Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti I

Historia e parë në ka “Ka një mesazh për ty” në E diela Shqiptare, në Tv Klan do të na kthejë 40 vite pas. Imagjinoni një vajzë të vogël, e cila ka marrë një vendim të rrezikshëm të arratisej nga vendi i saj. I pranishëm në studion e “Ka një mesazh për ty” ishte Naimi, i cili banon në Prishtinë.

Përpara 40 vitesh, motra e Naimit arratiset nga Kosova drejt Shqipërisë ku u shkollua dhe filloi punë në profesionin e saj. Ishte një amanet që e bëri të rikthehej sërish në vendlindje, por pa e harruar kurrë vendin dhe njerëzit që i hapën dyert. Por sot vëllai ka një mesazh për Ferdezen dhe një surprizë që ajo e ëndërron prej kohësh

‘“Është një histori sa e dhimbshme, por edhe për mburrje, sepse fundi i kësaj historie në fillim ishte tragjike, por përfundon me çdo gjë të bukur. Historia fillon në Shtatorin e vitit 1970, kanë kaluar më shumë se 40 vite kur motra ime një adoleshente arratiset me një grup shokësh nga Prishtina dhe kalon kufirin më të ruajtur të asaj kohe në Europë, hetimi prej forcave policore të Jugosllavisë mund të ndodhte dhe vrasja”.

Ardit Gjebrea: Po pse u arratis motra?

Naimi: Në vitin ‘68, por edhe më vonë Kosova realizoi shumë nga të drejtat e veta politike, dhe juridike, por për rininë kosovare kërkesat ishin në mospërputhje me realitetin. Kërkesat e rinisë rriteshin për të drejta më të mëdha. Shqipëria ofronte të gjitha ato që nuk i ofronte Kosova e atyre viteve.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuk ofronte Kosova?

Naimi: Motra studionte në shkollën e mesme për mjekësi dhe shumicën e lëndëve i kryente në gjuhën serbe. Kjo ishte një pakënaqësi e shtuar për rininë kosovarë.

Motra mundi të arratisej nga Gjakova një natë të errët Shtatori, fatmirësisht zona që ajo iku nuk hetohej nga forcat jugosllave, por shumë i gëzuar kur ra në dorë të forcave shqiptare dhe pëp disa ditë e mbajtën në pikën kufitarë në Bajram Curri.

Ardit Gjebrea: Ku vendoset?

Naimi: Motra kishte dy kërkesa, dëshirën e babait për tu bërë mësuese në Elbasan dhe ata të nënës që donte që ajo të ishte farmaciste. Mbretëroi e dyta, kërkesa e nënës dhe motrës i jepet e drejta e shkollimit në shkollën e mesme në Vlorë.

Ardit Gjebrea: Dalim pak te familja, ju e dinit që motra do arratisej?

Naimi: Nëse do na tregonte ne do ta pengonin, unë kam qenë shumë i vogël dhe nuk e kam përjetuar shumë. Kjo ka qenë një makth i vërtetë për prindërit. Për tre muaj ne nuk e kemi ditur ku është motra dhe ka qenë një shqetësim shumë i madh i prindërve. Më kujtohen sikur sot lutjet e nënës, “Do më mjaftonte vetëm ti gjenim eshtrat, vetëm për ti qarë”. Mendonim se nuk jetonte më, pasi ishin bërë të gjitha përpjekjet e organeve të policisë së Jugosllavisë që të gjendej dhe meqë nuk u gjend, të gjitha dyshimet na çonin që ishte e mbytur. Një ditë nga erdhi në telegram që na e solli postieri i fshatit. E lexoi babai dhe sa ishte një lehtësim, ishte dhe një shqetësim shtesë, pasi shumica e shqiptarëve e dinë që Kosova dhe Serbia kishin marrëdhënie të shkëputura.

Ardit Gjebrea: Të kujtohet kur ju ka ardhur letra e parë?

Naimi: Çdo letër që vinte ishte histori më vete. Asnjëherë nuk mund të lexohej letra e tëra, pa u prishur ngjyra nga lotët e babain, apo tanët që e lexonim. Brezi i sotëm ndoshta nuk e kupton këtë gjë, atëherë një letër zgjaste 10-12 ditë.

Ardit Gjebrea: Kur ka qenë takimi i parë dhe me kë ?

