Eri i lake dhe kakën?’ Unë i laj kakën gjithë Tiranës, pasi kanalizimet e ujërave të zeza i ka bashkia, jo më djalit tim. Përtej humorit është një bekim i jashtëzakonshëm dhe e kam shijuar. Shpresoj të bëhet djalë i mbarë dhe të kontribuojë për qytetin.

Ardit Gjebrea: Sapo u zgjodhe kryetar Bashkie ti çove një fëmijë rom në shkollë duke e mbajtur në krahë. Ku ndryshon preokupimi yt për këta dy fëmijë?

Erion Veliaj: Nuk është sekret që unë kam një debolesë për fëmijët. Edhe djaloshin që përmend e kam ndjekur që nga dita e parë, e kam ndjekur tani është tek banesat sociale. Ka filluar shkollën, ka mësuar biçikletën, babai i tij ka filluar punë, punon për ndërmarrjen e pastrimit të bashkisë. Ata që janë realisht të përkushtuar nuk e mbarojnë me një sevap, por mundohen që t’i ndjekin në të gjitha stacionet e jetës.

Tirana ka heronjtë e vet, që prej atyre që kanë dhënë jetën për çlirimin e saj e deri tek heronjtë e përditshëm që nuk kanë muskuj të fortë, apo trup të kalitur. Heronjtë e këtij qyteti nuk është e thënë të jenë nga ky qytet. Kanë ardhur vite, dekada, shekuj më parë, por ka prej atyre që kanë ardhur dje dhe pritet të vinë nesër apo pasnesër. Këtë fat kanë të gjitha kryeqytet në botë, ku autokton nuk të bën mbiemri, por puna, rregulli dhe ligji. Qytetarët dhe vullnetarët e Tiranës, nuk ia dalin dot pa një mbështetje, suport që vjen nga Bashkia e Tiranës.

I pranishëm në studion e “E Diela Shqiptare” ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë për Ardit Gjebrean, kryetari i Bashkisë, foli për punën me të cilën ai përballet çdo ditë. Duke qenë se dhe pak muaj do të mbahen zgjedhjet lokale (30 Qershor 2019) Veliaj nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se si po i pret ai zgjedhjet.

Ardit Gjebrea: Si ka ndryshuar Erioni në këto 3 vite?

Erion Veliaj: Një nga gjërat që kam kuptuar është se ky nuk është një konkurs bukurie, pra nuk është një gjë që bien të gjithë dakord. Gjithmonë do të duhet të marrësh vendime të vështira, ndonjëherë vendime që s’të pëlqejnë të marrësh, por çështja është që gjërat nuk presin, ka një lloj urgjence. Jam bërë më i disiplinuar, nuk i shtyj asnjëherë vendimet e vështira, nuk them të shikoj nesër. I kam kuptuar limitet e mija që në fillim. Jam fokusuar shumë që të ndërtoj një skuadër, është një ushtri e tërë sikurse ju këtu, dhe unë kaloj kohë me këtë ushtri. Mundohem të bëj maksimumin tim dhe ta ndaj me shokë. Sot punohet në skuadër dhe njerëzit thonë që skuadra e bashkisë së Tiranës meriton të gjithë mirënjohjen.

Ardit Gjebrea: Kur premtoje në fushatë elektorale para 4 vitesh, ishte kjo Tiranë që kishe parasysh?

Erion Veliaj: Shumë punë i zbulon duke i bërë, kur i shef nga afër, kopshtet, çerdhet thua nuk qenkan aq keq sa mendoja, qenkan edhe më keq. Megjithatë patjetër që dikush habitet, gjithë çështja është a kemi mjaftueshëm energji të punojmë. Detyra e dikujt është të tregojë si do bëhet, se që nuk bëhet ka plot. Çdo ditë do ketë një korsi biçikletash, rrugë, ujësjellës, park, çerdhe, kopsht dhe në momenti që i gjithë ekipi është sinkronizuar kur shikon 1 mijë probleme thua ku ta filloj? Përgjigjia, është ta fillosh nga një gjë. Ditën e parë kur shkova në bashki gjeta një aplikacion në telefon që numëronte ditët mbrapsht, nga dita që u futëm deri kur mbaron mandati. Ju thashë kolegëve, kemi 1500 ditë dhe duhet të bëjmë 1500 gjëra, kujdes se koha ikën, të gjithë filluan të rrotullonin sytë. Sot kur ju them që kanë ngelur dhe 200 ditë, sigurisht që i ka kapur urgjenca. Sot ndihem mirë që zgjodhëm këtë metodologji.