Naimi: Në vitin 1974 babai, kërkoi që nëna të vinte në Shqipëri, sepse e dinte që atë nuk do e lejonin struktura policore me kalu. Pas 4 vitesh nëna vjen në Shqipëri, përmes pikës kufitare në Han të Hotit dhe ka qëndruar një muaj në Shqipëri, e mirëpritur jo vetëm nga motra, por edhe të gjithë shokët dhe shoqet qe e mbështesnin motrën. Kthimi u bë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, babai e luti që të afroheshim më afër dhe kur të vinte motra ta shikonte. Nuk e di arsyen e saktë dhe polici tha që, deri tek trari është mund të afroheni pasi është tokë e jona dhe ju jeni te lirë të shkoni, por keni parasysh që në pikën e vrojtimit është ushtari i përgatitur që edhe mund të qëllojë, nëse kalohet trau. Babai porositi nënën që të bëjë më shumë ecejake, që në të qëndrojë sa më shumë. Ishte një moment që është i vështirë të përshkruhet, e kam parë babain që mezi mbahej dhe kur përfundoi proceduara motra filloi të alivanoset dhe e morën me makinë dhe ikin për në Shkodër. Shumë gjëra të reja ndodhën në familje, erdhën fëmijë të tjerë. Motra na jepte kurajo. I vendosi emrin vëllait, Alban, që kjo ishte e rrallë për ato vite. Motra ndenji në Shqipëri deri në vitin 1979.

Ardit Gjebrea: Pse vendosi të kthehet?

Naimi: Motra ishte shumë e bukur, por meqenëse ajo lëndoi zemra e prindërve kur u arratis, mendoi që të mos krijonte një lidhje në Shqipëri në mënyrë që të mos i “vriste” prindërit për së dyti dhe pas përfundimit të shkollës donte të kthehej dhe të ndihmonte qytetarët e Kosovës.

Ardit Gjebrea: Me trego pak momentin kur u kthye motra në fshat?

Naimi: Pasi përfundoi studimet në vitin 1977, ajo punoi dy vite si farmaciste në Tiranë, jetonte në konvikt dhe nuk ishte e interesuar të jetonte në Tiranë. Mbrëmë kemi shëtitur në sheshin “Skënderbej” dhe na tregonte, për çdo ditë thoshte: matja sheshin me hapa dhe me këmbë, çdo hap një urim, çdo këmbë një lutje, çdo zemër e rrahur një falenderim. Natyshisht falenderimet për të gjitha ata që kanë ndihmuar motrën.

Dolëm në Hanin e Hotit, për ta pritur. Ishte një situatë tjetër, më e qetë. Trarët nuk e kishin peshën e viteve më parë. Sapo u ndal makina që solli motrën, në ngritëm trarin e Jugosllavisë dhe ajo atë të Shqipërisë. Nuk dihet kush përqafonte ke, lotët rridhnin rrëke. Unë isha në moshën 18 vjeçare dhe kisha përgatitur nj herë një këngë, erdha nga qyteti në fshat”. Motra vjen në katund buzë mbrëmjes dhe vetë njerëzit kishin organizuar një pritje madhështore dhe motra kishte dalë mbi makinë nga malli për ajrin e freskët. Të gjithë e pritën me lule dhe në mënyrë madhështore. Shtëpia e babait u mbajt për disa kohë në vrojtim dhe familja përgjithësisht. Pak ditë më vonë pasi u kyren procedurat administrative nis punën në Farmacinë nr 1 në Prishtinë. Edhe sot është farmaciste falë shtetit shqiptar.

Ardit Gjebrea: Ju sot përse keni ardhur?

Naimi: Jemi pikërisht 40 vjetorin e riatdhesimin të motrës.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me dokumetat e saj sepse ajo ka jetuar në Shqipëri?

Naimi: Muaj me parë ka aplikuar për tu bërë ligjërisht shtetase e Shqipërisë, sepse emocionalisht është që nga vitet ’70. Kemi shëtitur mbrëmë me motrën në të gjitha vendet që ajo ka shkaur vite më parë. U ndal para postës në qendër dhe tha për çdo ditë e hapja kutinë numër 18 të postës dhe prisja letrën. Unë nga viti ‘72 kur jam rritur pak, i shkruaja dy herë në javë. Të gjitha ndjenjat i kemi konsumuar përmes të shkruarit.

Ardit Gjebrea: Ajo ka pasur disa vështirësi në dokumantacion, për shkak të emrave, mënyrës së të shkruajturit dhe e gjitha kjo ka qenë një procedurë e zgjatur, të cilën ne e kami marrë nga Ministria e Brendshme. Është një certifikatë përmes së cilës motra mund të marrë nënshtetësinë shqiptare. Ata përshpejtuan proceduar dhe motra jote do e marrë sot.

Tea ka shkuar në Prishtinë dhe i ka dhënë mesazhin zonjës Ferdeze Sadiku, e cila e priti me shumë emocion mesazhin. Zonja,Feredez dhe se nuk e kishte idene së kush mund ta kishte thirrur në “Ka një mesazh për ty”.

Ajo tregoi për familje e saj, bashkëshortin, dy fëmiëjt një vajzë dhe si një djalë si dhe tre nipërit.

Më pas zonja Ferdez, zbuloi si ishte vëllai i saj, ai që kishte bërë surpizën. Ishtë një nga letrat që Naimi i ka shkruar zonjës Ferdes, që u lexua në emision.

Ferdez: Naimi shkruante shumë, por letrat vonoheshin në atë kohë. I thoja, jam mirë me shëndet, mbarova një provim dhe gjëra të tilla. Unë kam kaluar shumë mirë në ato kohë. Ai shtet pati një kujdes shumë të veccantë për mua. Isha vetëm 16 vjecc kur erdha në Shqipqrinë dhe ne kosovarët e kemi pasur idhull. Unë ndihem shumë vlonjate dhe kur erdha në Tiranë ndërrova të gjitha djalektin dhe më thoshin, ti je nga Vlora. Kam dobësine e madhe për Vlorën.

Ardit Gjebrea: Ju e keni pasaprotën shqiptare?

Ferdez: Jo. Nuk e kam pasaportën. Por unë ndihem vlonjate dhe tiranse. Unë e bëra kërkesën vetëm gojarisht dhe kjo ka ndodhur para 15 viteve. Tani kam bërë një kërkesë, vjet në Maj. Unë në Janar të vitit 1974 e kam marrë nënshtetësinë. Unë kam dëshirë ta kem. Kam viza dhe nuk e kam problem për ato dhe do e kisha dëshirë më shumë ta kisha. Kam punuar, kam shërbyer në Shqipëri.

Naimi: Të kërkoj ndjesë për shqetësimin e këtyre dy- tre ditëve. E kam të vështirë të jap mesazhin zanor, pasi jemi mësuar nëpërmjet letrave, sot kemi rastin që në një televizion, ndër më të mirët në trojet shqiptare, të shmallemi dhe të falenderojmë të gjitha ta që kanë kontribuar për ty. Jam këtu për të rikujtuar që nesër mbushen 40 vite që ti more lejnë për tu riatdhesuar në Kosovë. Ishe inspirimi dhe për ne, udhërrëfyesja më e mirë për ne. Erdha këtu edhe sepse një porosi e babait kishte mbetur pezull. Nuk e pati mundësinë që në mënyrë publike të falënderonte ata njerëz që të kanë ndihmuar ty. Unë sot mora kurajën që porosinë e tij ta çonim tek të gjithë shqiptarët. Mungesën e motrave dhe vëllezërve ta kompensonin shoqet, shokët, pedagogët shqiptarë.

Në studion erdhën dhe dy shoqet e zonjës Ferdez, Mira dhe Vali, ku ajo kalonte festat, pasi ishte larg familjes. Lotët dhe përqafimi ishin ato që mbizotëruan gjatë takimit të zonjën Ferdez me shoqet e saj ta shkollës së mesme,. Bashkohet dhe zonja Vitore. Pas 43 vitesh shoqet takohen së bashku.

Më pas Naimi i komunikon zonjës Ferdez se tashme ajo e ka certifikatën që i duhet për të marrë pasaportën shqiptare.

“Që të jesh shqiptare vetëm me ndjenja nuk mjafton, por është dhe kjo është certifikata që të jesh ligjërisht shqiptare…”

Kjo certifikatë do i mundësoje zonjës Feredz që të marrë shumë shpejt pasaportën shqiptare.

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Rasti II

NE JEMI CFARE HAME KUJDES SHENDETIN!

Telebingo shqiptare!

POWER KIDZ 5!