Ardit Gjebrea: Sa je i bindur që Tirana do të japë dhe 1500 ditë të tjera?

Erion Veliaj: Mezi e pres fushatën, që të ballafaqohem me gjërat që kam bërë, por edhe për të shikuar alternativën që kanë të tjerët. Dhe unë besoj që ne duhet të kemi një fushatë të qetë, inkurajuese, frymëzuese për alternativat më të mira dhe do të isha shumë i lumtur për të parë alternativat e tjera për të korrektuar punën time. Por kam shërbyer me shumë dashuri dhe besoj se e meritojmë që të vazhdojmë projektet që kemi nisur në Tiranë. Nuk bëhen të gjithë në një mëndje, për aq kohë sa ka një shumicë të drejtë, të ndershme nuk pyet shumë për parti.

Ardit Gjebrea: Për mendimin tënd ke përkrahës, mbështetës, por edhe kundërshtarë…janë të gjithë politikë?

Erion Veliaj: Absolutisht jo. Në bëjmë një lulishte përpara një pallati dhe mërzitet dikush, sepse aty ku do bëjmë lulishten ai parkonte makinën dhe ai del që është kryetari i organizatës së PS dhe thotë unë i partisë tënde, më ke hequr parkimin dhe më ke vënë lodrat. Duhet punë shpjeguese, njerëzit duhen bërë ortakë të zhvillimit të qytetit duke u thënë prit pak, makina jote do parkohet më lart, a nuk është më mirë që këtë vend ta ruajmë për fëmijët? Makina jote është prej metali, dhe nuk ka ndjenja ndërsa fëmijët po. Ky ishte një rast tek rruga “Siri Kodra” dhe u mërzitën socialistët, pasi thanë ne të kemi dhënë votat, ti na bën kënd për kalamajtë. Ndërkohë me pak arsyetim kalojnë këto vështirësi.

“SHIHEMI NË GJYQ”

Aurela është divorcuar disa vite më parë nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë. Teksa tenton të rinisë një jetë të re, Aurela po përballet me vështirësinë për të mbajtur vajzën e saj e pikërisht për këtë arsye ka thirrur në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” babain e saj Luigj. Çfarë do ti kërkojë ajo babait dhe a do të gjejnë ata një zgjidhje për vajzën e vogël?

Aurela: Kam ardhur me një hall shumë të madh dhe kam sjellë dhe babain, sepse kështu më erdhi situata. Kam qenë njëherë e martuar në vitin 2008 dhe nga kjo martesë me shtetasin Alban Vata kemi një vajzë dhe pak muaj ajo bën 10 vjeçe. Arsyeja pse kam ardhur këtu është se ai zotëria më kërkon të më marrë fëmijën.

Eni Çobani: Sa vite martesë keni patur?

Aurela: Tre vite, dhe u bë një situatë e padurueshme, nga dhuna fizike, psikologjike dhe unë nuk munda të jetoja më me atë zotëri. Babai im nuk e dinte këtë situatë, pasi kishte dhe probleme shëndetësorë, ishte i sëmurë.

Eni Çobani: Martesën e ke bërë me mblesëri, apo jeni njohur vetë?

Aurela: Gjysmë me mblesëri, gjysmë vetë. Unë ika nga Lezha dhe shkova në Shkodër me zotërinë. Dhuna ka filluar që kur isha 10 ditë pa lindur vajzën. Erdhi në shtëpi dhe ishte i dehur dhe më ka dhunuar.