“SHIHEMI NË GJYQ”

Asllani dhe Myrvetja janë kushërinj, dhe ishin sot përballë njëri-tjetrit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, pas një konflikti që ka nisur 5 vite më parë. Myrvetja i ka premtuar ti japë Asllanit një lokal me qira dhe i ka marrë 1 vit paradhënie, por ende Asllani nuk ka nisur punë me të.

Asllani ka ardhur disa herë dhe ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi me Myrveten. Ata vinë nga qyteti i Burrelit, tha juristja Eni Çobani.

“Më kërkoi që ti jepja 1 vit paradhënie, që të merrja lokalin. Kam bërë pagesë për një vit, dhe ajo i ka marrë lekët. Kam bërë dhe deklaratë. Kam 5 vite që pres ta marr lokalin”.

Por zonja Myrvete tha se, duke qenë se ata janë kushërinj, kërkon që ai të presë edhe 1-2 vite sa të marrë certifikatën e pronësisë.

“Po, ti përse më solle këtu, në jemi të njëri- tjetrit, kur prite 5 vite, prit edhe 1 deri në 2 vite sa të marr certifikatën. Ju drejtova Kadastrës për të marrë certifikatën e pronësisë. Ne kështu i bëmë dokumentat në fillim”.

Pra, Myrvetja ka marrë paratë nga kushëriri i saj, por pa patur një certifikatë pronësie.

Myrvetja: Ne e morëm lokalin fillimisht në 1993 dhe bashkëshorti im ja kaloi dhëndrit me qira në vitet 1995-2000. Por, nuk morëm certifikatë pronësie sepse nuk ka dha Kadastra.

Juristja Eni Çobani, tha se lokali është blerë në 1996 nga Gëzim Dervishi. Ndërkohë që Myrvetja i ka marrë kapar zotit Asllani edhe pse lokali nuk figuron në emër të bashkëshortit të saj.

Myrvetja: Ne e kemi marrë lokalin me qira në vitet 93-94, kemi prodhuar dhe shitur pije alkoolike.

Eni Çobani: Pra ju e keni marrë me qira objektin në vitin 94, por na duhet dokumenti që e keni blerë. Problemi qëndron tek ty sepse ti thua që e ke blerë. Ti po përdor fjalën pronar, ndëkohë që nuk je dhe duhet ti kthesh lekët zotit Asllan.

“Unë nuk isha pajisur me certifikatën e pronësisë dhe s’kisha si ta fusja në lokal, por ja premtova se e dija shumë mirë që kisha unë lokalin, pasi e kam blerë më bashkëshortin. Ne jemi të njërit-tjetrit”, tha Myrvetja.

Asllani tregoi se e vetmja rrugë që mund të ndiqte ishte që ti kërkonte Myrvetes një seancë ndërmjetësimi. “Nuk kisha rrugë tjetër, prandaj të solla këtu”.

Myrvetja: Nuk dija se çfarë të bëja, edhe Kadastra më nxori shumë pengesa, edhe pse kisha dokumentuat origjinale. I shkova drejtorit të Kadastrës dhe më tha, që ti ke dokumentin origjinal, dhe më tha, zonjë ti, ke të drejtë ti drejtohesh gjykatës. Dhe pastaj të vish me letrat origjinale, të padisësh Kadastrën dhe do vimë më dosje në gjyq dhe e vendos gjykata e Burrelit. Mora avokaten, i tregova dokumentat.

Por, zoti Asllan tha se, nuk i intereson se ku ka qenë Myrvetja, por kërkon të zgjidhë problemin e tij, pasi ka bërë pagesë. “Ti ke ardhur sot të më japësh llogari, kam 5 vite që të pres, të pres dhe 5 vite të tjera”.

Myrvetja pretendonte se kishte një dokument që e bënte atë pronare, të lokalit, por në të vërtetë të njëjtin dokument e dispononte dhe Eni Çobani, të njëjtin dokument që nuk tregonte aspak pretendimin e saj si pronare.

Myrvetja: Në vitin 20o6 bashkëshortit i ra një sëmundje e pashërueshme, dhe në vitin 20o7 ju drejtua ambasadës angleze ku mori një vërtetim nga zoti Astrit Farruku, ish- drejtori i Kadastrës së Burrelit. Në Mars 2007, në vërtetim thuhet se nga verifikimi i dokumentacionit rezulton të jenë të regjistruar në pronësi të Tofik Nelaj, dy apartamente banim dhe një lokal shërbimesh.