Eni Çobani: Kur ka ardhur vajza juaj në jetë?

Aurela: Ka ardhur në 24 Korrik të vitit 2009.

Eni Çobani: Ti thua sot pas 9 vitesh që je dhunuar vazhdimisht, por a ke shkuar në polici, prokurori? Të thuash sot pas 9 vitesh që jam dhunuar nga bashkëshorti është shumë e lehtë, pasi nuk mund ta provojmë?

Aurela: Ka thënë që i kam bërë vetë shenjat, që rrëzohesha. Të gjitha dyet më janë mbyllur. Kam shkuar në polici.

Eni Çobani: Është shumë e lehtë të thuash më janë mbyllur dyer, a ke shkuar ta denoncosh, sepse këtë emision e ndjekin shumë njerëz të drejtësisë.

Aurela: Unë kam shkuar në polici dhe kam bërë një akt ekspertize.

Eni Çobani: Luigj, juve çfarë dini këtë situatë, pasi jeni babai sepse të dëgjosh që është dhunuar vajza 10 ditë para se të lindë, kjo për mua është dramatike.

Luigji: Unë nuk kam ditur asnjë gjë, pasi e mora vesh këtë punë kam shkuar dhe e kam takuar zotërinë.

Aurela: Babi, ajo situatë ka kaluar. Kam ardhur këtu të më ndihmosh për situatën e fëmijës…

Luigji: Ka 8 vite që të kam mbajtur me të gjithë gjërat.

Aurela: Unë nuk mund ta marr atë fëmijë me vete, sepse zotëria (ish-bashkëshorti) pretendon pse të vijë vajza me mua.

Eni Çobani: Mbi fëmijën përgjegjësia është e të dyve deri në moshën 18 –vjeç.

Luigji: E kam mbajtur 8 vite…

Eni Çobani: Kur jeni martuar?

Aurela: Jam martuar në 2014…

Eni Çobani: Po vajza ku ka qëndruar? Ky bashkëshorti i ri ku bëhet?

Aurela: Kam shkuar 5 muaj dhe vajza ka ndenjur tek babai i tij, kur isha në Itali. Kur unë isha jashtë ata më nxirrnin vajzën në telefon dhe më ofendonin në atë kohë. “Ti je nënë e martuar, çfarë kërkon, pse e merr vajzën”.

Aurela është divorcuar në vitin 2013 dhe në vitin 2014 është martuar me një bashkëshort tjetër që jeton në Itali. Në vitin 2015 ka shkuar në Itali për të bërë dokumentet për t’u bashkuar me bashkëshortin e ri.

Eni Çobani: Në çfarë kohe e ke lënë vajzën tek Albani?

Aurela: Kam iku në Tetor të vitit 2015 dhe jam rikthyer në 8 Mars të vitit 2016. Kam qëndruar tek babait që pas asaj periudhe. Vajza nuk dëgjon do të rrijë me mua.

Luigji: Nuk ka për të ndenjur më me mua. Unë ja kam bërë të gjitha shërbimet që e vogël, e kam çuar në kopsht, kam bërë pagesat. Më pas edhe në shkollë e kam paguar furgonin. Me hangar dhe me pi dhe të gjitha. Unë jam invalid, i sëmurë dhe kam qenë në spital. Nuk isha i zoti me marr frymë, kam shkuar në spital në Sanatorium, kam vuajtur. Jam i sëmurë dhe nuk di si të veproj. Unë jam burrë e grua dhe ajo ka probleme.

Aurela: Ku të shkoj unë me atë fëmijë?

Luigji: Çfarë faji kam unë?

Aurela: Të lutem babi, mos më lër vetëm në momentin e fundit… Kam ardhur të më ndihmosh. Do më lësh vetëm në momentin e fundit?

Luigji: Nuk kam mundësi, me zor rri në këmbë, nuk të ndihmoj dot.

Aurela: Edhe unë i lashë të gjitha gjërat atje dhe erdha për të marrë fëmijën tim…

BE coffee!