Zonja Eni, tha se, ky është një vërtetim dhe s’ka asnjë certifikatë pronësie dhe nuk përmendet emri i askujt, pa e pasur në dokument. Myrvetja hapi gjyq lidhur me pronësinë e lokalit dhe gjyqtari kërkoi që të pushohej çështja.

I pyetur se çfarë kërkon, zoti Asllan, u shpreh se e dinte shumë mirë që ajo nuk është pronare, por kërkon nga Myrvetja, ti kthejë paratë dhe më pas kur të marrë certifikatën e pronësisë ti japë më qira 5 vite lokalin.

“Unë kërkoj nga Myrvetja të më ktheje lekët dhe të më japë 5 vite me qira. Kur ta marri, vetëm këto kërkoj, pasi më ka mbajtur 5 vite peng”.

Gëzim Dervishi (kunati, zotit Tofik) ka një kontratë shitje dhe Shpresa bashkëshortja e Gëzimit ka të drejtë dhe ajo të flasë. Zonja, Eni kërkoi një lidhje telefonike me atë, por ajo nuk pranoi. Në vitin 1996, Gëzimi ka blerë lokalin. Ai është pronar, por zonja Myrvete pretendon se ajo është pronarja.

Por, në fakt e vërteta është kjo. Zoti Tofik, bashkëshorti i Myrvetes ka qenë drejtor në periudhën që e ka blerë lokalin, por duke qenë se ishte në punë në shtet nuk i lejohej që të kishte një pronë në emrin e tij dhe për këtë arsye ai e ka blerë lokalin, por ka vendosur emrin e kunatit të tij. Por, më vonë nuk ka bërë një kontratë dhurimi. Pra zoti Gëzim, t’ja dhuronte Tofikut. Ky i fundit nuk jeton më.

“Gëzimi vajti për t’ja dhuruar Myrvetes, por s’ia dhuroi. Dhe në bazë të dokumentacionit të Kadastrës Mat, sot ka një pronar tjetër, sot lokalin e ka Osman Përgjegja”, tha zonja Eni.

Zonja Eni, tha se, kjo do jetë një nga historitë që do ju hapi sytë shqiptarëve, pavarësisht afërsisë së gjakut, familjare duhet bërë kujdes për të ruajtur të drejtat e pronësisë sesi i fitojmë dhe sesi i japim, përndryshe do ketë problem si këto të Myrvest.

Në letra është një person tjetër, kunati, Gëzim Dervishi, i cili ka pasur të gjithë të drejtën për të tjetërsuar pronën sipas dëshirës së tij. Gëzimi në vitin 2016 ka bërë një prokurë, së bashku me bashkëshorten. Ata kanë thënë se përfaqësohen nga Armando Kurti (kushëriri i Myervetes), në mënyrë që të shkojë në të gjitha institucionet shtetërore për dorëzim- tërheqje dokumentacioni të pasurisë si dhe në zyrat noteriale për pasurinë për të bërë të gjithë dokumentacion për ti dhuruar pronën zonjës Myrvete Nelaj.

Armando ndërhyn në studion e “Shihemi në gjyq”, dhe tha se do të komunikojë në një moment tjetër me zonjën Enin, pasi ishte në spital.

Por në të njëjtën ditë është bërë një tjetër deklaratë noteriale, Gëzim dhe Shpresa Dervishi, ku deklarojnë se në vitin 1996 të dyja palët kanë deklaruar se lokali është përdorur vetëm nga zoti Tofik Nelaj, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2008. Ndërkohë Myrvete Nelaj ka deklaruar se lokali është përdorur vetëm nga familjarët e familjes Nelaj dhe nuk është shfrytëzuar nga Gëzim Dervishi dhe ky i fundit ka thënë se prona do të gëzohet nga familjarët e familjes, Nelaj.

Ende dhe sot prona nuk është në pronësi të Myrvete Nelajt. Gëzimi Dervishi ka shkuar në Prokurori dhe ka thënë që nuk e ka shfrytëzuar asnjë ditë lokalin. Lokali është në pronësi të zotit, Osman Përgjegja.

Në fund Asllani kërkoi që zonja Myrvete ti kthejë lekët dhe kur të marri lokalin, t’ia japë atë me qira për 5 vite, por ajo ra dakord që sapo të bëhet me certifikatë pronësie do ja japë për 4 vite që ai ta punojë.

BE coffee!